Panorama (Albania)

Shpërthimi në Lushnje, Policia: Jemi para tri vepra penale

Zbardhet dosja e plotë e shpërthimi­t me 2 të vdekur në qytetin e Lushnjës “Objekti në shkelje të lejes”, si ndodhi tragjedia ku humbën jetën babë e bir? Dy oficerë të Policisë Gjyqësore hedhin dritë mbi elementet që sollën ngjarjen

- LUSHNJË

Më datë 1 mars 2024, qyteti i Lushnjës u trondit nga një shpërthim i fuqishëm në një magazinë, që la të vdekur 2 persona dhe ku u plagosën 7 të tjerë.

Mes të plagosurve ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Disa ditë pas ngjarjes së rëndë, “Balkanweb” ka publikuar dosjen e plotë të policisë për ngjarjen. Ndër të tjera, në dosje thuhet se magazina ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela. Botojmë pjesë nga materiali referues që dy oficerët e Policisë Gjyqësore kanë përpiluar mbi ngjarjen dhe ia kanë dorëzuar prokurorit të çështjes.

DOSJA “Në Lushnjë, viti 2024, muaji mars, datë 02.

Ne, Almir Kalemaj dhe Klodian Toska, oficerë të Policisë Gjyqësore, në Komisariat­in e Policisë Lushnje, bazuar në nenin 293 të K. Procedurës Penale, përpilojmë me shkrim këtë referim të veprës penale tek prokurori dhe konkretish­t: Në datë 01.03.2024 orës 15: 40 në lagjen ‘ Karbunarë e Madhe’, Rajoni Nr. 5, Lushnjë, në ambientet magazinë të shtetasit Bujar Çela, i biri i Avdulla dhe i Lahe, i datëlindje­s 14.05.1960, lindur dhe banues në lagjen ‘ Xhevdet Nepravisht­a’ Lushnjë, ( deputet në Parlamenti­n e R. Shqipërisë), ka ndodhur një shpërthim. Menjëherë shërbimet policore, zjarrfikës dhe ambulancës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, nga ku ka rezultuar se si pasojë e këtij shpërthimi ka vdekur shtetasi: Roland Hoxha, i biri i Kimet dhe i Nekie, i datëlindje­s 03.05.1973, lindur dhe banues në fshatin Stan, Karbunarë, Lushnjë. Si dhe janë plagosur shtetasit: Elidion Hoxha, i biri Roland dhe i Mimoza, i datëlindje­s 31.08.2000 lindur dhe banues në fshatin Stan, Karbunarë, Lushnjë, i cili ka ndërruar jetë gjatë transporti­t të tij për në Spitalin e Traumës Tiranë

OBJEKTI

Nga hetimet paraprake në drejtim e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, Fier, është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, e cila ndodhet në lagjen “Karbunarë e Madhe’, Lushnjë, buzë rrugës Rreth- rrotullimi i Plasmasitr­reth- rrotullimi i Savres, në magazinën e shtetasit Bujar Çela. Nga këqyrja vihet re se në ambientin e përbashkët në anën veriperënd­imore gjendet magazinë në ndërtim e sipër e shtetasit Bujar Çela, po në këtë anë verilindor­e gjendet magazinë në përdorim nga shtetasi Shaqir Kasapi dhe në anën verilindor­e gjendet magazina në përdorim nga shtetasi Saimir Korreshi. Vendi i ngjarjes është me sipërfaqe 10.000 m2 dhe në anën veriore- jugore dhe perëndimor­e është magazinë në ndërtim e sipër e shtetasit Bujar Çela, të cilat janë me mure betoni me lartësi 2 m, më pas me profile hekuri dhe të ndërtuara me panele sanduiç. Në hyrje të vendit të ngjarjes është magazinë në përdorim nga shtetasi Saimir Korreshi, në të cilën gjenden asortiment­e ushqimore dhe pas saj, me drejtim veri- lindor gjendet magazinë në përdorim nga shtetasi Shaqir Kasapi dhe mbas saj shtrihet magazinë në ndërtim e sipër e shtetasit Bujar Çela, e cila është në formën e germës “J@ në krahë të kundërt. Këqyrja për shkak të kushteve të errësirës është ndërprerë dhe më datë 02.03.2024 ora 08: 00 është rifilluar, ku kanë marrë pjesë ekspertë të fushave të ndryshme.

VENDI I NGJARJES

Magazina kapanon në ndërtim e sipër në anën jugore të vendit të ngjarjes ka gjatësi të përgjithsh­me 102 m dhe gjerësi 17.3 m dhe lartësi 6.9 m. Magazina në afërsi të mesit të saj në gjatësinë 24 m është e pambuluar dhe në faqen jugore dhe veriore të murit të kësaj magazine ka të vendosura profile hekuri me ngjyrë të zezë dhe në anën veriore të saj, në pjesën e pambuluar gjendet një hapësirë hyrëse për në këtë magazinë dhe në këtë pjesë hyrëse gjendet një automjet i llojit ‘ Volsvagen’ me targa TR 2608 P me ngjyrë të bardhë. Ana lindore e brendshme e kësaj magazine ka materiale të ndryshme të vendosura në rafte, ndërsa në anën perëndimor­e të saj është bosh. Në pjesën e pambuluar të kësaj magazine gjendet një kamion me targa AA725LJ, me ngjyrë të bardhë dhe me vija blu, me karroceri dhe me vinç në pjesën pas kabinës, i cili është i vendosur me drejtim veri- perëndim dhe u fiksua me piketë. Pjesa fundore e këtij kamioni është 4.4 m nga cepi jug- lindor i murit të magazinës në pjesën hyrëse e cila është marrë edhe si pikë referimi. Vinçi i këtij automjeti është i hapur në katër pozicione, ku pozicioni i fundit është pjesërisht i hapur me drejtim perëndimor. Në kokën e tij, në falanxhën metalike ka të lidhur një krahë me dy pirunë metalik që shërbejnë për mbajtjen e peshave. Në pjesën e sipërme të vinçit, mbi pjesën fundore ka të vendosura sipër zorra me ngjyre të zezë si ato që shërbejnë për oksigjenin, dy prej tyre janë të këputura dhe pjesa tjetër është e lidhur me bombolën e oksigjenit e cila është e lidhur në pjesën e sipërme të valvulës me një litar në pjesën e pirunit. Po në pjesën e pirunit, në anën e majtë gjendet një tjetër litar i njëjtë i cili është i lidhur në formën e një laku në mënyrë të çrregullt. Nga jashtë kësaj magazine në pjesën e pambuluar duke filluar nga magazina në administri­m të shtetasit Shaqir Kasapi vjen një profil hekuri, i cili mbështetet mbi një profil tjetër hekuri, i vendosuri betonizuar brenda kësaj magazine pranë vendit ku ndodhet kamioni me vinç. Gjatësia e këtij profile është 19 m dhe lidhet me magazinën në përdorim të shtetasit Shaqir Kasapi, e cila në pjesën fundore te saj vihet re se profilet e hekurit janë të prera me shkrirje të materialit. Sipër pjesës së pambuluar shtrihet linja e tensionit te lartë me drejtim veri- jug, ku një nga telat është i këputur dhe gjendet i shtrirë në murin e magazinës dhe ambientit të pambuluar. Nga këqyrja vihet re se kabina e automjetit kamion , me targa AA725LJ, është e dëmtuar, shtypur nga jashtë brenda dhe nga mbrapa para, pjesa e tavanit të kabinës është e dëmtuar, xhama të thyer, spondi i majtë i majtë dhe i djathtë i dëmtuar, rrëzuar në tokë.

DËSHMI TË RËNDËSISHM­E

Është pyetur shtetasi Syria Beshaj përgjegjës­e sektori ISHTI shpjegon se në vendin e ngjarjes është konstatuar një autovinç me krahun e hapur i cili kishte të varu një bombol oksigjeni të lidhur me litar mendohet se ka qene dhe një bombol tjetër shoqëruese scitileni ose gaz i lëngshëm propan të cilët së bashku realizojnë procesin e prerjes së metaleve e cila nuk u gjet në vendin e ngjarjes por u gjenden copa të hapura. Referuar pamjeve filmike ai shpjegon se shpërthimi ka ardhur në dy faza. Faza e parë flaka në majën e vinçit dhe faza e dytë bombola në dysheme shkaktuar dhe gropën 2.5 x 2.5 x 0.6 metra. Shpërthimi sipas tij është shkaktuar ose nga rënia në tension e krahut të vinçit ose nga manovrimet e gabuara që mund të ketë dëmtuar tubat që lidhnin bombolat me kanellën. Është pyetur shtetasi Robert Kola me detyrë kryeinspek­tor IMTV Lushnje shpjegon se nuk ka pasur dijeni që po ndërtohet nga ana e këtij shtetasi Bujar Çela apo ishte pajisje me leje ndërtimi deri në momentin që ka ndodhur ngjarja pasi ai nuk ka pasur asnjë informacio­n nga urbanistik­a, policia apo njësia administra­tive se aty po kryheshin punime. Nga kontrollet në teren që ata kanë kryer bazuar në planin mujor të planit të punës për rastin në fjalë nuk ka pasur dijeni që po kryheshin punime. Po kështu ai shpjegon se sistemi ‘ online’ i bashkisë nuk ka funksionua­r dhe gjatë skaj kohe nuk kanë bërë asnjë inspektim të objektit në fjalë për këtë ndërtim. Gjithashtu ai shpjegon nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje apo ndikim nga shtetasi Bujar Çela. Është pyetur shtetasi Klajdi Luli specialist antieksplo­ziv i forcave RENEA shpjegon se nuk mendon se është shpërthim me lëndë plasëse por një veprim mekanik i jashtëm goditje apo pakujdesi e cila ka krijuar rrjedhje gazi dhe shkaktim i flakës tek bombola me efekt shtytës me shpejtësi të madhe duke përplasur në tokë dhe duke krijuar një shpërthim tjetër. Temperatur­a e madhe ka bërë që trupi i bombolës të ndahet në mira copa. Është pyetur shtetasi Jetnor Xhunga jurist pranë IMTV Lushnje shpjegon se sistemi që nxjerr lejet e ndërtimit të bashkisë ka kohë që nuk funksionon dhe nuk ka pasur dijeni për ndërtimin e subjektit të Bujar Çelës po kështu ai nuk ka njoftuar asnjë institucio­n tjetër në lidhje me këtë ndërtim pasi nuk ka pasur dijeni. Është pyetur shtetasi Rozario Bilali shpjegon se është inxhinier elektrik i njësisë të tensionit të lartë jug perëndim. Në datë 01.03.2024 ora 15: 45 është njoftuar nga dispeçeria e tenionit të lartë se ka ndodhur një defekt te linja e tensionit të lartë 35KV Plasmas- Hysgjokaj. Grupi i punës ka shkuar në vendngjarj­es dhe konstatuan se ishte stakuar mbrojtja dhe nuk kishte energji kanë vënë re se ishte shkëputur përcjellës­i i sipërm i trosit, i cili shërben si rrufe pritës i cili nuk ka energji elektrike, i cili kishte rënë mbi përcjellës­it e linjës, poshtë linjës ndodhej një makinë vinç distanca vertikale e krahut të vinçit me përcjellës­in e poshtëm të linjës ishte katër metra distancë e cila nuk ka rrezik për hark elektrik po kështu ai shpjegon këputja e trosit është shkaktuar nga detonacion­i e cila ka krijuar këputjen e tij mekanike e cila pas rënies ka krijuar lidhje të shkurtër me përcjellës­it e fazave duke bërë stakimin e linjës së tensionit tre përcjellës­it e fazave nuk janë këputur por kanë marrë dëmtime. Është pyetur shtetasi Roland Londo me detyrë në inspektora­tin e punës shpjegon se nuk kishte pasur asnjë informacio­n ose njoftim për punimet që po kryheshin nga shtetasi Bujar Çela dhe ‘ Gjini Konstriksi­on’ sh. p. k. Me çfarë ka parë ose ka konstatuar në teren nuk mund të japë një përcaktim të saktë të shkeljeve ligjore apo të mos marrjes të masave të sigurisë në punë. Janë administru­ar leja e ndërtimit Nr. 200 date 19.09.2023, Bashkisë Lushnje, dhënë z. Bujar Çela, me objekt 1 kat për tregtim dhe magazinë, me sipërfaqe ndërtimi 1080 m2...”!

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania