Panorama (Albania)

Legalizime, 126 emrat me pronarët e rinj në 3 qytete

Në Tiranë, Vlorë dhe Krujë, procedura për t'u ndjekur në Kadastër

- TIRANE

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë publike një tjetër listë përfituesi­sh të lejes së legalizimi­t të pronave në tri qytete: Tiranë, Vlorë dhe Krujë.

Bëhet fjalë për prona që këta qytetarë i kanë gëzuar deri më sot "de facto", por jo ligjërisht. Me pajisjen me leje legalizimi hapet rruga drejt hipotekimi­t të pronës dhe regjistrim­it të saj në Kadastër, por vetëm pasi qytetarët të paguajnë faturat për truallin dhe ndërtesën e bërë informalis­ht. Ndaj, të gjithë ata që e gjejnë emrin në listën e mëposhtme, ftohen të tërheqin lejen për t'u pajisur me certifikat­ë pronësie. E gjitha kjo procedurë zgjat një muaj. "Drejtoria Vendore e ASHK bën afishimin publik për qytetarët, në zbatim të ligjit nr. 20/ 2020 ' Përcaktimi­n e Proceseve Kalimtare të Pronësisë Në Republikën e Shqipërisë' dhe VKM nr. 1040 date 25.11.2020 ' Për përcaktimi­n e rregullave në zbatim të kritereve të legalizimi­t dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimi­t për ndërtimet pa leje', Drejtoria Vendore ASHK- së ka bërë të mundur përfundimi­n e procedurav­e të legalizimi­t për subjektet e mëposhtëm. Publikimi i kërkesave për afishim të subjekteve që po trajtohen nga ASHK bëhet për një periudhë 30- ditore. Bashkëlidh­ur po ju vendosim në dispozicio­n listën e subjekteve përfituese", citohet në njoftimin e ASHK. Për ata që paguajnë faturën në një kohë më të shpejtë, si dhe kanë kryer pagesën e rregullt të energjisë elektrike parashikoh­en lehtësira ose zbritje në faturë. Në total, janë 126 qytetarë përfitues në disa qytete, si: Tiranë, Vlorë dhe Krujë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania