Panorama (Albania)

Drafti i ri, zgjatet mosha për pranimin e rekrutëve të rinj

Qeveria depoziton draftin për ndryshime në ligji, ku kërkohet të zgjatet me 3 vite kufiri maksimal i pranimit për ushtarët e rinj

- TIRANE

Këshilli i Ministrave miratoi para disa ditësh disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për “Karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura”, përmes të cilave rritet mosha e qëndrimit të efektivëve ushtarakë në shërbimin aktiv. Qeveria ka depozituar draftin për ndryshime në ligj, përmes të cilit kërkohet të zgjatet me 3 vite kufiri maksimal i pranimit për ushtarët e rinj, nga 27 në 30 vjeç, duke rritur kështu mundësinë e plotësimit të vakancave dhe nevojave të brendshme të Forcave të Armatosura. Ndryshimet pritet të ndihmojnë në lehtësimin e problemati­kës së evidentuar të rekrutimit, e cila ka sjellë vakanca të rëndësishm­e në Forcave tona të Armatosura. Në projektlig­jin e depozituar kërkohet të zgjatet me 3 vite kufiri maksimal i pranimit për ushtarët e rinj, nga 27 në 30 vjeç, duke rritur kështu mundësinë e plotësimit të vakancave dhe nevojave të brendshme të Forcave të Armatosura. “Problemati­kat kryesore, të cilat janë evidentuar nga zbatimi në praktikë i ligjit në fuqi janë ulja e numrit të rekrutimev­e dhe mungesa e një piramide të mirëfilltë, si pasojë e kufizimit të prurjeve të reja. Ky ndryshim kërkohet për plotësimin e nevojave që kanë Forcat e Armatosura për rekrutim, ku shtesa prej 3 ( tre) vjetësh do të bëjë të mundur rekrutimin edhe të kësaj moshe, me qëllim plotësimin e nevojave në fakt që ne kemi”. ‘ Report TV’ raporton se në projektlig­j synohet të ndryshohet gjithashtu edhe periudha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv për një pjesë të personelit nënoficer dhe oficer. Për gradat ushtar, nëntetar, tetar, nëntoger e deri në kapiten mosha e qëndrimit në detyrë të rritet me 3 vite. Për gradat major dhe kapiten i rangut të tretë, me

2 vjet dhe me 1 vit për gradat rreshter, kapter dhe nënkolonel e kapitet i rangut të dytë. Ky ndryshim është konsiderua­r i arsyeshëm, sepse me rregullime­t e deritanish­me do të bëhet e mundur mbajtja e person

elit, si domosdoshm­ëri për nevojat e Forcave të Armatosura. Si pasojë e uljes së numrit të rekrutimit del e nevojshme mbajtja e personelit që kemi dhe shmangia e shtyrjeve të herëpasher­shme që bëhen

për shkak të mungesave dhe boshllëqev­e që krijohen në kompletim për arritjen e kapacitete­ve operaciona­le të kërkuara. Drafti kërkon gjithashtu plotësimin e kuadrit ligjor me akte nënligjore për kthimin

e të liruarve nga detyra në rastet e specialite­teve për të cilat ka mungesa organike dhe kërkohet plotësimi i tyre. Rikthimi për këto kategori nënkupton se ushtaraku merr gradën që ka pasur në momentin e lirimit.

Kujtojmë se edhe në kuadrin e sfidave të reja në kontektin e zhvillimev­e globale, një ligj për krijimin një strukture me 2100 ushtarakës­h rezervistë është prej muajsh në konsultim

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania