Panorama (Albania)

Pioli: Nuk jemi hileqarë, Lacion e mundëm në fushë

-

Njëzet e katër orë më pas klima është më e qetë, por polemikat sidoqoftë vazhdojnë. Stefano Pioli në televizoni­n e klubit ka analizuar sukesin ndaj Lacios që e pa "Djallin" të fitonte mes vuajtesh kundër një rivali që e mbylli ndeshjen me tetë lojtarë.

Mund të na bëni një përmbledhj­e e ndeshjes?

Pjesa e parë e komplikuar, ku Lacio u mbyll mirë dhe hapi më shumë mesfushorë­t e qendrës në korsi. Pranuam pak, në pjesën e dytë filluam më mirë. Më pas episodet patën ndikim dhe na lejuan të fitonim. Më pas duhet të shmangim nervozizmi­n në fund, kjo po. Nuk ishte një shfaqje e bukur.

Pra nuk ishte një gjest anti- sportiv…

Jo, nuk jam dakord. Nuk ka të bëjë me të qenit njeri i mirë. Nuk ishte një gjest anti- sportiv. Kristiani respektoi rregullat dhe nuk më duket e drejtë të linçohet.

Një gjykim për punën e Di Belos?

Në përjashtim­in e Pellegrini­t, Pulisiçi, që është një djalë korrekt, mu duk se respektoi lojën. Pastaj, për sa kohë që arbitri nuk i bie bilbilit, loja vazhdon. Nuk mund të bënim asgjë ndryshe. Ishte një ndeshje e vështirë edhe për arbitrin. Duket se gjysmafaul­let po ndëshkohen së tepërmi, futbolli është një sport kontakti, shumë kartonë të verdhë mund të shmangen.

Pse i zëvendësua­t dy qendërmbro­jtësit?

Ju gazetarët thoni se nëse fiton me zëvendësim­et, do të thotë se trajneri ka menduar mirë. Kështu që i bëra zëvendësim­et e duhura. I hoqa menjëherë të gjithë kartonët e verdhë, ishte bërë një ndeshje nervoze dhe e bezdisshme. Vendosa dy mbrojtës të shpejtë për të shtypur më shumë dhe për të ruajtur më mirë thellësinë e Imobiles. Menduat në ndonjë moment të zëvendëson­it Leaon? Jo.

Një tjetër gol nga pankina. A jeni i lumtur?

Jemi në një moment të mirë mendërisht dhe në fushë. Kemi dy ose tre muaj duke luajtur në një nivel të mirë. Lavio është e fortë dhe e motivuar, një trajner mund të jetë i kënaqur vetëm me mënyrën se si lojtarë të caktuar marrin përsipër dhe ndryshojnë lojën. Bravo Okaforit sepse nuk është e lehtë të jesh alternativ­a e Leaos. Ai punon gjithmonë mirë dhe e meritonte golin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania