Panorama (Albania)

Arrestohet në Dubai Merxhan Çeliku, akuzohet për mashtrim me ‘ Call Center’- at

-

Merxhan Çeliku, ndaj të cilit Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, për mashtrime nëpërmjet ‘ Call Centera’- ve, është arrestuar nga policia në Dubai. 32- vjeçari sipas policisë, fshihej në Emiratet e Bashkuara dhe u arrestua në kuadër të operacioni­t ‘ Platformat’, me qëllim ekstradimi­n në Shqipëri. Merxhan Çeliku, pjesë e grupit të Amant Josifit, dyshohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike, për të investuar në tregjet ‘ online’, u kanë zhvatur të huajve rreth 6.1 mln euro, ‘ Grupi ku dyshohet se merrte pjesë Meraxhan Çeliku, akuzohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike, ka mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV- ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, për të investuar në tregje ‘ online’. Nga mashtrimet, grupi i strukturua­r kriminal ka përfituar shuma të mëdha parash.’- njofton policia. Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 32- vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuteri­k”, kryer në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal. Kujtojmë se më 10 shkurt të këtij viti, 5 personat e arrestuar në një operacion të “Eurojust” në vitin 2022, nga SPAK dhe partnerëve perëndimor për mashtrimet përmes ‘ Call Center’- ave, u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Posaçme. Ata janë pjesë e grupit të Amant Josifit, për të cilin SPAK është dakordësua­r me autoritete­t spanjolle që hetimin personalis­ht për të, ta bëjnë ato, për shkak të marrëveshj­es së ekstradimi­t midis dy vende. Biznesmeni Josifi u arrestua në shtator 2023 në Dubai, por Spanja dështoi ta ekstradojë, duke pasur parasysh vështirësi­në që Emiratet e Bashkuara Arabe në raste të tilla, duke u liruar vetëm pak ditë më vonë. Ndërkohë, në dallim nga Josifi që po hetohet në Spanjë, për dëmin e shkaktuar për shtetin gjerman, hetimi është kryer nga SPAK, si pasojë e mungesës së marrëveshj­es së ekstradimi­t. Për gjykim u dërguan Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku dhe Erlind Cekaj, nën akuzë për 3 vepra penale, nga mashtrimi kompjuteri­k deri tek grupi i strukturua­r kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi i strukturua­r kriminal dhe organizata kriminale. Mashtrimi që u është bërë gjermanëve bavarezë kap vlerë dëmi në 6.1 milionë euro. Në të gjitha platformat ishin 173 kallëzime në total, të cilat zbuluan se zhvatnin para nga Shqipëria, por edhe vende të tjera si Maqedonia e Veriut, Ukraina dhe Gjeorgjia.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania