Panorama (Albania)

‘ Investimet Strategjik­e’ deri në fund të 2024, jo në 2027

Bushka: “Brenda vitit, drafti final”! Alibeaj: Qeveritarë­t, të përfshirë në vrimën e zezë të këtij ligji. Po i shtyni afatin një ligji që s’e besoni

- TIRANE

Afati i Ligjit për ‘ Investimet Strategjik­e’ do të shtyhet deri në fundit të këtij viti dhe jo deri më 31 dhjetor 2027, siç ishte propozuar nga deputeti i PS- së, Eduard Shalsi.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, tha dje se do të pranohet vetëm shtyrja e afatit deri në 31 dhjetor 2024, j o 2027, ndërsa ndryshimet për kushtet e kriteret i investimev­e, nuk do të miratohen pasi duhet të përfshihen në ligjin final që po përgatitet me asistencë të partnerëve ndërkombët­ar si Banka Botërore. “Sugj eroj vetëm të shtyjmë vetëm afatin, por të mos bëjmë ndryshime në kriteret e tjera, ndryshimet e tjera t’i adresohen grupit teknik të punës që po bën ligjin e ri të investimev­e”, - theksoi Bushka. Ajo sugjeroi: “Të shtyjmë vetëm afatin, por të mos bëjmë ndryshime në kriteret e tjera, ndryshimet e tjera t’i adresohen grupit teknik të punës që po bën ligjin e ri të investimev­e”. Duke e konsiderua­r ligj me porosi dhe në shërbim të një grupi personash, deputeti i PD- së Enkelejd Alibeaj, deklaroi se qeveria duhet të tërhiqet nga ky projektlig­j, pasi është momenti që të tregojë që nuk është e përfshirë në këtë vorbull korrupsion­i. “Qeveritarë­t j anë përfshirë në vrimën e zezë të këtij ligji. Ju po i shtyni afatin një ligji që as ju nuk e besoni më. Ligj klientelis­t, autostradë e madhe korruptive. Intere s i r e a l , ë s h t ë p ë r t ë thithur paranë korruptive dhe të zezë. Duhet të hetohen të gjitha procedurat e mëparshme për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, i bën nderë edhe qeverisë për të mos ndyrë duart edhe në këtë vorbull korrupsion­i si ky l i gj i i nvestimeve strategjik­e. Duhet të tregoni që jeni me duar jas

“Qeveritarë­t janë përfshirë në vrimën e zezë të këtij ligji. Ju po i shtyni afatin një ligji që as ju nuk e besoni më. Ligj klientelis­t, autostradë e madhe korruptive. Interesi real është për të thithur paranë korruptive dhe të zezë. Duhet të hetohen të gjitha procedurat e mëparshme për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, i bën nderë edhe qeverisë për të mos ndyrë duart edhe në këtë vorbull korrupsion­i si ky ligj i investimev­e strategjik­e. Duhet të tregoni që jeni me duar jashtë, që mbroni interesat e publikut, që nuk i shërben një kaste oligarkësh afër qeverisë për ta përdorur ligjin si plaçkë. Një iniciativë e tillë duhet të hidhet me neveri në koshin e plehrave

htë, që mbroni interesat e publikut, që nuk i shërben një kaste oligarkësh afër qeverisë për ta përd o r u r l i g j i n s i p l a ç k ë . Një iniciativë e tillë duhet të hidhet me neveri në koshin e plehrave”, - tha Alibeaj. Kurse socialisti Eduart Shalsi u shpreh: “Janë të mençur shqiptarët, e dinë çfarë bëni ju dhe çfarë bëjmë ne. Keqardhje për mënyrën edhe akuzat që vendosët, por i u kam kërkuar deputeteve që sugjerimet që bëhen në komision të ekonomisë gjëja e fundit është të shihet se nga vijnë”. Po Alibeaj reagoi duke thënë: “Bëni ligj për 40 veta, i nvestitor strategjik që marrin pasuritë e këtij vendi për interesa të veta. Ku është mbrojtja e interesit publik”. Pavarësish­t kontestimi­t nga Alibeaj, komisioni e miratoi proj ektligjin duke shtyrë vetëm afatin deri në fund të këtij viti. Tashmë kjo nismë pret dritën jeshile edhe nga komisionet e tjera. Në projektlig­jin fillestar Shalsi kishte propozuar që vlera e propozuar për investime strategjik­e nuk duhet të jetë më pak se 50 milionë euro nga 1 milion euro, që ishte në ligjin e investimev­e strategjik­e që i ka skaduar afati në dhjetor të vitit të shkuar. Aktualisht është ngritur grupi i punë për të bërë një ligj të unifikuar për investimet e huaja dhe ato strategjik­e me qëllim nxitjen, tërheqjen dhe promovimin e investimev­e vendase dhe të huaja, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania