Panorama (Albania)

"Çeta e profetëve" dhe si u përndoq Bogdani nga turqit

Teologu që dinte italishten, latinishte­n, kroatishte­n, armenishte­n, greqishten, arabishten, hebraishte­n dhe sirishten

-

Bogdani ishte në kontakt me qendrat e mëdha të kulturës, ku lulëzonte humanizmi, dija e përparimi. Ndaj, Bogdani i bindur në nevojën që të kultivonte bukurinë e gjuhës, u rrek të shkruante një vepër për Arbërinë e tij dhe kulturën tonë, një vepër që do të mbetet përmendore e lartësuar deri në piedestali­n më të lartë të kulturën shqipe.

"Kumbon zani malsh e keletth ndë shkretëti,

Xihariq me dhan'e u e të dërejtë,

Shekullit me çelë, e fajevet për mengji,

Pagëzimnë predikon mbë ketë jetë,

Kuj do me shelbuem pa rrenë e sherregji,

Ndë parrijsit vendtë gjanjë si do vetë,

Tue trusun' kryetë asaj bishe,

Mirë tu bam, e shpesh tu votë n'kishe."

Siç shkruan edhe Robert Elsie, mes shkrimtarë­ve të hershëm, Bogdanin e dallon shqipja e veçantë. Ai shfaq një interesim të vetëdijshë­m për fjalët e vjetra të harruara si dhe një leksik shumë të pasur, të cilin e përdori me mjeshtërri për të shprehur nocione të reja abstrakte. Edhe evoluimi i kësaj shprehije gjuhe, arriti një lloj sigurie dhe zhdërvjell­tësie të atillë që nuk mundën të shfaqeshin, deri diku dhe 50 vjet më parë, kur Frang Bardhi pat hasur shumë vështirësi të dukshme për të shprehur nocione abstrakte të këtij lloji. Si përfundim i këtij evoluimi, mund të themi se në veprën e Bogdanit, si një vepër e humanizmit në një epokë të stilit barok, shqipja arriti për herë të partë nivelin e shpipes letrare.

Nga ana tjetër, është proverbial edhe koloriti kombëtar që Bogdani i jep gjuhës, mendimit dhe artit të tij, por nuk mund të themi se është i rastësishë­m. Duket sikur në të gurgullon i gjithë shpirti i kombit, i shqiptaris­ë, pasi duke i studiuar veprën, pastaj relacionet dhe letrat, kuptojmë se frymëzimi i jetës dhe shumë simbole të përdorur janë nga trevat kosovare. Pashtriku, "Mal Prisrend mai nalti", i tij në aspektin letrar, me të drejtë është krahasuar me Olimpin e amshuar, ku i kanë njomë buzët Homeri dhe Virgjili, Ndre Mjedja dhe Asdreni me shokë, kurse Sibila Delfica, kryesorja dhe më e madhja prej të gjithave në gravurën e librit, një sibilë që në një mënyrë unikale bashkon horizontin e lindjes me të perëndimit, në veprën e Bogdanit, quhet edhe Hasjana. Afër saj gjendet Prizrensja, ( Cumea), Shkupjanja, ( Frigia), Shkodranja ( Libica), etj. Mirëpo, vetëm Hasjana e mban librin në dorë, në të cilin shkruan: "Këndoj Birr'e madh mbi Qiellt të Lumit Atë".

Në një letër të dërguar nga Padova, më 16 nëntor 1685, që është edhe viti i botimit të veprës së tij, P. Bogdani, ndërmjet të tjerash shkruan: "Le sibile ho volute farle far vestite alla albanese e serviane per dare in humore povera gente e consolare al maglio che ho potuto". ( Sibilat, kam dashur t'i punoj të veshura, sipas veshjes shqiptare dhe serbe, për t'iu dhënë një ngjyrë të atij populli të varfër dhe për ta ngushëllua­r aq sa kam pasur mundësi). Kjo gravurë e librit të tij "Çeta e Profetëve", bashkë me tri gravurat e tjera, që është një cilësi e pamohueshm­e e veprës, tregon për gërshetimi­n artistik të idealeve të mëdha, që gjërat e panjohura të vendit të tij t'i paraqesë para botës, pothuajse në të gjitha artet e lira, duke i kaluar kufijtë e botës shqiptare, me shtrirje të hapët tematike e me tehun e vet përparimta­r.

Pse ka ndodhur ky ekuacion i çuditshëm? Asnjë dijetar nuk mund ta thotë saktësisht. Pse Pjetër Bogdani i shqiptariz­on Sibilat? Të vërtetën e di vetëm ai. Vetëm se ky trill dijetor, është i mrekullues­hëm dhe unikal. Askush nuk e ka bërë më parë dhe askush nuk do ta bëjë më pas. Shekuj më vonë vetëm Fan Noli krijoi një cikël gjithashtu unik me motive engjëllore të Testamenti­t të Ri. Gjithashtu, edhe në letrat e relacionet e Bogdanit ka të dhëna të paçmuara për prirjen ndaj mendimtarë­ve të mëdhenj të Antikiteti­t, pa harruar këtu ndikimin e plleshëm të vetë Dantes në strukturat e tij konceptual­e të shkrimit. Një rrafsh tjetër shumë i rëndësishë­m i Pjetër Bogdanit ka të bëjë me përkthimet e tij nga latinishtj­a dhe italishtja apo nga greqishtja e vjetër. Kështu, ai përkthen vargje nga Homeri, nga Virgjili, Juvenali, madje edhe nga dijetarë të mëdhenj të kishës në Mesjetën e hershme..

Ekziston edhe një element i vënë re shumë pak nga studiuesit, që ka të bëjë me citimet e tij në gjuhët hebraike, siriake, si dhe arabe. "Pjetër Bogdani ka njohur një numër të madh gjuhësh të gjalla dhe të vdekura. Ajo që të çudit është se ai citon në gjuhën arabe, një pjesë nga libri i Danielit, nga Testamenti i Vjetër, kapitulli IX. Përse e ka bërë këtë gjë Bogdani? Përse në librin e Bogdanit, janë gjuhët kryesore të Perëndimit, por nuk janë harruar edhe gjuhët kryesore të Lindjes? Ndoshta pse ai i përket racës titane të poligrafëv­e të Rilindjes Evropiane. Ai ka dashur që libri i tij të bjerë në duart e lexuesve të planetit dhe secili diturak, të gjejë diçka për të lexuar. A nuk është kjo një ambicie e hatashme dhe një largpamësi gati e pamundur?!" ( 185) "Ende nuk është shkruar historia e artit dhe stilit barok në Shqipëri, por mund të thuhet se stili barok, shkëlqen me Pjetër Budin, por arrin kulmin e tij zenitor me Pjetër Bogdanin". ( 186)

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania