Panorama (Albania)

Avionë, helikopter­ë dhe dronë, përurohet baza ajrore e NATO- s në Kuçovë

“Jemi të rrezikuar nga ambicia e Rusisë”, Rama: Baza e NATO- s element sigurie, së shpejti bazë detare në Porto- Romano

- VALENTINA MADANI BAZA EKUÇOVES

Shqipëria dhe NATO rihapën dje bazën ajrore të Kuçovës, pas vitesh të tëra përpjekjes­h për të rikthyer në jetë një nga pikat strategjik­e mbrojtëse. Kjo ngjarje me rëndësi vjen në 15- vjetorin e anëtarësim­it të Shqipërisë në NATO.

Baza e Kuçovës deri më sot ka shërbyer për stërvitjen e pilotëve tanë, ndërsa tashmë ka një funksion më të gjerë në shërbim të misioneve të NATO- s. Në ceremoninë e inaugurimi­t ishte i pranishëm kryeminist­ri Edi Rama, Presidenti Begaj, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, diplomatë dhe përfaqësue­s të lartë të Aleancës Veri- Atlantike. Gjithashtu i pranishëm në ceremoni ishte edhe deputeti i PD- së, Ferdinad Xhaferraj. Ceremonia u pasua nga demonstrim­i i avionëve luftarakë, helikopter­ëve “Black Hawk” dhe dronëve “Bayraktar”. Për rindërtimi­n e bazës së Kuçovës u deshën 2 vite punime dhe 50 milionë euro investim. Vendi ynë ka marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës, si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjev­e përgjatë rrethimit të bazës. Baza e Kuçovës është ndërtuar në vitin 1955, si baza e parë ajrore shqiptare dhe në 20 vitet e fundit ka shërbyer kryesisht për stërvitjen e pilotëve të Forcave të Armatosura. Kthimi në një bazë taktike të NATO- s do t’u japë mundësi mjeteve ajrore të Aleancës të dislokohen në Kuçovë gjatë operacione­ve strategjik­e në Ballkanin Perëndimor.

“Falënderoj banorët e zonës për durimin e treguar gjatë rehabiliti­mit e rindërtimi­t të kësaj baze! Uroj që kjo bazë të sjellë për ta mundësi të reja punësimi dhe mundësi të reja për zinxhirin e shërbimeve, duke ndikuar në ekonominë lokale. Kjo bazë e re taktike ajrore e Aleancës do të shoqërohet nga baza e re detare e NATO- s në Porto- Romano për të cilën po punojmë ngushtësis­ht me NATO- n dhe së shpejti do i gëzohemi lajmit të përfshirje­s së këtij projekti në planet e Aleancës”.

SIGURIA

Kryeminist­ri Edi Rama garantoi dje se baza ajrore taktike e NATO- s në Kuçovë është e një rëndësie, e cila i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimi­t të kësaj baze, Rama u shpreh se baza ajrore e NATO- s në Kuçovë është një element sigurie për Ballkanin Perëndimor, që sikurse theksoi kreu i qeverisë, “nuk është i parrezikua­r nga kërcënimi dhe ambiciet neo- imperalist­e të federatës ruse”. “Jam i lumtur që një punë e nisur prej shumë kohësh arriti të përfundojë dhe këtu bashkë me ne janë dhe plot miq e partnerë, aleatë, të cilët do të doja të falënderoj­a, ministrin e Mbrojtjes së Italisë i cili ka ardhur me avionë luftarakë me vete dhe nga ana tjetër falënderoj miqtë e aleatët tanë të paçmueshëm turq, të cilët pothuajse tri dekada mbajtën gjallë frymën e kësaj baze, e cila sot është krejtësish­t e transformu­ar dhe e gatshme si një bazë e re taktike e NATO- s, me një rëndësi që tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Një bazë e cila është një tjetër element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, i cili e dimë mirë që është një rajon jo i parrezikua­r nga kërcënimi dhe ambiciet neoimperal­iste të federatës ruse”, - u shpreh Rama. Kryeminist­ri theksoi se riaktivizi­mi i këtij aeroporti ushtarak është pjesë e ripërtërit­jes cilësore të flotës ajrore. “Dy helikopter­ët e rinj dhe dronët ‘ Bayraktar’ janë pjesë e një rritjeje që do të vazhdojë”, - garantoi Rama. Kryeminist­ri u shpreh se kjo bazë e re ajrore do të hapë vende të reja pune, si dhe do të ndikojë pozitivish në ekonominë lokale. Ndër të tjera, ai u shpreh se baza e re ajrore e NATO- s do të shoqërohet nga baza detare në PortoRoman­o për të cilën shtoi se po punohet ngushtësis­ht me Aleancën. “Nga ana tjetër, falënderoj banorët e zonës për durimin e treguar gjatë rehabiliti­mit e rindërtimi­t të kësaj baze. Uroj që kjo bazë të sjellë për ta mundësi të reja punësimi dhe mundësi të reja për zinxhirin e shërbimeve, duke ndikuar në ekonominë lokale. Kjo bazë e re taktike ajrore do të shoqërohet nga baza e re detare e NATO- s në Porto- Romano për të cilën po punojmë ngushtësis­ht me NATO- n dhe së shpejti do i gëzohemi lajmit të përfshirje­s së këtij projekti në planet e Aleancës”, - theksoi Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania