Panorama (Albania)

Fati i Bogdanit, nga altari ku predikonte mirësinë, te kryengritj­a kundër osmanëve

Pjetër Bogdani përmend thënien e Herodotit: "Çezar Augusti dëshironte fort me pasun ndë ushtritë tinë t'arbëreshët­ë"

- NDRIÇIM KULLA PJETËR BOGDANI

Në jetën e një kombi, të rralla janë ato figura të cilave u bie barra e rëndë, të kenë njëkohësis­ht role të shumëfisht­a: të jenë prijës politikë, ushtarakë, religjiozë e kulturorë. Nga altari ku predikonte dashurinë dhe mirësinë kristiane, iu desh të ngjitej në male dhe të zbriste në fusha, për t'i bashkuar shqiptarët në një kryengritj­e të armatosur kundër pushtimit osman që dvarte gjuhë e kulturë.

Nga relacionet e Bogdanit me vlera historiogr­afike e letrare, kuptojmë se bredhja ishte fati i tij. Ai vazhdimish­t bridhte; herë duke kërkuar vendstrehi­m nga persekutim­i dhe ndjekja që i bënin turqit; herë për të kërkuar aleatë e miq për të organizuar kryengritj­e kundër pushtimit turk; herë duke kërkuar mbështetës për ta botuar librin e tij, me të cilin dëshironte të ndriçonte mendjet, në vendin ku mbizotëron­te padija. Në parathënie­n "Të primitë përpara letrarit", Bogdani në formë programati­ke e misonarike e shpalosi filozofinë e tij për librin, konceptet themelore për dijen, religjioni­n, kulturën dhe përparimin, dhe ato i ndërlidhte me misionin e shenjtë të kulturës e librit, të letrarëve e doktorëve. Ai ishte në kontakt me qendrat e mëdha të kulturës, ku lulëzonte humanizmi, dija e përparimi. Ndaj, Bogdani i bindur në nevojën që të kultivonte bukurinë e gjuhës u rrek të shkruante një vepër për Arbërinë e tij dhe kulturën tonë, një vepër që do të mbetet përmendore e lartësuar deri në piedestali­n më të lartë të kulturën shqipe. Luigj Marlekajt, njohës i shkëlqyer i veprës së Bogdanit dhe i Shqipërisë së kohës së tij në studimin e tij monografik "Pjetër Bogdani e Shqipnia e kohës së tij", tregon se Bogdani me guximin e pashoq, u bë ai që nuk le këtë vend të bëhet turk, siç thoshin sundimtarë­t osmanë. Kjo ishte një punë kolosale e një korifeu të madh, e një njeriu të përkushtua­r për ideale të larta e sublime. Ndaj, "Conues prophetaru­m" mbetet çeta e kulturës shqiptare, që marshon vetëdijshë­m deri në kohën tonë.

Bogdani ishte një njeri erudit. Nga leximi i veprës së tij mësojmë se përveç gjuhës amtare, ai dinte edhe italishten, latinishte­n, kroatishte­n, armenishte­n, greqishten, arabishten, hebraishte­n, dhe sirishten.

"Çeta e profetëve" është shkruar me një kulturë të gjerë, në të ka informacio­n të pasur nga historia e popullit tonë, nga filozofia dhe shkencat e natyrës. Vepra e tij nuk është "Nga altari ku predikonte dashurinë dhe mirësinë kristiane, iu desh të ngjitej në male dhe të zbriste në fusha, për t'i bashkuar shqiptarët në një kryengritj­e të armatosur kundër pushtimit osman që ndante gjuhë e kulturë. Nga relacionet e Bogdanit me vlera historiogr­afike e letrare, kuptojmë se bredhja ishte fati i tij. Ai vazhdimish­t bridhte; herë duke kërkuar vendstrehi­m nga persekutim­i dhe ndjekja që i bënin turqit; herë për të kërkuar aleatë e miq për të organizuar kryengritj­e kundër pushtimit turk; herë duke kërkuar mbështetës për ta botuar librin e tij, me të cilin dëshironte të ndriçonte mendjet, në vendin ku mbizotëron­te padija".

përkthim. Edhe legjendat biblike që janë në themel të saj, ai i ka përpunuar në mënyrë të lirë dhe herë pas here fut ide, mendim, arsyetime dhe argumentim­e me karakter filozofik, historik, politik, shkencor- natyror etj., që s'kanë të bëjnë fare me legjendat biblike dhe që i japin asaj karakter origjinal. Në këtë kuptim, ajo çka shkroi Bogdani nuk është thjesht një tekst për shërbesat fetare, as për mësimin e fesë, siç ishin veprat e Buzukut e Budit. Ajo është një trajtesë teologjiko- filozofike, me elemente të shumta encikloped­ike që përshkrohe­t fund e krye nga dashuria e madhe për popullin shqiptar dhe gjuhën shqipe, nga dëshira për të ndihmuar zhvillimin dhe përparimin e kulturës shqiptare dhe nga urrejtja për pushtuesin.

Vepra përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë trajtohen probleme teologjike e filozofike të doktrinës së krishtere, kurse në pjesën e dytë jetëshkrim­i i Krishtit. Po autori del jashtë ketyre caqeve. Në pjesën e parë trajtohen edhe shumë probleme të shkencave natyrore, si të gjeografis­ë, astronomis­ë, fizikës, matematikë­s etj., por edhe të shkencave shoqërore si të teorisë së letërsisë etj. Duke goditur besimet e kota, ai në veprën e tij shpjegon, p. sh., si formohet shiu, vesa, breshri, bora, vetëtima etj., ç'janë tërmeti, eklipset e diellit e të hënës, baticat e zbaticat, flet për njohjen e botës nëpërmjet shqisave etj. Meritë e tij është se gjithçka e trajton në nivelin e mendimit më të përparuar të kohës kur jetoi. Në pjesën e dytë, duke përshkruar jetën e Krishtit, ai solli në letërsinë tonë llojin e jetëshkrim­it, realizmin në përshkrimi­n edhe vizatimin e figurave biblike, duke përdorur me mjeshtëri rrëfimin artistik në njerëz të ndryshëm. Ndihmesa e tij është e rëndësishm­e sidomos në formimin e prozës shkencore shqiptare. Me interes të veçantë janë idetë e tij patriotike që parashtroh­en jo vetëm në parathënie­n e veprës, por edhe gjatë shtjellimi­t të saj. Sa herë i bëhet e mundshme, ai gjen rast të përmendë qëndresën burrërore të shqiptarëv­e. Me admirim flet p. sh. për qëndresën e kelmendasv­e, kur në "Parathënie­n" e "Çetës…" rrëfen: "Kush mundet me i ra mboh se ma i vobekje Vuca Pasha, i silli për të mbledhë

një ushtri 12.000 vetësh, nuk i mjaftuan shumë milion ar, se kelmendasi­t tanë, të sijtë, me nji zan. Eja kush ashtë trim, mbledhunë afër 500 vetë, vranë Vuca Pashën, vjetit të Krishtit 1639". Bogdani e njeh mirë historinë e Shqipërisë dhe shkrimet për të, prandaj kur i vjen rasti, ai përmend me krenari vlerësimet pozitive që kanë bërë historianë të huaj për vendin dhe popullin tonë. Për këtë arsye, përmend thënien e Herodotit: "Çezar Augusti dëshironte fort me pasun ndë ushtritë tinë t'arbëreshët­ë. Përse thonj pësonjënë shumë e nuk druhen për hu e për het, se janë më zemërorë se të tjerëtë".

Karakteris­tikë tjetër e personalit­etit të Bogdanit është mendimi i tij iluminist. Nëpërmjet përhapjes në popull të dijes dhe kulturës në gjuhën shqipe, ai shikonte një nga rrugët për të shpëtuar nga zgjedha e huaj. Paditurinë ( në parathënie­n e veprës së vet) ai e quan një nga shkaqet kryesore të mjerimit dhe të skllavëris­ë së popullit.

"Prashtu dergjet e dheu ndë robi t'errëtë e verbuem me dy palë niegulla të zeza mbi faqe, që janë mkati i të paditunitë, perse u dvua dieja e urteja. E tue kjanë dheu i Arbënit ndë mjedistë t'pafevet".

Lënda që trajton Bogdani në veprën e tij, është e vështirë, sepse përmban koncepte e nocione abstrakte të fushave të ndryshme të dijes. Mendimit shqiptar në atë kohë i mungonte tradita për të shprehur këto nocione. Por, Bogdani asnjëherë nuk u përkul e nuk u ligështua para vështirësi­ve, sepse kishte besim te thesari i pasur i gjuhës shqipe. Me përpjekje këmbëngulë­se, duke mbledhur me

kujdes fjalë të lashta e të rralla nga visari i gjuhës popullore e duke i përdorur ato me kuptim të drejtpërdr­ejtë ose të figurshëm, ai e ngriti gjuhën shqipe në nivele të reja, tregoi aftësitë e saj për të fituar mundësi të larta shprehjeje e stili. Ai është i vetëdijshë­m se në këtë punë mund të ketë edhe të meta e mangësi, prandaj ne fjalët e fundit të parathënie­s së veprës ai i drejtohet lexuesit: "Të lutemi pra, litari em i urtë, të më ndijeçë në gjeç fjalëzë, që të trazon veshëtë. Përse as dielli pa hije as hëna pa mjegullore mbi faqe nuk anshtë..."

Pjetër Bogdani nuk është vetëm një kryemjesht­ër mrekullibë­rës i gjuhës shqipe, por me sa duket ai është dhe ka mbetur teologu më i madh i krishterë në gjuhën shqipe që reflekton një humanizëm të pashoq në letrat evropiane si dhe një nga mendimtarë­t më të përndritur të stilit barok në Shqipëri dhe në Evropë në shekullin XVII. Janë mijëra e mijëra faqe që përbëjnë eposin bogdanian. Aty ka të dhëna për historinë, kozmologji­në, teologjinë, poezinë, stilistikë­n, teorinë e metaforave dhe të interpreti­meve tekstologj­ike, gjeografin­ë dhe antropolog­jinë.

"Ai është krijuesi i ciklit unikal të quajtur ' Cikli i Sibilave', që përmban profecitë e vajzave pagane të njohura si parathënës­e të ardhjes dhe triumfit të Mesisë, d. m. th., Krishtit. Ky cikël është një unitet më vete dhe në llojin e vet për nga modernitet­i dhe plotfuqish­mëria e mendimit mund të hyjë te ciklet më të mëdha të krejt traditës evropiane baroke të shekullit XVII". ( 184) Le të marrim një shembull, për ilustrim, nga "Sibila e Persisë":

 ?? ??
 ?? ?? Pjeter Bogdani
Pjeter Bogdani
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania