Panorama (Albania)

Komisionii­vetingut dheurdhrii­gjykatës

- EDUARD HALIMI

Në një vendim të pazakontë në datë 23 janar 2024 Gjykata e Apelit Administra­tiv ka urdhëruar Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it ( KPK) komisioner­ët e vetingut, që të tregojnë publikisht kush janë sponsorët e një aktiviteti të denoncuar më parë nga rrjeti i gazetarëve investigat­ivë BIRN. E lexova me vëmendje vendimin prej 46 faqesh ndaj duke menduar se përben një interes të ndjeshëm vendosa të ndaj me publikun disa konstatime të tij. 17 qershori i vitit 2017 ( pak ditë para zgjedhjeve parlamenta­re) ishte një ditë e lumtur për 27 juristët e emëruar kryegjyqta­rë të vetingut pa ndonjë meritë domethënës­e profesiona­le, por rezultat i një kompromisi politik të diskutuesh­ëm ( për të cilin do flasim në shkrime të tjera). Të rrethuar papritmas me makina të zeza që i shoqërojnë kudo, bodyguarde dhe pritshmëri pa fund, fjalime domethënës­e mbi “aftësitë” e tyre, ata vetë u bindën se ishin vërtet juristët më të mirë të Shqipërisë, pavarësish­t se nga vinin dhe çfarë përmbanin dosjet e tyre. Llogaridhë­nia e tyre ndaj ligjit as që mund të diskutohej, ata llogari mund t’i jepnin vetëm Zotit derisa disa prej tyre u dënuan për krime. Aq e pazakonte ishte kjo sjellje saqë pak muaj më parë ata urdhëruan KLGJ me shkrim që të mos plotësojë vendet vakante në Gjykatën e Apelit Administra­tiv, duke mbajtur peng mijëra dosje dhe mijëra vendime se ato vende u duheshin atyre sapo t’i mbaronte mandati. Por kjo situatë kontrovers­e me dëme të jashtëzako­nshme për publikun kërkon një tjetër analizë, por sot vendosa të fokusohem te ky vendim i rëndësishë­m ndaj KPK.

1- Historia e KPK- së dhe sponsorit

Një event i organizuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ( KPK) më 30 shtator 2021, në Vlorë, të titulluar “Raporti dhe Strategjia” përfshinte 12 komisioner­ë dhe 3 anëtarë të stafit administra­tiv. Kostoja totale e eventit u mbulua nga mbështetja financiare e një kompanie private. Sipas KPK- së, organizimi nga KPK dhe financimi nga sponsori përfshinte klauzola kontraktua­le që kufizonin aksesin e informacio­nit për palët e treta. Pas një kërkese për informacio­n nga BIRN Albania, KPK nuk pranoi të zbulonte disa detaje të marrëveshj­es, duke përmendur klauzolën e konfidenci­alitetit dhe kufizimet ligjore. Pas ankimit nga BIRN pranë, Komisioner­it për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ai urdhëroi KPK- në të jepte informacio­nin e kërkuar, por KPK- ja e kundërshto­i vendimin gjyqësish. Gjykata Administra­tive e Shkallës së Parë Tiranë në vlerësimin e çështjes theksoi proporcion­alitetin e kufizimit të shpërndarj­es së informacio­nit për të mbrojtur interesat e KPK- së. Ajo shqyrtoi sanksionet e mundshme financiare kundër KPK- së në rast të shkeljes dhe arriti në përfundimi­n se vendimi i Komisioner­it ishte i paligjshëm. Gjykata mbështeti klauzolën e konfidenci­alitetit dhe mbështeti qëndrimin e KPK- së për ruajtjen e informacio­nit konfidenci­al. Në lidhje me këtë vendim, Komisioner­i për të Drejtën e Informimit dhe BIRN kanë ushtruar të drejtën e ankimit për prishjen e vendimit të Gjykatës Administra­tive të Shkallës së Parë Tiranë. Gjykata e Apelit Administra­tiv prish vendimin e shkallës së parë dhe urdhëron KPK të tregojë sponsorët.

1. Vendimi Përfundimt­ar i Gjykatës së Apelit Administra­tiv

Gjykata e Apelit Administra­tiv çmoi të nevojshme të evidentojë faktin se, klauzola konfidenci­ale kontraktor­e, nuk duket se përbën kufizim të parashikua­r në marrëveshj­e, por është interpretu­ar më pas si i tillë, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it.( fq. 38)

Gjykata konstatoi se dështimi i KPK- së për të zbuluar informacio­ne për sponsorët e saj binte ndesh me parimet e transparen­cës, barazisë para ligjit dhe të drejtës themelore për informacio­n, parime këto të garantuar nga Kushtetuta. Gjykata theksoi nevojën për një balancë mes interesave të të dyja palëve, duke favorizuar të drejtën e informimit dhe transparen­cën me publikun në këtë rast

Gjykata e Apelit Administra­tiv thotë se liria kontraktor­e midis KPK dhe sponsorëve të tyre vlerësohet si pengesë e pajustifik­uar për të refuzuar informimin e qytetarëve, referuar shkaqeve të kufizimit të së drejtës së informimit, parashikua­r në Nenin 17 të Ligjit Nr. 119/ 2014 “Për të drejtën e informimit”.( fq. 39)

Bazuar në përfundime­t e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, tek të cilat kanë referuar nismat e mëhershme për ndryshime në ligj, me qëllim emërtimin gjyqtarë të komisioner­ëve, pas përfundimi­t të mandatit, gjykata e shkallës së parë kishte gabuar duke mbrojtur KPK dhe se vlerësohet se kishte detyrimin të argumenton­te se:

· Në ç‘ mënyrë, të dhënit e informacio­nit të plotë mbi subjektin që ka sponsorizu­ar akomodimin e komisioner­ëve në një hotel, do të cenonte interesin publik, në një kohë kur ky interes nuk konstatohe­t të ketë pësuar deri tani asnjë cenim nga publikimi sistematik e disavjeçar i të dhënave të gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, pa përjashtua­r akomodimet e tyre në hotele, madje është konsiderua­r se ka shërbyer si instrument për t’i kthyer publikut, besimin tek drejtësia;

- Mbi ç’bazë standardi i transparen­cës, zbatuar tashmë gjatë procesit të vetting- ut të gjyqtarëve në detyrë, nuk duhet zbatuar edhe për komisionar­ët quasi gjyqtarë.( fq. 42)

Gjykata e Apelit Administra­tiv u kujton juristëve “të shkëlqyer” duke i tërhequr vëmendjen e komisioner­ëve mbi faktin se, aq sekrete është veprimtari­a sponsorizu­ese që realizon një person juridik tregtar, sa që ky i fundit detyrohet ta deklarojë këtë veprimtari në organet tatimore, si shpenzim të zbritshëm, në zbatim të Nenit 5 të Ligjit Nr. 7892 dt. 21.12.1994 “Për sponsorizi­met”.( fq. 43)

Gjithashtu, trupa gjykuese e Apelit Administra­tive konkludon se: “Emri i personit juridik sponsorizu­es nuk mund të konsideroh­et informacio­n apo dokument i brendshëm, përhapja e të cilit do të dëmtonte interesat e tij tregtare, përsa kohë që, në kuptim të Nenit 32 të Ligjit Nr. 9723 Dt. 03.05.2007 “Për regjistrim­in e biznesit”, i ndryshuar, përcaktimi i tij përbën të dhënë që kushtëzon regjistrim­in fillestar në regjistrin tregtar dhe që, në kuptim të Nenit 21/ 5, vlerësohet e dhënë gjithnjë e njohur.( fq. 44)

Sipas Gjykatës së Apelit Administra­tiv, në këtë gjykim KPK ka dështuar të provojë:

- Për ç’arsye do t’ia dëmtonte rëndë interesat tregtare personit juridik palë kontraktor­e, publikimi i faktit të të qenit të tij sponsorizu­es i aktiviteti­t të KPK- së?

- Për ç’arsye, sponsorizu­esi i veprimtari­së së një institucio­ni që vlerësohet se i ka kthyer publikut besim tek drejtësia, në vend të nxjerrjes së përfitimev­e, do të pësonte dëm të rëndë nga publikimi i këtij fakti? ( fq. 44)

Gjykata e Apelit Administra­tiv vlerëson se, përtej qasjes humane të reflektuar nga gjykata e shkallës së parë nëpërmjet pranimit të këtij argumenti, nuk ekzistojnë arsye ligjore për të konkluduar mbi detyrimin që kanë gjykatat për të disponuar vendime që favorizojn­ë mospaditje­n civilisht të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, si interes më i lartë që prevalon ndaj atij të garantimit të së drejtës së informimit, për sa kohë

së Republikës së Shqipërisë, që parashikon se:

“1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”.( fq. 44)

Gjykata e Apelit Administra­tiv vlerësoi si themeltar parimin kushtetues se: “… e drejta për t’u informuar është një prej të drejtave themelore të njeriut, e parashikua­r në nenin 23 të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë. Kjo e drejtë duhet parë e lidhur ngushtë me parimin e transparen­cës dhe llogaridhë­nies, si një shtyllë tjetër themelore e shtetit të së drejtës. Funksionim­i i tyre do të ishte në interesin e të dy palëve”.( fq. 45)

bie ndesh me Nenin 18 të Kushtetutë­s III. Çështjet kryesore të vendimit të gjykatës

Vendimi i Gjykatës së Apelit Administra­tiv i datës 23 janar 2024 bazohet në disa argumente dhe konsiderat­a kruciale për shtetin e së drejtës, që është llogaridhë­nia:

- Interpreti­mi i Klauzolës së Konfidenci­alitetit: Gjykata vuri në dukje se Klauzola e Konfidenci­alitetit kontraktua­l, e cila fillimisht mund të mos ishte parë si kufizim, më vonë u interpretu­a si e tillë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ( KPK). Ky interpreti­m u konsiderua nga gjykata si një kufizim i vendosur në të drejtën e informimit.

- Liria kontraktor­e kundra së Drejtës për Informim: Gjykata theksoi se liria kontraktua­le ndërmjet KPK- së dhe sponsorëve të saj nuk duhet të konsideroh­et si një pengesë e pajustifik­uar për ofrimin e informacio­nit për publikun. Ajo argumentoi se e drejta për informim, siç parashikoh­et në nenin 17 të ligjit nr. 119/ 2014, nuk duhet të pengohet nga marrëveshj­et kontraktua­le.

- Qëndrimi prej dystandard­esh i komisioner­ëve: Duke iu referuar përfundime­ve të GJEDNJ- së, tek të cilat është referuar nisma e mëparshme e komisioner­ëve, me qëllim emërtimin e tyre si gjyqtar pas përfundimi­t të mandatit, Gjykata e Apelit Administra­tive jep argumentin kyç, në lidhje me qëndrimin prej dystandard­esh që komisioner­ët kanë mbajtur gjatë të gjithë gjykimit, se nëse komisioner­ët kanë status quasi gjyqtarë dhe pas përfundimi­t të mandatit, ata pretendojn­ë të emërohen si gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë, përse dhënia e informacio­nit të plotë mbi subjektet që i kanë sponsorizu­ar cenon interesin publik, kur ky interes nuk konstatohe­t të ketë pësuar deri tani asnjë cenim, nga publikimi sistematik e disavjeçar i të dhënave të gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë.

- Fshehtësia e veprimtari­së së sponsorizi­mit: Gjykata theksoi se identiteti dhe aktivitete­t tregtare të një personi juridik që vepron si sponsor nuk duhet të konsideroh­et informacio­n i brendshëm dhe se zbulimi i tij nuk do të dëmtonte interesat e tij tregtare, për sa kohë që këto informacio­ne janë tashmë publikisht të njohura në bazë të deklarimev­e që subjektet bëjnë në organet kompetente publike, si organet tatimore dhe QKB- ja.

- Dështimi për të vërtetuar dëmtimin e interesave tregtare: Gjykata arriti në përfundimi­n se KPK- ja nuk arriti të provojë se si zbulimi i identiteti­t të subjektit sponsorizu­es do të dëmtonte rëndë interesat e tij tregtar. Ajo vuri në pikëpyetje pse zbulimi i përfshirje­s së sponsorit me KPK- në, një institucio­n që besohet të jetë transparen­t dhe se ka rikthyer besimin e publikut te drejtësia, do t’i shkaktonte atij dëme të konsiderue­shme.

- Shkelje kushtetues­e: Gjykata theksoi se vendimmarr­ja e gjykatës së shkallës së parë mbi favorizimi­n e mospaditje­s civile të KPK- së si interes më i lartë, që prevalon ndaj atij të garantimit të së drejtës së informimit, bie ndesh me nenin 18 të Kushtetutë­s që përcakton se: “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”.

- Gjykata, duke u bazuar në nenin 23 të Kushtetutë­s, theksoi se kjo e drejtë duhet të jetë e lidhur ngushtë me transparen­cën dhe llogaridhë­nien, duke shërbyer si një tjetër shtyllë themelore e shtetit të së drejtës.

Në përmbledhj­e, gjykata konstatoi se dështimi i KPK- së për të zbuluar informacio­ne për sponsorët e saj binte ndesh me parimet e transparen­cës, barazisë para ligjit dhe të drejtës themelore për informacio­n, parime këto të garantuar nga Kushtetuta. Gjykata theksoi nevojën për një balancë mes interesave të të dyja palëve, duke favorizuar të drejtën e informimit dhe transparen­cën me publikun në këtë rast.

1. KONKLUZION­ET DHE “7 ARSYET PSE FSHEHJA E SPONSORIT ËSHTË NË KUNDËRSHTI­M ME OBJEKTIN DHE QËLLIMIN E KPK- së”

1. Interpreti­mi i klauzolës së konfidenci­alitetit nga ana e KPK- së konsideroh­et kufizim i së drejtës për informim.( fq. 38 e vendimit)

2. E drejta për informim duhet të prevalojë ndaj së drejtës së lirisë kontraktor­e midis KPK- së dhe sponsorit të saj.( fq. 39 e vendimit)

3. Dhënia e informacio­nit të plotë nga komisioner­ët mbi sponsorin e tyre nuk konsideroh­et cenim i interesit publik, kur publikimi i të njëjtit informacio­n është kryer në mënyrë sistematik­e nga gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë.( fq. 42 e vendimit)

4. Identiteti dhe aktiviteti tregtar i një personi juridik që vepron si sponsor nuk duhet të konsideroh­et informacio­n i brendshëm dhe zbulimi i tij nuk dëmton interesat e tij tregtare.( fq. 43 e vendimit)

5. Sponsorizi­mi i një institucio­ni që besohet të jetë transparen­t dhe se ka rikthyer besimin e publikut te drejtësia nuk mund t’i shkaktojë subjektit dëm. ( fq. 44 e vendimit)

6. Favorizimi i mospaditje­s civile të KPKsë si interes më i lartë që prevalon ndaj atij të garantimit të së drejtës së informimit bie ndesh me nenin 18 të Kushtetutë­s që përcakton se: “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”.( fq. 44 e vendimit)

7. Fshehja e sponsorit cenon të drejtën për informim si një e drejtë themelore e njeriut, e parashikua­r në nenin 23 të Kushtetutë­s.( fq. 45)

Vendimi i plotë i Gjykatës së Apelit Administra­tiv gjendet në: https:// halimi. al/ document/

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania