Panorama (Albania)

Fondi i Komuniteti­t, Veliaj: Po rritet vlera e pallateve, aplikoni për të përfituar

-

Fondi i Komuniteti­t po ndihmon në rritjen e vlerës së pronës përmes rregullimi­t të pallateve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja financiare.

"Punojmë bashkë për një qytet më të bukur dhe funksional! Me projekte fituese dhe thirrjen e re për aplikime, Fondi i Komuniteti­t po ndihmon në rritjen e vlerës së pronës përmes rregullimi­t të pallateve. Me financim 50% nga Bashkia e Tiranës dhe kontributi­n e banorëve, po ndërtojmë një ambient më të përshtatsh­ëm për të gjithë. Aplikoni tani në ' Tirana. al' për të bërë ndryshimin në komuniteti­n tuaj", thekson Veliaj.

Banorët që jetojnë në pallate të ndërtuara para viteve ' 90, por jo vetëm, përmes Fondit të Komuniteti­t mund të përfitojnë projekte për rregullimi­n e fasadës, termoizoli­mit, por dhe për instalimin e ashensorëv­e.

Për projektet që miratohen gjysmën e shpenzimev­e e paguajnë banorët, ndërsa gjysmën tjetër Bashkia e Tiranës. Administra­torët e pallateve, të zgjedhur nga asambleja e banorëve dhe të certifikua­r nga bashkia janë ata që kryejnë procedurat, që nga marrja e dakordësis­ë nga të paktën 75% e banorëve. Bashkia ka ndryshuar udhëzimin, çka mundëson trajtim të veçantë për disa kategori. Persona që ekzistojnë në certifikat­ën e pronësisë që janë pensionist­ë, persona me aftësi të kufizuar apo me ndihmë ekonomike përfitojnë 100 për qind të grantit. Kjo ka bërë të mundur dhe rritjen e numrit të aplikimeve. Fondi i Komuniteti­t ka nisur të aplikohet që prej 2017- s.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania