Panorama (Albania)

Kujdesi ndaj të moshuarve, KLSH: Institucio­net nuk kanë staf të mjaftueshë­m

Në dhomat dyshe akomodohen katër të moshuar, pa hapësirë e akses për të shërbyer, pa ashensor dhe tualetet e përbashkët­a

- TIRANE

Shtëpitë e të moshuarve apo institucio­net rezidencia­le për të moshuarit nuk kanë staf të mjaftueshë­m që të kujdeset për këtë kategori. Teksa standardi është që çdo kujdestar të ketë jo më shumë se 5 të moshuar kjo është vështirë të arrihet në kushtet aktuale.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka marrë në auditim pikërisht këto institucio­ne rezidencia­le ka dalë në këtë përfundim. Sipas të dhënave, numri i të moshuarve në këto institucio­ne është mes 40 deri në 65 persona dhe vështirësi­a më e madhe ka të bëjë me faktin që një pjesë e tyre janë të sëmurë kronikë.

"Numri i punonjësve që ofrojnë shërbime shoqërore në të gjithë qendrat është i pamjaftues­hëm, edhe për faktin se nëpër këto qendra ka shumë të moshuar të sëmurë kronikë dhe të paaftë për t'u kujdesur për veten. Një nga vështirësi­të e punës për personelin janë mungesa e hapësirave dhe aksesit për të kryer shërbimin sipas standardev­e, përfshirë dhe mungesa e një ashensori në qendrat e Tiranës, Gjirokastr­ës, Kavajës, Fierit si dhe tualetet e përbashkët­a në të gjitha qendrat, të cilat vështirëso­jnë punën për t'u shërbyer të moshuarve paraplegji­k apo tetraplegj­ik, ndaj edhe me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve sociale për personat e moshuar nevojitet shtimi i numrit të tyre", thuhet në raport.

Një tjetër element që vihet re nga auditimi është mungesa e psikologëv­e apo punonjësve socialë. Nga Shërbimi Social Shtetëror ( SHSSH) sipas raportit është kërkuar që të hartohet një metodologj­i që bën të mundur monitorimi­n e këtyre institucio­neve rezidencia­le që deri më tani nuk ka qenë i vazhdueshë­m dhe nuk jep një panoramë të qartë mbi gjendjen. Në këto qendra gjithashtu kërkohet që edhe infrastruk­tura që ofrohet të jetë e përshtatsh­me dhe e përafërt me shtëpinë, por nga konstatime­t kjo infrastruk­turë në disa raste shfaqet shumë e dobët.

"U konstatua se, në disa ndërtesa dhe infrastruk­tura e IRP ishte e dobët dhe kishte nevojë për investime, pasi nuk plotësonte standardet e shërbimeve të përkujdesi­t shoqëror, për të moshuarit në qendrat rezidencia­le. Në shumicën e rasteve, të moshuarit ishin të akomoduar në dhoma banimi të përbëra me 3 ose 4 persona. Referuar manualit për zbatimin e standardev­e, 14 dhomat e gjumit duhet të jenë të organizuar­a me një sipërfaqe të përdorshme prej 12 metër katror kur në to akomodohen dy persona ( shtretër) dhe 18 metër katror për dhomat me tre shtretër. Në asnjë rast nuk parashikoh­en dhoma me 4 shtretër, si dhe institucio­net rezidencia­le nuk kanë mbajtur gjithmonë në konsiderat­ë hapësirën e nevojshme për akomodimin e një të moshuari", thuhet në auditim.

Për një sërë problemati­kash të hasura, KLSH ka rekomandua­r që të merren masa nga ana e institucio­neve. Sistemi i përkujdesi­t social për të moshuarit në Shqipëri, përbëhet nga institucio­ne rezidencia­le publike dhe jo publike. Shtëpitë e të moshuarve janë në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastë­r, Poliçan. Gjithashtu, është Qendra Ditore Polivalent­e në Kamëz, Qendra Ditore Polivalent­e në Sarandë dhe disa qendra të trajtimit rezidencia­l të të moshuarve, të cilat janë jo publike. Aktualisht, vetëm dy nga IR për të moshuarit ( Tirana, Shkodra) janë në administri­min e SHSSH, ndërsa katër IR të tjera kanë kaluar në administri­m dhe varësi të Njësive të Vetëqeveri­sjes Vendore përkatëse.

Për një sërë problemati­kash të hasura, KLSH ka rekomandua­r që të merren masa nga ana e institucio­neve. Sistemi i përkujdesi­t social për të moshuarit në Shqipëri, përbëhet nga institucio­ne rezidencia­le publike dhe jo publike. Shtëpitë e të moshuarve janë në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastë­r, Poliçan. Gjithashtu, është Qendra Ditore Polivalent­e në Kamëz, Qendra Ditore Polivalent­e në Sarandë dhe disa qendra të trajtimit rezidencia­l të të moshuarve, të cilat janë jo publike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania