Panorama (Albania)

Ançeloti: Nuk më kishte ndodhur kurrë një gjë e tillë

-

Karlo Ançeloti u shfaq gati në mosbesim në dhomën e shtypit në "Mestalla" pasi pa ekipin e tij t'i ikte nga duart një fitore e artë. Ai nuk përdori fjalën skandal, por e cilësoi situatën si të papreceden­të. "Është diçka e papreceden­të, sepse pas kërcimit ne kishim zotërimin e topit dhe loja duhej të ndalonte nëse Valencia do të kishte zotërimin. Nuk ka asgjë për të shtuar, nuk më ka ndodhur kurrë. Ishte diçka e papreceden­të, që nuk më ka ndodhur kurrë. Mendoj se ishte një gabim", tha Ançeloti.

Gjendja e ekipit - "Ndoshta ky nuk është momenti i duhur për të folur, sepse të gjithë jemi të zemëruar, gjakrat janë të nxehtë.

Duhet të kthehemi në normalitet për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampioneve. Kemi bërë gjëra që duhet t'i përmirësoj­më. Lojtarët duhet të qetësohen disi pas gjithë kësaj që ndodhi".

Rreziku - "Për mua ky barazim nuk ndryshon asgjë. Ne kryesojmë të qetë renditjen në La Liga. Në fund një barazim në Valencia nuk është keq. Mund edhe të kishim humbur për shkak të një pjese të parë të keqe. Por mund edhe të kishim fituar pas asaj çfarë bëmë në pjesën e dytë".

Kartoni i kuq - "Ai ishte i nxehur sikurse të gjithë ne.

Por mendoj se nuk ka fyer askënd. Ai është treguar i sjellshëm. Më duket e pavend nëse e dënojnë".

Vinicius - "Ai bëri një paraqitje të mirë dhe ishte vendimtar. Ai ishte më efektiv në zonë. Kjo ishte një ndeshje shumë e komplikuar për Viniciusin dhe për të gjithë ne. Valencia është një kundërshta­r i fortë, i organizuar dhe agresiv. Na krijuan shumë probleme në pjesën e parë. Ne ishim në gjendje të fitonim, por siç e kam thënë edhe herë të tjera duhet të vazhdojmë kështu."

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania