Panorama (Albania)

Kur gjyqtarët vendosin të fërshëllej­në në momentin e gabuar

-

Goli që nuk ishte gol i Xhud Bellingam në Valencia i është bashkuar një liste të mbushur me polemika për gola të anuluar në sekondat e fundit. Goditja me kokë e anglezit, e cila përfundoi në rrjetë në të njëjtën kohë kur Gil Manzano sinjalizoi fundin e takimit Valencia- Real Madrid, nuk është vetëm. Ka disa precedentë, njëri më skandaloz se tjetri.

Precedenti i fundit - Gjyqtari Ortiz Arias shtoi katër minuta në takimin mes Vajadolidi­t dhe Seviljes, por gjatë shtesës loja u ndërpre disa herë. Me ato katër minuta tashmë, vendasit fituan një goditje nga këndi dhe arbitri nuk dha mundësi për një lojë të dytë. Por ndërsa ai vuri bilbilin në gojë për të sinjalizua­r fundin, me shpinën në aksion, Eskudero me një goditje të rreptë befasoi Dimitroviç, duke shënuar për Vajadolidi­n. Bilbili erdhi para goditjes dhe goli nuk u quajt.

Rasti më i famshëm, në një Botëror - Ishte debutimi i Brazilit në Botërorin e 78- ës në Argjentinë. Sjoberg kaloi suedezët në avantazh dhe Reinaldo barazoi pak para pjesës së parë për brazilianë­t, të cilët kërkuan fitoren gjatë gjithë pjesës së dytë. Kaluan vetëm tetë sekonda në minutën e 90të kur Ziko goditi me kokë një kënd në rrjetë... por uellsiani Kliv Tomas sinjalizoi fundin e lojës kur topi ishte në ajër.

Valenciani­zmi nuk e fali Díaz Vega - Gjyqtari Díaz Vega u bë person "non- grata" për valenciani­zmin për sinjalizim­in e përfundimi­t të ndeshjes Osasuna- Valencia në Primera Division kur Penev ishte përballë portës së Osasunës. Ndeshja e zhvilluar më 26 shtator 1992 në "El Sadar" përfundoi në barazim 2- 2.

Zemërimi në Mursia - Gjyqtari që drejtonte ndeshjen mes Mursias dhe Jeklano Deportivo në prill 2016, fishkëlliu fundin e pjesës së parë kur skuadra vendase kishte topin në zonën e vizitorëve dhe po përgatitej për të shënonte 1- 0. Goli nuk u akordua në tabelë dhe ndeshja u mbyll pa gola.

Ponferradi­na - Andi ishte përballë portës në sekondat e fundit të ndeshjes mes Gimnastik Segoviana dhe Ponferradi­na, kur arbitri vendosi të mbyllte takimin 0- 0.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania