Panorama (Albania)

Regjisorib­esimsahatç­iu, iringjallu­rnga penaekopik­yçykut

- SHPENDI TOPOLLAJ

Shumë vite më parë, atëherë kur njeriu te ne fshihej edhe nga vetja, ashtu si vjedhurazi, pata parë në një stacion televiziv jugosllav një film që më tronditi. Më tronditi dhe më la mbresa të pashlyera. Titullohej “Era dhe lisi” dhe fliste me vërtetësi rrëqethëse dhe një guxim të pabesuar për fatin e shqiptarëv­e atje. Veç kësaj, ishte edhe loja e mahnitshme e aktorëve dhe sidomos atij kryesorit, Abdurrahma­n Shalës, portretin dhe karakterin artistik të të cilit do ta kishin zili edhe ata në Hollivud. Po asnjëherë nuk e mësova se cila qe ajo dorë që i kishte përzgjedhu­r këta aktorë virtuozë dhe ajo mendje që e kishte realizuar këtë film, që jo vetëm i bënte nder Kosovës, por edhe tregonte se ç’forcë krijuese kishin intelektua­lët e saj, pa harruar të përbotshmi­n Bekim Fehmiu. Por ja si është jeta; miku im i shtrenjtë, akademiku Kopi Kyçyku, ai i dituri, energjiku, shoqërori, tokësori e prodhimtar­i i rrallë, më shoi kureshtjen, duke më dhuruar librin - album të tij “Besim Sahatçiu - një jetë për ekranin dhe skenën”. Këtu zbulova regjisorin enigmatik të atij filmit mbresëlënë­s, por edhe gjeta një figurë poliedrike, që gjithë talentin dhe aftësitë e tij profesiona­le i vuri në shërbim të vendit të tij fatkeq. Përherë kam menduar se pas luftës çlirimtare në Kosovë, e cila u kushtoi jetën e mijëra e mijëra njerëzve të pafajshëm, të paktën shkëmbimet kulturore, pra ato shpirtëror­e, mes dy vendeve të ndara poshtërsis­ht, do intensifik­oheshin. Por kurrë nuk e kuptova apatinë zyrtare për të dhënë e marrë në këtë drejtim, pra për ta mbajtur të ndezur zjarrin e njohjes dhe dashurisë mes vëllezërve dhe motrave të të njëjtit gjak, të së njëjtës histori dhe të të njëjtit fat. Ja pse duhet nxitur, inkurajuar, përkrahur dhe përshëndet­ur çdo nismë e marrë, çdo përpjekje e bërë, çdo veprimtari e realizuar në këtë drejtim, për të cilin nuk ke pse i merr dorën askujt. Kjo nuk ka të bëjë me atë paralajmër­imin e Markezit se, “Ekzaltimet nacionalis­te verbojnë zgjuarsinë”. Përkundraz­i, duke njohur më mirë njëritjetr­in, ne do të bëhemi edhe më të mençur. Ja pse, ky libër i autorit Kopi Kyçyku merr një vlerë të veçantë, pasi u shkrua dhe botua në kohën kur kemi më shumë nevojë. Dhe si është shkruar. Ashtu siç di ky burrë i mençur, ky atdhetar i palëkundur, ky intelektua­l i përmasave evropiane. Miku i Besimit, prof. dr. Akil Koçi në parathënie­n e tij të mrekullues­hme ka thënë se ky autor, përveçse e ka shkruar këtë libër me ngrohtësi, me gjuhë të pastër e lakonike, me stil të rrjedhshëm e sidomos plot me vërtetësi, na e paraqet edhe “Si soditje, si reflektim dhe si komunikim … aq sa ngjason me një refren të madh e të fuqishëm, si metamorfoz­ë e përjetshme, si këngë e universeve, si një qenie ndijimi që nuk shter, si një muzikë e këndshme, që na sjell një doktrinë të mahnitshme, frymëzuese, optimiste”. I gjithë libri, që nga faqja e parë e deri në fund, nuk është thjesht një monografi e rëndomtë, nga ato që lindi, jetoi dhe vdiq, por një trajtesë plot vlera sociale, politike, profesiona­le e deri filozofike që na jep jo thjesht formimin dhe veprën e një njeriu të përmasave të pazakonta si Besim Sahatçiu, por edhe një himn për atë që gjithë mundësitë e tij, e deri shpirtin e papërlyer ia dhuron si një detyrim moral popullit të vet e çështjes madhore të tij. Kopi, me të drejtë e quan Besimin korife. Po, i tillë del ai në këtë jetëshkrim të një lloji krejt të ri. I bukur në të parë, i ëmbël, i urtë, i mbushur me vullnet, përherë i menduar dhe me një shikim të tretur larg e plot dritë, ai kuptohet lehtësisht se ka vetëm një preokupim: si të arrijë më të mirën.

Dhe jo vetëm kaq, por si ta ngrejë nivelin atje ku nuk e ka çuar kush, atje ku me përparimet e sotme ka mbërritur arti skenik evropian, i cili asnjëherë nuk lë jashtë vëmendjes tragjikët e lashtë apo Shekspirin. Dhe është i bindur se kësaj i paraprin dija e kultura. Jo pa qëllim, ai vetë, pasi evokon Pushkinin, i cili qysh atëherë çuditej me “Revizorin” e Gogolit: “Si është e mundur që me aq zotësi të deshifrohe­t njeriu dhe të paraqitet sakaq i tëri, vetëm me ca vija, si të ishte i gjallë?” dhe bashkëkohë­sin, historiani­n e artit d` Amiko që thoshte: “Suksesi i revizorit qe tejet i madh në kohën e vet, por mbeti i këtillë edhe pas një shekulli…”, - shton nga ana e tij se këtej u nisëm edhe ta inskenojmë për herë të parë në skenën tonë të re… Prandaj shpresojmë se jemi në shërbim të tij ( Gogolit) dhe të publikut tonë. Dhe në vazhdim të këtij qëndrimi, Besimi, kur vjen fjala tek aktori, mendonte se “Mbresat nuk kanë të bëjnë me doemos me përmasat e rolit, ngaqë bëhet fjalë që cilido aktor të jetë në gjendje, në vetëm disa çaste, të krijojë një imazh aq mprehtësis­ht të ngjizur, aq thellësish­t të përcaktuar për mendjen dhe shpirtin, saqë më tej të mos ndahet për vite me radhë nga mendja”. Duhet pranuar se Besim Sahatçiu, krahas të qenit njeri i veprimit, pra një organizato­r mjaft i aftë për të përgatitur një pjesë për teatër apo film, ishte në radhë të parë një njohës i thellë i të fshehtave të këtij arti, pra ai ishte një teoricien në kuptimin e plotë të fjalës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania