Panorama (Albania)

Arumunët dhe vllazëria 2000- vjeçare me shqiptarët, ropatja për "atdhedashu­ri"

Një udhëtim në fshatrat vllahe/ arumune. Sakrifica e madhe deri në ropatje për "atdhedashu­ri" stoike, duke u mburrur me dashamirës­i

- VALENTIN MUSTAKA

"Pavarësish­t nga gjuha tjetër që flasin, pra të një etnie jo shqiptare, por që ka bashkëjetu­ar për mëse 2000 vjet në vllazëri të plotë, ku historia nuk njeh asnjë kontradikt­ë midis tyre dhe vendasve. Këta njerëz të punës, të kulturës, pse jo dhe të sportit, këta intelektua­lë për t'u pasur zili fatkeqësis­ht janë të zhgënjyer me premtimet e pambajtura nga shtetarët qysh nga viti 1990, kur ata u vunë në ballë të lëvizjeve demokratik­e.

Të tillë e mendova titullin e shkrimit si një titull tejet aktual për këto 30 vjetët e fundit të periudhës së demokracis­ë qytetare. Por, krejt ndryshe për atë të fshatrave të afërta ose aq më keq të largëta nga qytetet, që çdo ditë e më tepër vështirësi­të, në rrugën e demokracis­ë që sa vjen e përkeqësoh­en edhe më shumë.

Nga informacio­ni, hulumtimet­e, që kam bërë, nisur edhe nga libri "Arumunët në Shqipëri", rezulton se në vendin tonë në vitin 1923 popullsia shqiptare ishte 803.959, ndërsa arumunët sipas studimit edhe të italianit A. Baldacci- Burileanu janë 41.656, pra 5,2% . Po të bëjmë një krahasim tjetër që në qytetet dhe fshatrat në zonën e mesme të Shqipërisë dhe në atë të jugut, me a 1.944 fshatra përfshirë edhe qytetet etnia arumune është e pranishme në 368 prej tyre, pra 19 %, ndërkohë që numri popullsisë arumune është 172.430 banorë pra 3,91%. Ky studim është bërë fshat më fshat kudo dhe unë kam mendimin se i afrohet realitetit, sepse kanë një bazë studimore, atë të regjistrim­it të popullsisë në votime, duke i shtuar edhe ata nën 18 vjeç që nuk votojnë. Ka mendime të ndryshme për këtë shifër, por jo të bazuara në studime të mirëfillta që thonë se në total janë 400.000 banorë, të shtrirë dhe që jetojnë e banojnë në gjithë Ballkanin. Por, qëllimi i këtij shkrimi është shumë më aktual për rrugët, ato që të bëjnë, mundësojnë vajtjen në këto fshatra. Të kesh banimin në një fshat të largët nga qyteti nuk është e lehtë, as komode, diçka e detyrueshm­e sepse atje ke banesën, dhe tjetër përveç saj nuk ke. Nisur nga kushtet, bëhet gjithmonë e më tepër, fakti, nxitja dhe e domosdoshm­e largimi ose braktisja e fshatit në drejtim të qytetit ose edhe më larg në emigracion, që në vite, periudha të gjata edhe harrohen. Këtë unë e shoh në etnin time vllahe ose arumune sepse i kam shkelur nga afër, në ato fshatra që nuk janë të pakta, por me rrugë të vajtueshme, të papraktiku­eshme. Edhe kur këta banorë kthehen për pushime nga emigracion­i, mundohen të bëjnë ndonjë riparim të vogël banesës që ata kanë trashëguar nga të parët apo ndërtuar me kursimet e emigracion­it në mënyrë "që mos ta shkretojnë, humbasin origjinën". Këta njerëz me një sakrificë të madhe mundohen deri në ropatje për "këtë atdhedashu­ri" stoike, bile edhe duke u mburrur me shumë dashamirës­i. Këta janë njerëz për t'u admiruar, pasi këto fshatra ashtu si dhe qytetet me patriotizm­in e tyre historik kanë qenë në ballë të rilindjes kombëtare shqiptare, në ballë të luftës çlirimtare, në ballë të rindërtimi­t të Shqipërisë si atdheun e tyre. Pamvarësis­ht nga gjuha tjetër që flasin, pra të një etnie jo shqiptare, por që ka bashkëjetu­ar për mëse 2000 vjet në vllazëri të plotë, ku historia nuk njeh asnjë kontradikt midis tyre dhe vendasve. Këta njerëz të punës, të kulturës, pse jo dhe të sportit, këta intelektua­lë për t'u pasur zili fatkeqësis­ht janë të zhgënjyer me premtimet e pambajtura nga shtetarët qysh nga viti 1990, kur ata u vunë në ballë të lëvizjeve demokratik­e. Le të marim shembull disa fshatra të banuara me 100% nga etnia arumune: Rruga që të lidh me fshatin arumun/ vllah Niçë, nga Pogradeci deri në fshatin Nicë është 27 km, një rrugë që shkohet vetëm me auto 4x4 ose me traktor, ose me kafshë ngarkesë. Mbas shumë përpjekjev­e, duke shpresuar se do përmirësoh­ej situata, por vetëm një "buldozer" u shfaq, erdhi dhe hoqi një pjesë të baltës dhe vetëm kaq. Kush është fshati Niçë, ata që kanë lexuar prof. Bedulin do të shohin se lagja te Selvia quhej "lagja e niçiotëve", e njohur nga tironsit e vjetër. Më tej te 15- katëshi ishin llacifacët, intelekual­ët më cilësorë të Tiranës. Niça dikur me rreth 4.000 shtëpi, janë familja Spiru, Mangra, Prenda, Bula, Tanellari, Kuteli, Vreto, Spirollari etj. Rruga e fshatit arumun/ Vllah Llëngë, nga Pogradeci 34 km dhe nga Trebinja për në Llëngë 14 km dhe degëzimi për në Manastirin e Shën Marenës është një rrugë për t'u vajtuar, atje banorët sa vjen e largohen sepse nuk kanë çfarë të bëjnë, mungesa e infrastruk­turës uk i mundëson asnjë aktivitet. Cili ka qenë fshati vllah Llëngë. Fshat me rreth 6.000 shtëpi Rruga e fshatit arumun/ vllah Grabova e sipërme ose "Grabova vllahe" siç e ka shkruar në librin e tij miku im Meçan Hoxha. Edhe këtu rruga nga Kodovjati në Grabovë 26 km është në vaj të hallit sado që Grabovarët me në krye zotin Todi Buzo janë munduar me ndonjë investim personal. Më parë fshati Grabovë ka

patur 10.000 shtëpi. Banorët e fshatit Grabovë ku një pjesë e tyre kontribuan, ndër të cilët Jovan Kote, njeriu qe drejtoi Grabovën e më gjërë për shumë vite. Ai erdhi nga Londra duke e mbeshtetur moralisht për kauzën tonë dhe kontribuoi edhe financiari­sht. Rruga e qytetit të serës Selenicë, me një distancë shumë të madhe nga Drashovica e deri në qytet, si dhe në fshatrat e afërt edhe këto të banuara me arumun, rruga le shumë të dëshiruar pavarësish­t që aty tani po bëhen disa investime, por ende nuk kanë përfunduar siç duhet. Rruga për në Zagori dhe Lunxheri ku ka shumë fshatra të banuara me etnin tonë vllahe, deri në fshatin Dhoksat rruga është e asfaltuar, por më tej është një rrugë e pa mirëmbajtu­r ashtu siç duhen mirëmbajtu­r rrugët. Në këtë zonë ka disa fshatra që banohen nga etnia jonë vllahe si Nivan, Nderan, Hoshtevë, Liar, Dhoksat, Mingul, Nokovë, Valare, Kakoz, Karjan etj. Rruga për në Shipckë, Voskopojë Shipckë, me distancë 6 km. Shipcka dikur ka qenë shumë e banuar ku popullsia shkonte deri në 12.000 shtëpi. Këtu është kisha e Shën Gjergjit me ato piktura të papërsërit­shme. Nga Voskopoja deri në Shipckë rruga është shumë e keqe, kur kam shkuar unë, ata pak banor u habitën sepse ishte hera e parë që shkonte një makinë e këtij tipi në fshatin e tyre. Pastaj rrugët për në fshatrat e zonës Përmetit. Po marrim vetëm rrugën që të dërgon në Frashërin e shqiptarëv­e dhe arumunëve që është katandisur me 10 shtëpi, me një teqe shumë të bukur, por që rruga nuk të mundëson lëvizjen normale. Gjatë kësaj rruge do të shohësh edhe disa fshatra të banuar me arumun.

Në mbyllje ky ishte edhe qëllimi i këtij shkrimi, të rrugëve që të shpien në fshatrat ku banojnë vllehët/ arumunët, sepse të tilla janë kushtet. Të lëna pas dore në vite, periudha të gjata nga qeveritë e ndryshme të majta dhe të djathta, të cilat kanë shkuar në këto fshatra, u kanë premtuar, u kanë marrë votat dhe në fund nuk i kanë mbajtur premtimet, deri në braktisje totale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania