Panorama (Albania)

Mbyllet mes kaosit seanca plenare, zgjat vetëm 10 minuta

-

Mes kaosit dhe tensionit u mbyll dje seanca plenare. Kjo seancë ishte parashikua­r të zgjaste 4 orë, mirëpo tensioni i krijuar bëri që të mos kishte zhvillim normal të saj. Me pankarta në duar, deputetët e opozitës përdorën zhurmues dhe u frynë bilbilave duke bërë që seanca të zgjaste vetëm 10 minuta, ndërkohë deputeti demokrat Flamur Noka u përplas me Gardën e Republikës dhe po ashtu i ndërpreu fjalën deputetit socialist, Vullnet Sinaj, të cilit iu afrua me bilbil tek mikrofoni. Në këto kushte, kryeparlam­entarja Lindita Nikolla vendosi mosvazhdim­in e seancës së sotme plenare. Në rendin e ditës ishte parashikua­r që të kishte diskutime për çështje të evidentuar­a nga zgjedhësit. Ndërkohë, demokratët pas bashkimit të grupit parlamenta­r, daljes në bazë dhe takimeve me strukturat drejtuese të partisë kanë vendosur të hedhin një hapin final përbashkue­s mes palëve. Lëvizja e radhës pritet të ligjërohet sot ku Kryesia dhe Këshilli Kombëtar janë thirrur për të diskutuar dhe miratuar disa ndryshime statutore, që kanë për qëllim krijimin e një hapësire për përfshirje­n e grupimit të Gazment Bardhit në strukturat drejtuese të partisë që drejtohet nga Sali Berisha. Dy janë nenet që pritet të amendohen në statutin e demokratëv­e, neni 47 dhe neni 51. Sipas statutit të ri që do kalojë të martën për votim në dy forumet e larta drejtuese të kësaj force politike mësohet se kryetari i grupit parlamenta­r dhe nënkryetar­i i Kuvendit janë automatiki­sht nënkryetar­ë të PD për shkak të funksionit, pa qenë nevoja t’i nënshtrohe­n votimit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania