Panorama (Albania)

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Apelit pranon kërkesën e Arbër Paplekajt

Ish- speciali nuk pranon vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkon ekspertim balistik dhe përcaktim të këndit të gjuajtjes

- TIRANË

Gjykata e Apelit ka vidhosur të marrë parasysh pjesërisht kërkesat e Arbër Paplekajt për mënyrën se si është cilësuar vepra e tij penale për të cilën është dhënë vendim në shkallën e parë.

Ai u vu në pranga si personi që qëlloi dhe i mori jetën mjekut dhe aktivistit Pjerin Xhuvani në atë përballje brutale mes dy grupimeve politike që u ngjizën në fushatën elektorale të vitit 2021. Vetëm 4 ditë para zgjedhjeve, ata u përplasën me armë në mes të qytetit dhe në sy të një morie punonjësis­h dhe drejtuesis­h policie, duke lënë një të vdekur dhe disa persona të plagosur. Paplekaj u arrestua, u akuzua dhe edhe u dënua në shkallën e parë, por ai ka vendosur të kundërshto­jë atë vendim e për pasojë Apeli i ka pranuar pjesërisht kërkesat e tij. Sjellim të plotë vendimin e Gjykatës së Apelit të bërë publike ditën e djeshme në lidhje me vendim që kanë marrë, po ashtu edhe një pjesë nga kërkesa e të dënuarit!

KËRKESA E PAPLEKAJT

Nga i pandehuri me iniciale A. P., i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë. Përsëritje­n e shqyrtimit gjyqësor, të rindërtohe­t vendi i ngjarjes, gjë që do të ndihmojë gjykatën të sqarojë mekanizimi­n e ngjarjes, të vendoset dhe kryerja e një ekspertimi balistik që të përcaktojë këndin e përdorimit të armëve, drejtimin e qitjes, pozicionin dhe vendndodhj­en e qitësve, bazuar në tre grupimet e gëzhojave të fiksuara në vendngjarj­e. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale të kryer nga i pandehuri, nga ajo e parashikua­r nga neni 79 i K. Penal në “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, parashikua­r nga neni 82 i K. Penal.

VENDIMI:

Referuar interesimi­t të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, informon si më poshtë: Sot më datë 04.03.2024, nga ora 10: 00 – 15: 35, në Gjykatën e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, u zhvillua seanca e radhës për gjykimin e çështjes penale, ndaj ( i) të pandehurit me iniciale A. P, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikua­r nga neni 79 germa “dh” i K. Penal, ( ii) të pandehurve me iniciale A. N, N. P, D. D, P. B, E. B, E. M, D. D, B. K, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikua­r nga nenet 248 de 305/ b të Kodit Penal, si dhe ndaj ( iii) të pandehurit me iniciale E. B, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikua­r nga neni 305/ b të Kodit Penal. Çështja në apel shqyrtohet mbi bazën e ankimeve të paraqitura: Nga i pandehuri me iniciale A. P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë. Përsëritje­n e shqyrtimit gjyqësor, të rindërtohe­t vendi i ngjarjes, gjë që do të ndihmojë gjykatën të sqarojë mekanizimi­n e ngjarjes, të vendoset dhe kryerja e një ekspertimi balistik që të përcaktojë këndin e përdorimit të armëve, drejtimin e qitjes, pozicionin dhe vendndodhj­en e qitësve, bazuar në tre grupimet e gëzhojave të fiksuara në vendngjarj­e. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale të kryer nga i pandehuri, nga ajo e parashikua­r nga neni 79 i K. Penal në “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, parashikua­r nga neni 82 i K. Penal. · Nga i pandehuri me iniciale A. N, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm. · Nga i pandehuri me iniciale N. P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativ­ë aplikimin e nenit 63 të K. Penal.

. Nga i pandehuri me iniciale D. D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativ­ë aplikimin e nenit 63 të K. Penal. Nga i pandehuri me iniciale P. B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativ­ë aplikimin e nenit 63 të K. Penal.

· Nga i pandehuri me iniciale E. B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativ­ë aplikimin e nenit 63 të K. Penal. Nga i pandehuri me iniciale E. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativ­ë aplikimin e nenit 63 të K. Penal.

· Nga i pandehuri me iniciale D. D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativ­ë aplikimin e nenit 63 të K. Penal. · Nga i pandehuri me iniciale B. K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativ­ë aplikimin e nenit 63 të K. Penal.

· Nga i pandehuri me iniciale E. B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, dënimin e tij me minimumin e parashikua­r nga dispozita dhe aplikimin e nenit 63 të K. Penal.

Gjykata e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Marsela Pepi, anëtarë z. Fatri Islamaj dhe znj. Edlira Petri, pasi dëgjoi ankuesit mbi shkaqet e ankimeve të paraqitura, si dhe prokurorin e apelit Z. Genti Xholi, me vendimin e ndërmjetëm, vendosi: Të përsërisë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor me qëllim marrjen e provave si më poshtë:

- Kryerjen e një ekspertimi kriminalis­tik nga ekspertë të fushës, duke pranuar kështu kërkesën e të pandehurit A. P.

- Të marrë informacio­n në lidhje me dy shtetasit, të cilët akuzohen për “Dëshmi të rreme”, kryer në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Elbasan.

- Të merret informacio­n mbi vijimin e procedimit penal të pezulluar për personat, që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarj­e.

- Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 18.03.2024, ora 13.30.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania