Panorama (Albania)

Mediat greke për Irena Gjokën: Nga falsifikim­i, te lidhja me Greqinë

Në burg prej 12 majit 2023, kryebashki­aku letër të hapur Ambasadës së SHBA dhe BE: Nuk më lejoj në të betohem! Dosja është e sajuar

- TIRANË

Çështja ‘ Beleri’ prej kohësh i ka kaluar kufijtë e vendit. Ndërkohë që pritet të jepet vendimi për të në GJKKO, po ashtu vetë Beleri kërkon leje të betohet para zgjedhësve të vet dhe asnjë gjykatë nuk e ka pranuar deri më tani.

Ai vetë ka vendosur t’u shkruajë dy përfaqësiv­e diplomatik­e më në zë në vendin tonë. Pjesë nga letra janë bërë publike ditën e djeshme, por po dje, një media greke ka bërë një shkrim të gjatë që lidhet me gjyqtaren që ka në dorë çështjen gjyqësore të kryebashki­akut të zgjedhur të Himarës. Në fakt, mediat greke e kanë ndjekur prej kohësh Belerin në seancat gjyqësore si në Vlorë, ashtu edhe në Gjykatën e Posaçme, por shkrimi i djeshëm në fakt shkon përtej. Ai hedh dritë mbi një dënim të gjyqtares, që është dhënë në Greqi për falsifikim dokumentes­h.

Kështu gjyqi i kryebashki­akut të zgjedhur të Himarës, i cili qëndron në paraburgim që në prag të zgjedhjeve të majit 2023 në Shqipëri, Fredi Beleri, është kthyer në një lojë diplomatik­e mes Athinës dhe Tiranës shkruan media greke In. gr. Ky është një rast që Athina e ka lidhur me rrugën europiane të Shqipërisë dhe ka qenë cak i kritikave nga vendet e tjera anëtare të BE- së. Krahas lojës diplomatik­e në vazhdim, interesant është edhe përbërja e gjykatës, e sidomos historia e tre gjyqtarëve që gjykuan Belerin shkruan media greke

GJYQTARJA

Irena Shpata, e bija e Hekuranit dhe Dallëndysh­es, e datëlindje­s 15- 21970, që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshor­tit të saj aktual ( të dytë) Gjoka dhe që sipas të dhënave ka “llogari të hapura” me Greqinë shkruan ‘ In. gr’.

ARRESTIMI

Sipas dëshmive, në të kaluarën Irena Shpata ishte arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumentev­e false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke. Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinj­ve u regjistrua­n në bazën përkatëse të të dhënave.

FALSIFIKIM­I

Më konkretish­t, Irena Shpata së bashku me bashkëshor­tin e saj të parë që mbante mbiemrin Maneku tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 duke përdorur një vizë konsullore të falsifikua­r për sa i përket periudhës së vlefshmëri­së. Deri atëherë, shqiptarët merrnin viza konsullore deri në 90 ditë. Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100- ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit në Greqi. Ajo kishte falsifikua­r kohëzgjatj­en e vlefshmëri­së së vizës konsullore për të dalë se ishte 100 ditë, duke u përpjekur të tregonte se ishte nga Vorio- Epiri.

LETRA E BELERIT

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i është drejtuar me një letër të hapur ambasadori­t të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës amerikane, ku thekson midis të tjerash prej 12 majit të vitit të shkuar ndodhet në paraburgim dhe prej atëherë nuk i lejohet të bëjë betimin.

Sipas tij, SPAK i ka vënë në dispozicio­n provat “që provojnë atë që unë kam deklaruar që ditën e arrestimit tim, që isha viktimë e veprimeve arbitrare të paligjshme të policisë, të ndikuara nga shprehjet e hapura ofenduese dhe fyese të Kryeminist­rit ndaj meje”, raporton Neës24. Në letër, Beleri thekson se policia e vuri nën përgjim atë dhe stafin e tij për 5 ditë me radhë dhe duke qenë se nuk zbuluan veprime të kundërligj­shme, sajuan dëshmitarë të rremë që deklaroi se “i kisha propozuar të blinte vota në emër tim”.

“Jam në burg, sepse policia dhe prokuroria Vlorë, falsifikua­n dokumente që të vendosnin dëshmitari­n e rremë në dy vende në të njëjtën kohë, të paktën tre herë, që të justifikon­in arrestimin tim”, - thekson ai.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania