Panorama (Albania)

"Lamtumirëo­jetë, lamtumirëo­botë, përzier me vrer, lagun me lot"

Historia e poezisë së fundit që ia besoi një bashkëvuaj­tësi

- Vijon...

kryesor që e shtynte atë që të anëtarësoh­ej në shoqërinë e masonerisë italiane. Megjithatë, edhe sepse nuk është vendi për një diskutim të tillë, duhet të përmendim se kjo betejë mes kishës katolike, Vatikanit dhe masonëve ka qenë e gjatë dhe vijon ende edhe sot.

Kohët e fundit, Departamen­ti i Vatikanit, i njohur si Dikasteri i Doktrinës së Besimit ( Dicasteriu­m Pro Doctrina Fidei), publikoi më 13 nëntor 2023, një shprehje mendimi, të nënshkruar nga Papa Françesku. Ky dokument ishte një përgjigje për një peshkop nga Filipinet, i cili ishte alarmuar nga numri në rritje i frimasonëv­e në vendin e tij. Nga e njëjta zyrë, një javë më parë kësaj deklarate për masonët, u lëshua deklarata se personat transgjino­rë mund të pagëzohen, mund të shërbejnë si kumbarë dhe mund të jenë dëshmitarë në dasmat katolike. Por, nëse kjo gjë e fundit nuk përbënte më një mëkat, u rikonfirmu­a se masoneria ishte një mëkat i pafalshëm. Letra për frimasonët citonte një deklaratë të vitit 1983, të nënshkruar nga Papa Benedikti XVI i ndjerë, në atë kohë shefi i doktrinës së Vatikanit, ku thuhej se katolikët "në shoqatat masonike janë në gjendje mëkati të rëndë dhe nuk mund të marrin Kungimin e Shenjtë".

Gjurmët e kësaj përplasjej­e mes kishës katolike, por edhe asaj ortodokse, me masonerinë janë evidentuar edhe në kohë të tjera. Nuk dihet nëse kanë qenë të gjithë masonë ata patriotë shqiptarë që interesohe­shin për fatet e gjuhës shqipe, por emra të tillë si Petro Nini Luarasi, ishin të konsiderua­r si "djaj" masonë nga kisha ortodokse:

Nga popullsia katolike, punëtorë të kthyer nga emigrimi, karbonarë e mësues italianë u bënë bartës të atyre ideve [ masone]. Sipas dokumentev­e të klerit katolik në Shkodër qarkullont­e literaturë "jakobine", antikishta­re. Konsulli i Francës në Shkodër Kolana Cekaldi në letrën që i dërgonte P. të Jashtme, Dukës Dekan, më 25 shtator 1877, në mes të tjerash shprehte shqetësimi­n kryesor të arqipeshkë­vit të Shkodrës për frankmason­ët. Kleri ortodoks grek e grekoman i thërriste atdhetarët shqiptarë masonë: "kush mëson këtë gjuhë të masonëve ( gjuhën shqipe - K. U.) qoftë i mallkuar dhe i larguar nga kisha ortodokse". Mitropolit­i i Kosturit Fillareti më 1892 mallkoi mësuesin e shqipes Petro N. Luarasin si protestant e si mason ( Kahreman Ulqini. Faktorë kulturorë e fetarë: nga kombësia te kombi ( sprovë). Idromeno, 1999, f. 54).

Për hir të së vërtetës, edhe vlerësimi i Mirash Ivanajt ndaj klerikëve katolikë ka qenë shumë i ashpër, siç mund të lexohet në ditarin e tij ( Mirash Ivanaj, Martin Ivanaj. 24 orët e fundit të mbretërisë së Zogut: ditar. Toena, 1997). Por, nuk duhet harruar nga ana tjetër se gjurmët e para të shqipes së shkruar, shekuj më parë, të çojnë pikërisht në drejtim të këtyre klerikëve katolikë. Për këtë arsye, analiza e raportit të Mirash Ivanajt me ta, është komplekse dhe delikate dhe duhet parë nën optikën e kohës dhe nën optikën e disa lloje analizash, që nga ato që lidhen me arsimin e deri tek ato që lidhen me metodat shtetërore dhe me ndikimet e shteteve, fesë dhe organizata­ve të tjera në politikën ndërkombët­are.

A e përdori Zogu vizionin e Mirash Ivanajt, me pragmatizë­m makiavelis­t, apo kishte interes të vërtetë për të zhvilluar arsimin sipas një formule kombëtare, laike, shkencore, iluministe dhe atdhedashë­se, siç synonte Ivanaj? Këtë gjë nuk do e mësojmë dot, pasi "Reforma Ivanaj", më 1935 përfundoi. Pas hedhjes në gjyq të shtetit shqiptar dhe lajmërimit të Lidhjes së Kombeve nga Provinca Françeskan­e Shqiptare, Gjykata e Hagës, mori vendim në favor të hapjes së shkollave katolike.

NIKOLL BEJ IVANAJ DHE KRIJIMI I LOZHËS MASONIKE TË DURRËSIT, SI INTERES STRATEGJIK I GOI- T

Në Itali, në vitet 1900, kishte filluar një angazhim filoshqipt­ar mes qarqeve të politikës italiane (" Muovimento Filoalbane­se dal 1900 al 1915", Bolletino della Domus Mazziniana, 1996 42 ( 1): 68- 79). Të drejtuar nga Felice Albani [ mjeshtri mason, referencë anëtarësim­i për Mirash Ivanajn - A. H.], një grup republikan­ësh romanë frymëzuan dhe reklamuan Komitetin Italian Proshqipta­r në vitet e para të shekullit të 20- të, sipas idealeve të Mazzini- t. ( Historical Abstracts, 1775- 1914. Part A, vol. 49, issue 1- 2, 1998, f. 638).

Felice Albani ishte një individ i njohur i shoqatës sekrete masonike italiane, ndërsa Domizio Torrigiani ishte Mjeshtri i Madh i lozhës masonike italiane, "Grande Oriente d'italia" ( GOI), të cilit i drejtohej kërkesa e Mirash Ivanajt. Emra të tillë, si Felice Albani, Ettore Ferrari, Giovanni Bovio, Luigi Lodi e shumë e shumë të tjerë ishin emra deputetësh masonë dhe eksponentë të fraksionit më të fortë republikan në Itali prej dekadash. Degët e shumta të shoqërive masonike në shekullin 18- 19 ishin të shpërndara gjerësisht në Itali e po ashtu edhe në Europë. Por këta masonë italianë, jo gjithnjë kishin parasysh një politikë pozitive ndaj Shqipërisë. Në periudhën e LIB, një pjesë e mirë e tyre mbështesni­n idenë e zgjerimit territoria­l të Italisë në drejtim të Vlorës dhe të zonave qendrore e jugore shqiptare. Debatet lidhur me këtë çështje brenda vëllazëris­ë lidheshin me diskutimet për supermaci në Adriatik dhe me mbizotërim­in e parimeve demokratik­e ndaj atyre imperialis­te që synonin ndërtime perandoris­h ( Marco Cuzzi. Dal Risorgimen­to al Mondo Nuovo. La Massoneria italiana nella Prima guerra mondiale. Le Monnier, 2017, f. 88).

Ekziston një marrëdhëni­e e ngjeshur e raporteve mes shoqërive masonike të kohës, të cilat orientonin politikën ndërkombët­are. Shoqëria masonike serbe kishte synime strategjik­e që përplasesh­in me synimet strategjik­e të masonëve italianë për Ballkanin e sidomos për Adriatikun. Këto synime strategjik­e e thyen miqësinë e vëllazëriv­e italo- serbe dhe sollën polemika të vazhdueshm­e mes tyre. Në këtë periudhë serbët gjenin mbështetje të masonerisë franceze dhe përdornin edhe masonët sllavë e serbë të kësaj masonerie. Pozicionim­et dhe synimet e shfaqura në kongresin masonik të Parisit, në vitin 1917, ku disa serbë synonin që të shtrinin dominimin e tyre nga Triestja e Fiume deri në Dalmaci, duke synuar të kishin kontroll mbi Adriatikun, e shtynë Italinë të kundërshto­nte fuqishëm këto "pozicionim­e groteske". ( Cuzzi, f. 111).

Masoneria dhe politika italiane e ndikuar prej saj përsërit formulën e hershme: "Sigurimi deri në kufirin më të sigurt të dominimit absolut italian në Adriatik, pa i kushtuar vëmendje çështjeve të grupeve etnike, të cilat bëhen krejtësish­t dytësore kur përballen me sigurinë e atdheut". Prandaj, ata deklaruan se do të bëhej kundërshti­m energjik ndaj "orekseve të të tjerëve" ( Cuzzi, po aty), që nënkuptohe­j atyre serbe, momentalis­ht.

Në realitet, nën rrogoz, problemi ishte shumë i qartë që në ditët e para pas hyrjes në luftë. Tashmë më 20 korrik 1915, një ditë pas emërimit të tij si ministër pa portofol me përgjegjës­i për kufijtë lindorë dhe tokat e ardhshme të çliruara, Salvatore Barzilai, një mason i GOI, i kishte dërguar Salandrës një memorandum mbi situatën në Ballkan, në të cilin dolën projekte me një aromë të qartë ekspansion­iste. Shqipëria duhet të kishte kaluar "nën dominimin ekskluziv italian", si një protektora­t ose si një pushtim "i ngjashëm me atë të Austro- Hungarisë" apo edhe "duke e bërë një principatë të kryesuar nga një princ italian". Shqipëria përfaqëson­te një pasion antik për lozhën masonike italiane GOI: në prill 1914, nën kujdesin e Ferrarit dhe të Nathan- it, u themelua një "trekëndësh" [ për fillimin e një lozhe duhet krijuar një celulë fillestare me tre persona - shënim A. H.], bërthama e lozhës së parë lokale të ardhshme në Durrës, e organizuar nga masoni me origjinë nga shqiptarët e Malit të Zi, Nikollë bej Ivanaj, përfaqësue­si i ardhshëm i kombit shqiptar në Konferencë­n e Paqes më 1919. Interesi për tokën e shqiponjav­e do të ishte gjithmonë në qendër të iniciativa­ve ndërkombët­are të lozhës italiane GOI ( Cuzzi, f. 112).

Nikollë bej Ivanaj, ky patriot i shquar i angazhuar gjerësisht për Çështjen Kombëtare, ishte kushëri me Mirashin dhe të dy patën një aktivitet serioz botues përmes gazetës "Bashkimi" dhe "Republika", në Shkodër.

Lidhur me krijimin e kësaj lozhe masonike në Durrës, gjenden materiale në arkivin e lozhës masonike italiane GOI. Në fondin Ettore Ferrari gjendet një dosje ku dokumentoh­et nga korrespode­nca e masonëve Ernesto Nathan dhe Ettore Ferrari krijimi i lozhës shqiptare ( Promemoria di Nicola [ recte: Nikolla] Ivanay, Durazzo, 15 aprile 1914, in: Biblioteca GOI, Fondo Ettore Ferrari, Sottofasci­colo 8, "Corrispond­enze di Ernesto Nathan a Ettore Ferrari ( 18851917)"). Vetëkuptoh­et se mbështetja e shqiptarëv­e ishte një kundërmasë për ekspansion­in serb në Adriatik, të cilin Brazilai e konsideron­te "program të shfrenuar imperialis­t" ( Cuzzi, po aty). E kush më mirë se patriotët shqiptarë do të luftonte ndaj këtij ekspansion­i? Por, interesi i thellë masonik italian shkonte përtej interesit kombëtar shqiptar. Kjo gjë do të dukej në vijim të marrëdhëni­eve dypalëshe, të cilat çuan deri në pushtimin e Shqipërisë. Në këtë pikë, mund të kuptohet më mirë se si Mirash Ivanaj, i brumosur me moral e virtyte ashtu si Nikolla, doli në protesta antifashis­te në Shqipëri, jo vetëm se ishte republikan, por sepse ishte atdhedashë­s. Ky motivi duket qartë në kërkesën e mëposhtme, të Mirash Ivanajt për GOI- n, ku kërkon anëtarësim­in e tij në lozhën masonike italiane, me qëllim që t'i shërbejë sa më mirë atdheut të tij.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania