Panorama (Albania)

Bardhi i dashuruar me Sarën? Banorët ngrenë dyshimet: Po e bën për lojë

-

Një debat me tone të larta është bërë mbrëmjen e së dielës mes Sarës dhe Françeskës. Gjithçka nisi një debat për punët e shtëpisë, por vajzat shumë shpejt u përfshinë edhe në një përplasje të fortë fizike. Për këtë ndodhi aspak të këndshme, në shtëpinë e "Big Brother" mbërriti edhe një zarf i zi, ku vendimi do të komunikohe­t mbrëmjen e së martës. Por, teksa situata ishte e nxehtë, të gjithëve iu ra në sy reagimi i Bardhit. Reperi normalisht që u rendit në krah të atyre që mbështeti Sarën, madje jo vetëm kaq. Në një moment, ku Sara ishte në lot për gjithçka çfarë ndodhi, reperi iu afrua dhe zbuloi se ajo do të ishte nëna e fëmijëve të tij në të ardhmen. Një deklaratë kjo e fortë, çfarë nënkupton se ajo është mëse i dashuruar me modelen dhe se raporti mes tyre është sa i vërtet aq edhe serioz. Por, duket se disa prej banorëve, për herë të parë kanë qenë skeptikë për vërtetësin­ë e ndjenjave të tij, karshi Sarës. Roza Lati, Sara Karaj dhe Silvi Forte ditën e djeshme kanë analizuar lojën e çiftit Sara- Bardhi. Konkurrent­ët treguan se kanë dyshime që këngëtari nuk është aq naiv, teksa Roza u shpreh se ai mund të jetë duke përdor modelen për lojë pasi Bradhi nuk është në atë fazë të dashurisë që nuk shikon asgjë. "Nuk e di nëse Bardhi është në atë fazën e dashurisë dhe nuk shikon asgjë tjetër. Sara e ka thënë hapur fare që unë shikoj interesin tim dhe jo interesin e tij. Kur ishte muhabeti i dasmës tha ' si të dal unë, po pastaj çfarë do të bëj ky këtu? Asgjë s'do bëjë'", u shpreh Silvi. Ndërkohë, dyshime kishte edhe Roza. "Nuk e di a është në atë fazë të dashurisë apo në fazën që dëshiron të qëndrojë sa më gjatë. Kam përshtypje­n se ai është aq i zgjuar sa sheh. Ai ka hyrë në ' Big Brother' dhe nuk dëshiron që të dalë si i paaftë, por dëshiron që të qëndrojë shumë gjatë. Ka këtë… Dhe po kapërdin disa gjëra. Mbase nuk ia merr mendja që edhe mund të gjykohesh si burrë pa këllqe. Të rrish gojëmbyllu­r ti. I vjen droni nga ishi dhe shkon e përqafon dhe e puth", u shpreh konkurrent­ja.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania