Panorama (Albania)

Erjola pranë lidhjes me Silvin, por miqtë i zbulojnë të dashurin reper

-

Ish- banorja e "Big Brother VIP" Dea Vieri dhe ishopinion­isti Bledi Mane, teksa ishin të ftuar tek "E diell" kanë treguar se Erjola Doçi është në një lidhje jashtë shtëpisë. Bledi tha se i dashuri i moderatore­s është një reper, i cili jeton në Gjermani, ndërsa sipas Deas, ai gjithashtu është shoku i Bardhit. "Kur ka hyrë Erjola mua mu duk sikur Romeos po i bënin sytë xixa, se Erjola është një femër seksi, provokuese. Kur hynte ajo në pishinë… Unë me Romeon e kam parë Erjolën. Erjola ka një lidhje jashtë. Mendoj që do të futet aty në ' Big Brother' ishalla. Edhe shok i Bardhit". Megjithatë, shoku i ngushtë i Erjolës, Ronaldo Sharka, i cili ishte i pranishëm nuk ka reaguar në lidhje me këto deklarata. Ndërkohë, moderatorj­a Erjola Doçi ka treguar se është e gatshme të gjejë dashurinë brenda shtëpisë së "Big Brother VIP". Gjatë një bisede me Roza Latin, banorja u shpreh se Silvi Forte i duket një djalë shumë i mirë dhe me vlera, teksa tha që duhet edhe të luajë më shumë, pasi nëse mes tyre do ketë diçka më shumë, konkurrent­ët e tjerë do ta shikojnë atë vetëm në këtë aspekt dhe jo në varë". Gjatë një bisede me Roza Latin, banorja u shpreh se Silvi Forte i duket një djalë shumë i mirë dhe me vlera, teksa tha që duhet edhe të luajë më shumë, pasi nëse mes tyre do ketë diçka më shumë, konkurrent­ët e tjerë do ta shikojnë atë vetëm në këtë aspekt dhe jo në varësi të lojës së tij. "Këto dy ditë kanë qenë pse jo. Nëse shkon natyrshëm gjëja me kënaqësi, prandaj po i paraprijë që të mos shkojnë gjërat keq. si të lojës së tij. "Këto dy ditë kanë qenë pse jo. Nëse shkon natyrshëm gjëja me kënaqësi, prandaj po i paraprijë që të mos shkojnë gjërat keq. Silvi më duket një djalë shumë me vlera dhe e vlerësoj, por nga ana tjetër, unë i them që të luajë edhe lojën e tij sepse një djalë si Silvi mund t'i bëjë dy gjëra paralelish­t. Thjesht unë të them që ta shfaqësh edhe veten në disa aspekte të tjera, sepse duke i njohur banorët më shumë të përdorin pikërisht këtë, siç një ditë më parë thanë ua sa shkoni bashkë", u shpreh ajo. Banorja e edicionit të tretë të "Big Brother Vip Albania", Erjola Doçi është njëra ndër banoret më të komentuara të këtij edicioni për shkak të debateve të shumta me banorët e shtëpisë. Burime për "Iconstyle" kanë zbuluar se Erjola Doçi është në një lidhje me reperin e njohur kosovar, Azet. Në një video të publikuar, shihet dyshja krahë njëri- tjetrit. Erjola gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme deri tani ka qenë shumë diskrete sa i takon jetës private, madje shumë pak kemi mësuar edhe për familjen e saj. Nuk dihet sesa kohë kanë që janë në një lidhje, por nga sa shohim në video dyshja duken shumë të lumtur krahë njëri- tjetrit. Ndërkohë që miqtë e saj flasin për një raport me një reper të njohur, të gjitha dyshimet të çojnë tek Azet. Megjithatë, në ditët në vijim më shumë detaje pritet të zbulohen në lidhje me jetën e saj private, që gjithnjë ka qenë shumë e komentuar në rrjetet sociale, por jo vetëm.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania