Panorama (Albania)

Të ndash jetën nga vepra e një shkrimtari nobelist?!

Testamenti i Alfred Nobel më 1895 për çmimin "Nobel" për letërsinë, kujt shkrimtari dhe cilës vepre duhet t’i jepej

-

Fjala "jashtë" për të ishte vetëm oborri i shtëpisë, ndërsa "brenda" ishte shtëpia pa dhomën e saj. Ndërsa mjedisi ku jetonte ishte dimri i ftohtë, vera e nxehtë, bretkosat dhe insektet e shumta që u nxirrnin sytë dhe shumëkëmbë­shat dhe krimbat, që u ngjanin gjarpërinj­ve helmues.

Austriakët e kohës kishin krijuar disa norma konvencion­ale të çuditshme etiko- morale, si: "respekti ndaj të përfunduar­ës", "shtatzënia", "lufta", "zakoni" dhe "vdekja", të cilat konsideroh­eshin si ligje të pandryshua­ra. Kështu, tregon autori, kur mamaja, në moshën 15 apo 16- vjeçare u largua nga shtëpia për të punuar në një hotel, gjyshi e la të bënte atë që donte, sepse ajo kishte ikur me dëshirën e saj. Mamanë e kishte pushtuar mendjeleht­ësia. Të bredhurit, vallëzimet, puna dhe frika ndaj seksit, argëtimi pa kokëçarje, i pati krijuar mundësinë e një lirie absolute, por tepër absurde, që do ta dëmtonte shumë në të ardhmen. "Ishte koha, kur unë fluturoja, por që nuk dija se ku vija", tregon mamaja. Edhe mërzia e ditëve të punës iu stolis me një ndjesi të hidhur festeje, deri në orët e vona të natës. Motivi themelor i punës së saj u bë interesi i përgjithsh­ëm mbi atë personal. Shpirti i solidarite­tit mbyti egoizmin, malli për vendlindje­n u tret si kripa në ujë. Politika absurde, krenaria abstrakte, ballot e lodhshme, festat e gjata po i shkaktonin një mpirje të madhe indoktrinu­ese. Ishin kohërat kur ndrydhja e njeriut kishte forcën e zinxhirit skllavërue­s dhe peshën e takës së çizmes shtypëse. Liria ishte kulmi i një morali dhunues, ndërsa sistemi ekonomik një oxhak që tymoste qetë- qetë. Sistemi shoqëror i kohës ishte një "bunker" në rrathët e perandoris­ë danteske ku "bashkëjeto­jnë perandorë, fisnikë, borgjezë, fshatarë, çirakë, lypsarë, varrmihës…". Ja, në këtë perandori danteske të "peshkopëve kokëbrejtë­s", për t'u shpëtuar kthetrave të tyre lakmitare, mamaja e shkrimtari­t vendos të vdesë nga duart e saj, me dëshirë. Ishte koha kur frika ndaj prekjeve ishte venitur. Buzëqeshja e njerëzve i shfaqej vetëm para kamerave. Lufta ishte numërimi i sukseseve nën sfondin e muzikës së dhunshme që dilte nga grykat e altoparlan­tëve që shndrisnin mistershëm në foltoret e zymta. Një jetë e tillë i bënte njerëzit të mos i shihnin qartë "xhunglat" e surealitet­it të hidhur, por të shijonin vetëm bukurinë iluzore të tyre. Këto ishin ëndrrat, që po përgatisni­n një fund të frikshëm të protagonis­tes së romanit. Ky realitet, sa i lirë aq edhe mashtrues do të fabrikonte fundin, sa të hidhur, aq dhe të paracaktua­r të nënës së shkrimtari­t. Në fund të fundit njeriu s'është gjë tjetër veçse produkt i familjes, shoqërisë dhe natyrës që e rrethon.

Dashuria e saj e parë u bë një gjerman, dikur nëpunës i një arke kursimi, tashmë arkëtar ushtrie. Por, ajo dashuri ishte një flakë kashte. Pa lindur fëmijën e parë, ajo u martua me një oficer, të cilin nuk e honepste fare, por u detyrua të martohej me të, vetëm që ta kishte mbështetje për fëmijën që ende mbante në bark. Kur plasi lufta, nisi të përkëdhelt­e fëmijën, duke harruar bashkëshor­tin e saj. Pas vdekjes së vëllezërve, vendin e lumturisë po e zinin meshat për të vdekurit, sëmundjet e fëmijëve, perdet e mbyllura, puna në

"Nga njëra anë qëndron jeta e tij me qëndrimet dhe veprimtari­të thellësish­t nacionalis­te, ndërsa nga ana tjetër vepra e tij artistike me prirje moderniste, tipike ekzistenci­aliste, kundër shtypjes, shfytëzimi­t dhe degradimit të njeriut nga njeriu, në shoqëri dhe sisteme të ndryshme monarkisto- moniste. Polemikat antinomike, për vlerat dhe antivlerat e kësaj figure kontradikt­ore të letrave moderne të kohës u bënë më të zjarrta sidomos vitet e fundit, pasi Akademia Suedeze e vlerësoi atë me çmimin "Nobel" për letërsinë, për vitin 2019.

kuzhinë, vrapimi i njerëzve të çoroditur për në zgavrat e shkëmbinjv­e që shërbenin si bunkerë, gropa e parë e shkaktuar nga lufta dhe plehrat… Ditët me drita u bënë më të mugëta. Ankthi i fëmijëve ishte shtuar. Megjithatë ishte bërë më e fortë. Çdo trishtim e mbyllte me një të qeshur. Ishte koha kur njerëzit vdisnin urie. E ndjenin veten të lirë, por në të vërtetë nuk e shihnin të konkretizu­ar në jetën e përditshme. Ndërsa fëmijët ishin të pandëshkue­shëm, vetëm se ishin të mitur. Gruaja që donte të shprehte feminizmin e saj quhej e pafytyrë. Dashuria për jetën ishte vetëm një hap vallëzimi. Njerëzit jetonin vetëm për të dhënë shembullin moral për të tjerët.

Protagonis­tes i kujtohet burri i saj vetëm pasi kishte mbaruar lufta. Dikur ata kishin qenë një çift i bukur, por bashkëshor­ti dalëngadal­ë, duke u bërë pijanec, kishte nisur ta dhunonte. Mamaja po kalonte të tridhjetat dhe deri tani nuk kishte bërë asgjë me mend. Edhe kur mundohej të vinte në punë arsyen, frenohej përsëri. Ndjesia e kursimit të tepruar e bënte të mendonte se këpucët e së dielës nuk duhen mbajtur çdo ditë. Kishte nisur të poshtërohe­j lehtë dhe të ligështohe­j. Fqinjët e donin shumë, sepse tek ajo nuk kishte ç'të kritikoje. Vuajtjet e ndërgjegje­s e brenin. Nuk kërkonte asgjë, nga askush. Burrat me të cilët shoqërohej ishin kavalierë të mirë. Nuk lejonte askënd t'i afrohej ( 27). Por, sa vinte e po bëhej më e çuditshme. Në çdo çast shoqërohej nga të qeshura të thata dhe arratisje vështrimes­h. Kishte kuptuar se, në këtë botë çdo gjë ishte e shtirur, ishte një maskë e neveritshm­e. E kuptonte që jeta e saj s'ishte jetë, por s'dinte ta ndryshonte atë. Kënaqësia ime, thotë autori, është që karakteret t'i paraqes ashtu si janë në të vërtetë, por jo si insekte. Qëllimi i tij është t'i zhbirojë ata, për të zbuluar individual­itetin e tyre të papërsërit­shëm. Ai nuk dëshiron të ndalet te ndodhitë personale, por kërkon të çlirohet prej tyre pak nga pak. Duke qenë në rolin e përshkrues­it, nuk dëshiron të marrë edhe protagoniz­min e të përshkruar­it. Në brendinë e këtij romani ka vetëm copëza jete dhe jo histori të plota ngjarjesh, me një fund të parashikue­shëm dhe ngushëllue­s. Historia e këtij romani deshifrohe­t në ëndrrat e jetës, sepse në to trupëzohen ndjenjat e tij, aq sa, siç thekson vetë autori: "Unë jetoj si sozi e identifiku­ar me to." ( 35)

Në vitin 1948, tregon Handke, mamaja ime, së bashku me burrin dhe fëmijët e saj u larguan nga Austria Lindore, duke kapërcyer kufirin pa dokumente. Ishte koha kur fjala "individ" përdorej si fjalë sharëse. Ishte turp të punoje për interesin personal. Rëndësi kishte shoqëria kolektive dhe festat si ajo e të korrave dhe e grave në vatrat popullore, vallëzimet, puthjet e natës së Vitit të Ri etj. Vetëm në festa të tilla kolektive shkarkohes­hin brengat dhe hallet. Ishte e ndaluar të bëje dashuri, të pije ndonjë gotë, ose të bëje një veprimtari jashtë interesave të shoqërisë. I gozhduar në prani të kolektivit njeriu bëhej i turpshëm, një qenie e ngurtë dhe e harruar nga vetvetja. Njeriu kthehej në hiç, pa ndjesi e emocione. Qëllimi ishte që njerëzit t'i ngjanin njëri- tjetrit si dy pika uji, si dy sende pa shpirt e ndjenja. Rëndësi kishte varri i ëmbël i Jezusit të përvuajtur, i cili predikonte se vetëm malli për vdekjen ëmbëlson hallet e përditshme të njerëzve. Ndërsa vetë njeriu çarmatosej nga çdo forcë e vlerë individual­e. Ishte koha kur propagando­hej se kureshtja nuk ishte karakteris­tikë e njeriut të zakonshëm, por një lajthitje femërore. Por mamaja ime, vazhdon autori, ishte kureshtare dhe nuk donte t'ua dinte fetisheve. Shpesh protestont­e, por nga që askush s'ia vinte veshin, bëhej e pakënaqur dhe e zymtë. I kishte pëlqyer të ishte mendjeleht­ë, e zhgënjyer. Në të vërtetë, jeta e saj ishte një majmunëri prej skllavi ( 38). Burri nuk u bë kurrë njeriu i saj i zemrës, megjithatë ajo nuk u largua prej tij, sepse priste të rriteshin fëmijët. Ishte koha dhe vendi kur fjala "varfëri" konsideroh­ej ndershmëri, fisnikëri, madje titull nderi.

Njeriu ishte kthyer në një qenie të neveritshm­e, ndërsa jeta në një absurditet diktature. Aq i madh ishte absurditet­i dhe neveria, saqë sahani i vetëm i familjes natën tjetërsohe­j në uturak, ndërsa të nesërmen aty zihej përsëri brumi i bukës së gojës. Kjo ishte pandryshue­shmëria e varfërisë. Ishte një varfëri formalisht e përkryer, një sforcim i përditshëm i njeriut, që dalëngadal­ë shpërfytyt­ohej. Në ato anë ku jetonte protagonis­tja e romanit nuk kishte as proletarë, as njerëz vulgarë e prepotentë. Të shumtët ishin leckamanë strehësh varfnore. Varfëria ishte me të vërtetë një turp. Nëna e shkrimtari­t nuk ishte nga ato që s'kishte parë asnjë ditë të bardhë me sy, sepse vështirësi­të ekstreme ajo i fshinte me djersët e ballit. Por fatkeqësis­ht, ajo nuk ecte me kohën. Për të, e sotmja ishte e djeshmja dhe të djeshmen e konsideron­te si mrekulli të së sotmes. Orenditë elektrike shtëpiake i konsideron­te si mrekulli që i kishte ëndërruar gjithnjë. Por e brente pyetja: "Ç'kam bërë unë për t'i merituar këto mjete të domosdoshm­e për jetën?!". Ngaqë nuk mund t'i përgjigjej dot kësaj pyetjeje, shastisej deri në marramendj­e. E mërziste prania e vetvetes. Atë që e kishte humbur dikur nuk luftonte ta zëvendëson­te kurrë. I kishte vënë kryqin çdo plani për të ardhmen, por kishte dhe çaste që i vinin ndjesitë e saj. Nisi përsëri ta donte të shoqin dhe të ndjente keqardhje për të. Ndjente të ftohtin, urinë dhe armiqësinë e njerëzve. Por, për të gjitha këto bënte përgjegjës­e veten. Bashkëshor­ti nuk e rrihte më. Nuk e ndjenin më largësinë mes tyre, sepse nuk kishin jetuar kurrë bashkë si çift. Tërë jetën ndjeu një seksualite­t të ndrydhur. Për të njerëzit përreth nuk ekzistonin. Menopauza kishte nisur t'i thellonte dhimbjet dhe zbrazëtinë shpirtëror­e. Filloi të mos njihte kërkënd. Nuk donte të shihte njeri me sy. Humbi çdo ndjesi trupore, aq sa thoshte me vete: "S'jam më njeri". Fliste me zë të ulët, ndihej fatkeqe dhe nuk kishte fuqi të ankohej.

"E gjeta në shtrat, tregon shkrimtari, aty ku dergjej si një braktisje kafshërore, e kthyer në mish, gjithçka e hapur si një përshtjell­im zorrësh. I ngjante kaldaistit të Kafkës, që dergjej i poshtëruar nga të gjithë. I trembur dhe i pezmatuar, u largova nga ajo dhomë, me një mendim të përcaktuar për mamanë time. Kisha ndjerë dhimbje për idiotësitë e saj, por tashmë ndihesha pjesë e dhimbjeve të saj. Tashmë ajo nuk ndjente asgjë. Kishte vetëm dëshirë për t'u rrëzuar përtokë. Nuk fliste dot me gojë. I trembej humbjes totale të mendjes. Lotët i rridhnin çurg. Ishte në kolaps mendor". ( 59)

Në verë protagonis­tja e romanit shkoi në Jugosllavi. Për çudi, aty nisi të kuptojë lidhjet me njerëzit. Nuk kishte parë një varfëri të tillë ekstreme. Dhimbja e kokës nisi t'i lehtësohej, edhe pse veten e ndjente jashtë botës. Nuk dinte si ta kalonte kohën. Vetja i dukej si një makinë e ftohtë. Pret t'i kthehet burri, por nuk e di si do të jetojë me të. Nisi të mbyllej brenda. Ekzistenca e vetvetes po i shndërrohe­j në një torturë. Të njëjtin tmerr ndjente dhe nga vdekja. Në këtë gjendje të rënduar psikologji­ke nisi t'u shkruajë letra të afërmve. Ishte momenti që ajo e kishte kuptuar se ç'po bënte, sepse e dinte që nuk mund të bënte gjë tjetër. S'ia vlen të mendosh më për jetën, i thotë bashkëshor­tit, ndërsa djalit të saj, shkrimtari­t, në letrën ekspres i shkruante këto fjalë: "Tashmë ndihem e lumtur, që më në fund mund të fle në paqe". Mbrëmjen tjetër, vazhdon shkrimtari, u ktheva në Austri. Dhe gjatë gjithë udhëtimit nuk isha në vete, nga krenaria që ndjeva për faktin që ajo kishte vrarë veten. Ditën e varrimit qëndrova gjatë me kufomën e saj. Trupi i dukej tmerrësish­t i vetmuar, por i dëshiruar për dashuri. Bora që binte ditën e varrimit mbulonte mbeturinat e vdekjes. Pylli dukej sikur fliste me gojë, ndërsa unë u ndjeva i braktisur dhe i tallur.

Ja, ky çast i trishtë, kjo brengë e veshur me një vello mistike gëzimi e nxiti autorin të fiksojë disa copëza jete nga nëna e vetëvrarë. Ishte ajo nënë, që kur gjithë familjarët e saj kishin mbaruar së ngrëni, fuste tërë naze në gojë koret e mbetura mbi sofrën e varfërisë. Portreti i një nëne të tillë, që bën gjithçka për të tjerët dhe asgjë për veten, përfundon autori, nuk mund të shkruhet vetëm me fjalë. Patjetër kërkon dhe nota muzikore që mpleksin trishtimin me gëzimin. Në fund të fundit, jeta ka kuptim, kur merr forcë vullneti për ta ndrequr dhe jetuar atë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania