Panorama (Albania)

Sapun patriotik

-

Dikush që kishte qenë ca ditë në Kosovë, ma shiti një sapun “të jashtëm”, që e kishte pru prej andej. Me ta blerë sapunin kosovar, vendosa t’ia jap dikujt që i lipset më tepër, një femre. Ia dhurova sapunin kosovar një mikeshe. Mikesha, me të marrë sapunin, u mrryl. “Nuk jam unë ndonjë pisanjose – tha - që për t’u larë i duhet një sapun, aq më pak kosovar”. Dhe e hodhi tutje sapunin patriotik. E mori sapunin një kalimtar. Pasi e këqyri, vendosi t’ia jepte për 8 Mars gruas që kish’ nisur të vinte era përç. Por u pendua. Kujtoi se gruaja spiune dhe llapaqene do ngrihej në mbledhjen e kolektivit: “Shokë, ju kam sjellë një sapun kosovar. Ma dha burri. S’di ku e gjeti. Na rruashin sakrificat sublime që bëjmë nëpër ara, fabrika, kantiere, kur jemi katandisur të mbajmë në gjirin tonë gjarpërinj si burri im, që merret me sapunra nga vende të largëta si Kosova. Hidhjani hekurat qenit”. Në pamundësi me ia dhënë sapunin gruas, mendoi t’ia jepte dashnores. Nga inati që dashnore s’kishte, e hodhi sapunin nga dritarja. Sapunin kosovar hedhur në trotuar u ul e mori një qeflie. “Po sikur - tha me vete qeflia - ardhjen në Shqipëri të sapunit kosovar ta ketë organizuar për qëllime të errëta UDB- ja dhe Sigurimi, ose të dy bashkë? Në cilën vërrë të futem unë e mjera pastaj”? E mbajti t’ia japë sapunin heroik një mikeshës së vet, që s’e vriste fort menien për udbëra dhe sigurima. Mikeshës i erdhi mirë që tjetra u kujtu për të. Por pas pak e mblodhi veten. I erdhi në men një ishdashnor, që sot e kësaj dite ishte në burg për shkak të një prerëse thonjsh që ia kishte dhuruar pikërisht një kosovar. Një ditë, ish- dashnorit, Sigurimi ia zbrazi xhepat dhe ia sekuestroi një prerëse thonjsh. Thonj, çelik,

Kur të vijë demokracia, do lahemi me shumë sapuna, por do dukemi të gjitha të njëllojta. Prandaj preferoj Rrogozhinë­n para Kosovës dhe këtë sapun sa të këndshëm dhe të dyshimtë, do ia shes atij që i duhet. Një kokpalari në Tiranë”. E kishte fjalën për mua. S’mund t’ia prishja qejfin profetes që po pres dita me dit të më thotë kur do nisë Lufta e Tretë Botërore. Sapunin patriotik kosovar që nuk lau asnjë shqiptar, e bleva për të dytën herë

limë, thikë, prerje, Sigurimi, me të drejtë, i interpreto­i si, respektivi­sht: kthetra grabitqare, ekonomi në krizë, bllokadë, thikë pas shpine, prerje marrëdhëni­esh diplomatik­e. Nji ta rras mrena për agjitacion e propagandë. Nuk ngatërrohe­m me kët muhabet. Mikesha e la sapunin kosovar në një qosh. Nga qoshi, sapunin kosovar e mori një komshie. “Më mirë të kisha gjet ndonjë lines, a një palë lidhësa këpucësh, një pjatë pasul, por edhe një birrë ‘ Peja’ nga Kosova e kisha pranu. Nuk e du këtë sapun qesharak që mbahet për patriotik. Do ia jap një pisanjosi që më ka qef”, - tha komshia. Pisanjosi qefli, me ta marrë sapunin kosovar, në vend që të lahej, nisi nga arsyetimet: “Ky send i quajtur sapun, ardhur nga bota e tretë së cilës Kosova i përket, me paketim të tepërt dhe aromë të ekzagjerua­r, ndoshta është i nevojshëm, madje dhe i domosdoshë­m, për një prishtinal­i, një prizrenali, një gjakovar, si dhe një parizien apo një londinez, por nuk ka lidhje me jetën e përkorë të një proletari shqiptar, që fle nën batanije të pista pa hequr kominoshet. Po sikur ky sapun në dukje i pafajshëm, me etiketë të bukur dhe aromë të këndshme të jetë produkt i ndonjë krimi, a ndonjë skeme policore”? As pisanjosi nuk e mori sapunin. E futi në xhep. E hodhi te një kazan plehrash. Ku nuk i shpëtoi syrit vigjilent të një eksplorato­ri kazanësh, i cili me marifet, atë sapun ia shiti lirë një zuske. “Sa i butë, i bukur, sa i mirë ky sapun - tha zuska. - Jemi la gjithë jetën me sapun Rrogozhine që na e ka mbulu lëkurën me harta. Na ka bërë të dukemi njëra si Afrika tjetra si Australia. Dhe na e ka gërry surratin, na e ka bo si kalldrëm Berati”. Pastaj erdhi në vete. Tha me vete zuska: “Pasi ta nuhasin aromën e veçantë të këtij sapuni kosovar, ata që më rrinë rrotull, të lumturuar se u erdhi dita të ma bëjnë varrin, do më pyesin: - Ku e ke gjetur këtë sapun revizionis­t? Cili armik ta dhuroi? Me cilën ambasadë je lidhur etj., etj. Jo, jo, nuk e dua këtë sapun dredharak”. Dhe e la mbi banakun ku piu kafen. Nga banaku sapunin kosovar e rrëmbeu një lozonjare. “Kosovarët nuk dinë me bo sapun - tha lozonjarja - kosovarët i ke për me bo Pasul, e shumta ndonjë suxhuk me spec djegs. Njoh njërin – tha - që këtë sapun e meriton”. Dhe sapunin kosovar ia dhuroi një spiuni shqiptar. Spiuni, për me gjet cila mund të ishte simbolika e fshehtë e këtij sapuni në dukje paqësor, nisi t’ia analizojë me kujdes formën, përbërjen, dimensione­t, ambalazhin. Në fund, tha shkurt: “Kot, për qef, i hyra kësaj analize. Nuk më lypset sapuni. Ma ka la e ma ka shpla e ma ka tha e ma ka boshatis trurin Sigurimi. Do ia jap këtë sapun një magjistare­je”. Me ta marrë sapunin kosovar, magjistarj­a profetizoi: “1 sapun Rrogozhine na ka bërë ne femrat shqiptare të gjitha të ndryshme nga njëra- tjetra. Kur të vijë demokracia, do lahemi me shumë sapuna, por do dukemi të gjitha të njëllojta. Prandaj preferoj Rrogozhinë­n para Kosovës dhe këtë sapun sa të këndshëm dhe të dyshimtë, do ia shes atij që i duhet. Një kokpalari në Tiranë”. E kishte fjalën për mua. S’mund t’ia prishja qejfin profetes që po pres dita me dit të më thotë kur do nisë Lufta e Tretë Botërore. Sapunin patriotik kosovar që nuk lau asnjë shqiptar, e bleva për të dytën herë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania