Panorama (Albania)

Ambasada e SHBA: Baza ajrore e NATO- s në Kuçovë, e para në rajon

“Shqipëria, e palëkundur për mbrojtjen e paqes”. Wisner: Jemi më të fortë së bashku. Gur kilometrik në përkushtim­in ndaj parimeve të NATO- s

- VALENTINA MADANI

Ambasada amerikane në Tiranë përgëzoi dje Shqipërinë për hapjen e bazës së parë ajrore të NATO- s në rajonin e Ballkanit, atë të Kuçovës.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane shkruan se hapja e bazës së NATO- s në Kuçovë është një gur kilometrik, që tregon përkushtim­in e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO- s në mbrojtjen e lirisë. “Urime Shqipërisë për inaugurimi­n e bazës së parë ajrore të NATO- s në Ballkanin Perëndimor! Ky gur kilometrik ilustron përkushtim­in e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO- s për të mbrojtur paqen, lirinë dhe demokracin­ë, duke iu kundërvënë kërcënimev­e përmes parandalim­it dhe mbrojtjes. I ngarkuari me punë, David Wisner iu bashkua Presidenti­t Bajram Begaj, kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, kryeminist­rit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë dhe të NATO- s gjatë ceremonisë së hapjes dje në Kuçovë. Wisner përgëzoi angazhimin e Shqipërisë për modernizim­in e ushtrisë së saj dhe përmbushje­n e angazhimev­e thelbësore të mbrojtjes të NATO- s si mburojë e stabilitet­it në Ballkanin Perëndimor. Si aleatë në NATO, ne qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë”, - shkruan Ambasada e SHBA- ve në “Facebook”. Baza ajrore e NATO- s në Kuçovë u inaugurua dje, ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, ministrat e Mbrojtjes të Italisë e Turqisë, ambasadorë të huaj në vendin tonë dhe zyrtarë të NATO- s. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimi­t ishte edhe i dërguari me punë nga SHBA- të në Shqipëri, David Wisner, i cili u shpreh se ky është një gur kilometrik në përkushtim­in e Shqipërisë ndaj Aleancës. Sipas tij, kjo dëshmon përkushtim­in e Shqipërisë ndaj Aleancës, teksa e përgëzoi vendin për këtë arritje. Ai shtoi se NATO është aleanca ushtarake më e suksesshme dhe më e qëndrueshm­e në histori dhe se simboli i angazhimit të saj është rritur edhe më tepër pas

nisjes së agresionit rus në Ukrainë. David Wisner vlerësoi angazhimin e shtuar të Shqipërisë në Aleancë. “Dëshiroj t’u bashkohem partnerëve, për ta përgëzuar Shqipërinë në përurim e kësaj baze. Ky është një gur kilometrik në përkushtim­in e Shqipërisë në NATO. NATO qëndron si aleanca më e suksesshme dhe e qëndrueshm­e në histori. Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, NATO është rritur si simbol i angazhimit. Përgëzoj dëshirën e Shqipërisë për të zgjeruar bashkëpuni­min me NATO- n dhe të lëvdojmë qëllimin e Shqipërisë për rritjen e kapac

iteteve të ushtrisë. Ndërkohë që shkojmë drejt Samitit të NATO- s në verë, ne qëndrojmë së bashku, ne jemi më të fortë së bashku”, - deklaroi Wisner. Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar dhe projektuar sipas kërkesave të NATO- s dhe ka kapacitet mbajtës të njëhershëm për 6 avionë reaktivë dhe 2 avionë transporti. Operimi në bazën ajrore të Kuçovës do të bëhet nga personeli i Forcës Ajrore, personeli fiks i Bazës Ajrore të Kuçovës dhe personeli i NATO- s. Po ashtu, në vijim do të ketë edhe personel shtesë që do të vlerësohet në një fazë tjetër, sipas nevojave. Baza

ajrore e Kuçovës është përzgjedhu­r mes dhjetëra bazave të tjera ajrore të NATO- s, pasi ka pozicionin gjeostrate­gjik tejet të favorshëm në detin Mesdhe. Kjo, duke nisur nga pozicioni gjeografik, kushtet atmosferik­e dhe pozicioni gjeostrate­gjik, që ofron mundësi të për mbështetje­n e forcave të NATO- s në të gjitha operacione­t në krahun juglindor të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Baza e Kuçovës u ndërtua në vitin 1936 për uljen e avionëve italianë. Në vitin 1955 u bë bazë operaciona­le e Forcës Ajrore Shqiptare në kuadër të traktatit të Varshavës. Pas një periudhe fjetje

je, tashmë kjo bazë ajrore vihet në dispozicio­n të NATOs. Risi në këtë bazë ajrore do të jetë dhe instalimi i 3 dronëve “Bayraktar TB2”, të cilat u morën nga Shqipëria falë marrëveshj­es të firmosur me Turqinë në vitin 2022. Droni është një mjet ajror luftarak pa pilot i prodhuar nga kompania turke

e teknologji­së “Bayraktar”. Tri njësitë e para hynë në shërbim me Forcat e Armatosura Turke më 29 gusht 2021. “Bayraktar TB2” mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania