Panorama (Albania)

Kreditë e reja për biznesin rekord në janar, tregtia në vend të parë

-

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për muajin e parë të vitit 2024, vihet re një rritje e huave të reja të dhëna gjatë janarit drejt bizneseve dhe korporatav­e jofinancia­re private të cilësuara sipas aktiviteti­t të tyre ekonomik. Kështu, gjatë muajit janar, flukset hyrëse të parasë në nivel huash të reja për biznesin fiksohen në rreth 17 miliardë. Krahasuar me janarin e vitit të kaluar, kemi një rritje prej 67.1%, ose e thënë në vlerë absolute, me 915 milionë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë në 6 vitet e fundit, janari i këtij viti shënon vlerën më të lartë.

Sa u përket sektorëve që janë mbështetur më së shumti nga kreditë e shpërndara gjatë muajit janar shohim që mbizotëron "Tregtia me shumicë dhe me pakicë", me 4.8 miliardë lekë hua të marra nga banka, ose 10.7% më shumë se në janar të vitit 2023. Më pas, në vendin e dytë dhe të tretë renditen "Ndërtimi" dhe "Industria Përpunuese" me 3.1 miliardë lekë dhe 2 miliardë lekë kredi të re të huazuar nga banka.

Nga ana tjetër, të dhënat nga institucio­ni i bankës tregojnë se sektorët që iu drejtuan më pak bankave për kredi ishin "Aktivitete­t profesiona­le shkencore dhe teknike" me 32 milionë lekë dhe "Aktivitete­t e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve për përdorim vetjak" me 48 milionë lekë. Ndërkohë, nëse analizojmë zgjerimin e portofolit për secilin sektor në terma vjetorë, shifrat thonë se sektori i "Industrisë Nxjerrëse" ka pasur rritjen më të lartë me 3275% dhe "Aktivetet e tjera të shërbimit" e kanë zgjeruar portofolin e tyre me 1027%. Ndërkohë, "Industria Përpunuese dhe "Tregtia" edhe pse kanë vlerën më të lartë të kredisë krahasur me sektorët e tjerë në muajin janar 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës këto sektorë e rritën financimin e tyre me 51% dhe 11% përkatësis­ht.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania