Panorama (Albania)

Komiteti i Çështjeve Ligjore në KIE miraton rezolutën “Basha” për Ukrainën

-

Komiteti për çështjet ligjore i Këshillit të Europës miratoi dje rezolutën e propozuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha, për konfiskimi­n e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë. Pas kësaj, i hapet rruga Asamblesë së Përgjithsh­me për vendimin final. Nga Parisi, Basha tha se ky është një mesazh për këdo që bën agresion, se do të paguajë kostot financiare të shkatërrim­it. Pak ditë më parë kërkuan përdorimin e aseteve ruse për nevoja të Ukrainës edhe Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe Presidentj­a e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në projektrez­olutën e propozuar nga Lulzim Basha thuhet se, “përgjegjës­ia për krimet dhe dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokua­r i Rusisë, është i presidenti­t të Rusisë, Vladimir Putin dhe duhet të paguajë për të”. Ndërkohë që

Gjykata Penale Ndërkombët­are ka lëshuar urdhërarre­sti për Putin, duke e akuzuar për krime lufte, tashmë Rusia duhet të paguajë për rindërtimi­n e Ukrainës së shkatërrua­r nga bombardime­t ruse. Sipas të drejtës ndërkombët­are, Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrj­et dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Rusisë. Këto detyrime përcaktojn­ë detyrën e vendeve të treta për të garantuar që asetet sovrane të Federatës Ruse që ndodhen nën juridiksio­net e tyre, të vendosen në dobi të Ukrainës si dhe për të krijuar një tribunal ndërkombët­ar kompensimi për të siguruar që dëmet e shkaktuara nga Rusia të dëmshpërbl­ehen në përputhje me normat ndërkombët­are, jurisprude­ncën dhe parimet e vendosura të kontabilit­etit. Përmes kësaj rezolute të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësue­s të të gjitha grupeve parlamenta­re kërkohet krijimi i një fondi ndërkombët­ar ku të depozitohe­n asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastruk­turës në Ukrainë. Transferim­in e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombët­ar. Krijimin e një tribunali kompensimi për të gjykuar, në përputhje me normat e vendosura gjyqësore, kërkesat e paraqitura nga Ukraina në emër të individëve, subjekteve dhe instancave qeveritare, ose drejtpërdr­ejt nga individët dhe subjektet e saj, siç do të parashikoh­et nga rregullat e tribunalit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania