Panorama (Albania)

Peleshi: Një prej investimev­e më madhore të NATO- s në Shqipëri

-

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, vuri theksin te rreziku rus, pasi sipas tij, çdo gjë mund të pritet nga fronti i lindjes. “Prandaj - u shpreh ai - e vetmja formulë fituese në tavoline është bashkimi i forcave dhe kapacitete­ve mbrojtëse”. “Mbi këtë pistë, MIG- u i fundit ka fluturuar pothuaj 19 vite më parë. Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATOs, mbrojtësve të qiejve tanë në dekadën më të rrezikshme të historisë moderne të rajonit dhe të mbarë Europës. Pozicioni gjeografik i favorshëm mund ta kthejë këtë vend në një nyjë lidhëse të vlefshme për të gjitha vendet e rajonit tonë. Në këtë kontekst, ndihma dhe mbështetja që Shqipëria mund të japë për vendet fqinje na bën të ndihemi më të vlefshëm se kurrë, por edhe më të përkushtua­r se kurrë për të qenë në lartësinë e duhur përballë çdo situate”, - theksoi ai. Peleshi vuri në dukje se baza e Kuçovës është një prej investimev­e më madhore të NATO- s në Shqipëri. “Rihapja e bazës ajrore të Kuçovës përbën një prej investimev­e më madhore të NATO- s në Shqipëri dhe do të shërbejë si bazë ajrore taktike dhe operaciona­le”, - tha Peleshi. Ai theksoi se baza ka kapaciteti­n e nevojshëm edhe për të mbështetur përpjekjet e përbashkët­a në rajon për fatkeqësit­ë natyrore. “Pozicioni gjeografik i favorshëm mund ta kthejë këtë vend në një nyje lidhëse të vlefshme për të gjitha vendet e rajonit tonë. Në këtë kontekst ndihma dhe mbështetja që Shqipëria mund të japë për vendet fqinje na bën të ndihemi më të vlefshëm se kurrë më parë, por edhe më të përkushtua­r se kurrë më parë për të qenë në lartësinë e duhur përballë çdo situate”, - tha Peleshi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania