Panorama (Albania)

Gafat e arbitrit, Lotito synon përsëritje­n e sfidës

Numri 1 lacial: Dua drejtësi, ankohemi në selitë e duhura

-

Nuk pllakoset lehtë zemërimi i presidenti­t të Lacios, Klaudio Lotito, i cili pas deklaratav­e pas ndeshjes Lacio- Milan, do të kishte planifikua­r edhe kërkesën për përsëritje­n e ndeshjes.

Sipas asaj që shkruan "Il Corriere dello Sport", gjatë fundjavës pronari bardhekalt­ër do të ishte takuar avokatin për të kuptuar nëse ekzistojnë kushtet për të kërkuar përsëritje­n e ndeshjes për shkak të një ' gabimi teknik' veçanërish­t për mosdhënien e penalltisë për kontaktin mes Menjasë dhe Kasetazhan­osit. Në fakt rasti në fjalë nuk ishte për 11- metërsh pasi portieri kuqezi prek i pari topin dhe nuk mund të tretet në ajër për të shmangur kontaktin me sulmuesin rival. Thënë kjo, Lotito nuk pranon të heqë dorë nga nisma e tij dhe po studion tani padinë kundër personave të panjohur. Sipas eskpertëve, ky është një lloj marifeti për të anashkalua­r klauzolën e arbitrazhi­t ( që i imponon klubeve t'i drejtohen drejtësisë sportive dhe jo gjyqësorit civil). Sidoqoftë, Lacio- Milan nuk ka përfunduar ende dhe nga fushë do të transferoh­et në Gjykatë.

SYNIMET E LOTITOS - Pas ndeshjes ndaj kuqezinjve, Klaudio Lotiti shpërtheu në drejtim të Di Belos me akuza të forta. "Duhet fituar me meritë, ka një kufi përtej të cilit nuk duhet shkuar dhe në Lacio- Milan janë tejkaluar të gjithë. Kjo ishte një humbje e detyruar, ata që e panë ndeshjen e kuptuan se si shkuan gjërat. Vërtetë Lacio humbi, por ishte një vdekje e parashikua­r. Besueshmër­ia e sistemit mungon dhe kur kjo ndodh, ne duhet t'u drejtohemi institucio­neve të palëve të treta për t'i dhënë fund situatave fatkeqe si kjo", ka deklaruar kreu lacial. Shpërthimi i tij u vlerësua edhe nga Prokuroria Federale, e cila megjithatë nuk ka hapur asnjë hetim për momentin, por kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë zhvillime pasi janë të shumta mediat italiane që po përflasin një procedim disiplinor ndaj Lotitos.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania