Panorama (Albania)

Rezerva e luksit, Okafor: Krenar edhe për 5 minuta

Gola në heshje, zvicerani konfirmon dashurinë për Milanin

-

Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë gola nga stoli se Noah Okafor këtë sezon ( katër, si Lautaro Martinez dhe shoku i skuadrës Luka Joviç) ndërkohë që kuqezinjtë janë skuadra e vetme që kanë dy lojtarë me të paktën katër gola të shënuar nga stoli në këtë sezon në pesë kampionate­t kryesore europiane ( Noah Okafor dhe Luka Jovic, në fakt). Ajo kuqezi është gjithashtu skuadra që ka shënuar më shumë gola këtë sezon me lojtarë zëvendësue­s në pesë kampionate­t kryesore europiane ( 13). Ndër lojtarët që kanë shënuar të paktën pesë gola në këtë Serie A, Noah Okafor është ai që ka luajtur më pak minuta ( 509).

Si në ndeshjen e parë, hytë dhe shënuat. A vlen më shumë kështu?

Jam shumë i lumtur që kam shënuar dhe mbi të gjitha kam dhënë kontributi­n tim për tre pikët. Ndeshje e vështirë, por e fituam. Nuk ka rëndësi se kush është titullar për sa kohë çdokush bën detyrën sa herë i kërkohet.

Pas kësaj ndeshje, fillon një kampionat i ri për ju personalis­ht?

Shpresoj që po, punoj çdo ditë për të qenë në dispozicio­n të ekipit dhe për të shënuar gola. Ndonjëherë nuk është e lehtë të futesh në ndeshje e sipër, megjithatë dua të bëj më të mirën.

Ndeshje e vështirë dhe nervoze: sa e rëndësishm­e ishte fitorja?

Shumë intensive, patëm vështirësi në pjesën e parë. Në të dytën u liruam dhe gjetëm fitoren. Ndoshta mund të kishim shënuar edhe më herët, por mirë edhe kaq.

Fitore e rëndësishm­e edhe në kuadër të një ndeshje si ajo e Ligës së Europës?

Duhet të qëndrojmë të qetë, të kthehemi në "Milanello" të hënën ( sot) dhe të punojmë shumë si për kampionati­n ashtu edhe për Ligën e Evropës. Koha për bilance nuk është tani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania