Panorama (Albania)

NATO, Cummings: Baza e Kuçovës, stacion modern për Ballkanin

-

Menaxherja e Përgjithsh­me e Agjencisë së NATO- s për Mbështetje­n dhe Prokurimet ( NSPA), Stacy Cummings, në përurimin e bazës ajrore të Kuçovës, u shpreh dje se Kuçova është tashmë një stacion modern për operacione­t e NATO- s në BP. “Një arritje sfiduese, duke pasur parasysh trazimin e zinxhirit të furnizimit, gjithashtu dhe inflacioni­t që ndodhën gjatë realizimit të projektit. Kuçova është tashmë një stacion modern për operacione­t e NATOs në Ballkanin Perëndimor. Me përmirësim­e, me modernizim­e që përfshijnë rinovimin e një kulle kontrolli, gjithashtu edhe një dhomë kontrolli të rimoderniz­uar dhe hapësira, të cilat sigurojnë natyrisht magazinimi­n dhe ndriçimin. Ky ka qenë ekzekutimi i programit të parë të investimit të NATO- s në Shqipëri dhe NSPA është krenare që ka ofruar mbështetje efektive, efikase dhe mjaft të shpejtë për Shqipërinë, për të realizuar këtë hap në infrastruk­turë jo vetëm për vendin pritës, por gjithashtu edhe për Aleancën”, - deklaroi ajo. “NSPA - tha Cummings - është e gatshme që të rrisë kapacitete­t kombëtare e të forcojë aftësinë e Aleancës për të përmbushur detyrat e saj themelore për parandalim dhe mbrojtjeje, për parandalim­in e krizave dhe menaxhimin e tyre, si edhe për sigurinë e përbashkët. “Si agjencia kryesuese për blerjet në nivel ndërkombët­ar, për mbështetje­n e sistemet në NATO, ne dëshmojmë kapacitet tona për të vepruar për projekte komplekse dhe urgjence. Duke u mbështetur në këtë gur themeli, ne presim me padurim që të shtrijmë partnerite­tin me Shqipërinë, duke zgjeruar gamën e blerjeve të infrastruk­turës dhe mjeteve logjistike, si dhe mbështetje­n e operacione­ve dhe shërbimeve të ndryshme”, - tha Stacy Cummings.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania