Panorama (Albania)

Skandal në Valencia, Reali vidhet në frymën e fundit

Bellingam del me të kuqe, sherr edhe në dhomat e zhveshjes

- TIRANE

Reali i Madridit është ndalur në një barazim 2- 2 në Valencia në një ndeshje që pati gjithçka që mund të imagjinohe­j, madje edhe më shumë.

Pati "luftë" mes Viniciusit dhe tifozëve të Valencias, pati tension, pati emocion, pati dhe një përbysje historike të Realit të Madridit e ndërprerë nga një fërshëllim­ë enigmatike e Hezus Gil Manzanos, që mbylli takimin vetëm pak sekonda para se Bellingam të shënonte golin e tretë për Realin në minutën e 99- të! Më pas është e gjitha histori. Një skandal historik kanë shkruar mediat në Madrid, por dhe ato katalanase. "Historike" me ironi kanë shkruar mediat në Valencia. Debati me siguri do të vijojë për ditë me radhë, larg o Zot nëse Reali humbet titullin në La Liga për atë vendim! Për sa i përket futbollit, dy golat e Vinicius neutralizu­an ata të Hugo Duro dhe Jaremçuk për Valencian, katër gola që i dhanë nga një pikë secilës skuadër.

Një nderim dhe 3 gola - Në vetëm 45 minuta, ndeshja ofroi gjithçka që ishte imagjinuar në kokën e tifozëve gjatë javës. Fillimisht një homazh shumë emocionues për heronjtë dhe viktimat e zjarrit të 22 shkurtit në lagjen "Campanar" dhe më pas një ndeshje emocionues­e futbolli. Vinicius, i cili shahej nga minuta e parë deri në të fundit sa herë merrte topin, ishte pikërisht ai që gaboi në mbrojtje duke i çelur rrugë golit të Hugo Duros ( 27'). Tre minuta më pas një tjetër gafë nga Karvahal dhe Valencia dyfishon shifrat. Reali ishte në tapet. Por Reali është më i rrezikshëm, pikërisht atëherë kur duket i dërrmuar. Vinicius i përgjigjet tifozëve me gold he një grusht drejt tyre.

Vini dhe Manzano protagonis­të - Pjesa e dytë rezervon të pabesueshm­en. Pa folur për këmbëngulj­en e Realit, protagonis­t bëhet sërish Vinicius. Çerek ore nga fundi braziliani barazon shifrat, duke treguar se në të vërtetë po luante dy ndeshje: kundër tifozëve dhe kundër Valencias në fushë, me braziliani­n që i shpëtoi kartonit të dytë të verdhë për reagimin jo shumë të sjellshëm ndaj tifozëve vendas. Ndeshja hyri në një spirale tensioni që e pati kulmin në sekondën e fundit kur, pak para se Bellingam të shënonte 2- 3 me kokë, Gil Manzano mori bilbilin në gojë për të fryrë për herë të fundit, duke nxitur kështu zemërimin e të gjithë lojtarëve të bardhë. Bellingam i pari që pa të mos i akordohej një gol që mendonte se e kishte shënuar.

Karton i kuq për të.

Sherri - Por nuk mbaron me kaq. Rydiger dhe Bellingam shpëtojnë Viniciusin në fushë nga sulmet e lojtarëve vendas. Sherr vijon dhe në tunel me Tçuamenin që shkarkon nervat e tij duke thyer disa mobilje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania