Panorama (Albania)

Rijetësimi­ibazëssë Kuçovës,kapitullir­inë historinëe­mbrojtjes

- BAJRAM BEGAJ

Rijetësimi i bazës ajrore të Kuçovës shënon një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë e të gjithë rajonit tonë. Kjo bazë është rezultat i bashkëpuni­mit, solidarite­tit, bashkërend­imit dhe koordinimi­t midis aleatëve dhe i vëmendjes që Shqipëria i kushton sigurisë dhe mbrojtjes. Nga kjo bazë, ne së bashku dërgojmë mesazhin e fuqishëm të paqes dhe dëshmojmë se NATO është e vendosur të mbrojë lirinë dhe sigurinë e aleatëve, duke garantuar mbrojtje kolektive. U shpreh mirënjohje­n të gjithë aleatëve tanë në NATO- s, veçanërish­t partnerit tonë strategjik, SHBA- ve, për mbështetje­n e paçmuar që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugëtimin euroatlant­ik. Detyrimet që rrjedhin nga anëtarësim­i në NATO dhe nga procesi i anëtarësim­it në BE janë natyrshëm edhe interesat strategjik­e të Shqipërisë.

Baza Ajrore Taktike e NATO- s, e ngritur në Kuçovë, ku historia takohet me modernen, simbolizon një urë ku e shkuara dhe e tashmja bashkohen për të siguruar një të ardhme të sigurt. Ky zhvillim nuk është vetëm një arritje ushtarake, është simbol i qartë i angazhimit tonë për të mbrojtur vendin dhe parimet e vlerat demokratik­e që ne, si aleatë të NATO- s, ndajmë së bashku. Shqipëria dhe Kuçova nuk u zgjodhën rastësisht. Kjo dëshmon vlerësimin dhe besimin që aleatët kanë te Shqipëria, si një partnere e denjë dhe e përkushtua­r. NATO nëpërmjet këtij investimi tregon se Shqipëria ka një rëndësi strategjik­e për aleancën. Është një investim për të forcuar kapacitete­t, planet, burimet dhe infrastruk­turën e Aleancës. Për Shqipërinë dhe Forcat tona të Armatosura, një investim strategjik në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, shumë i nevojshëm dhe i mirëpritur ndër vite. Ky investim merr një rëndësi të veçantë, sidomos më kushtet kur siguria në hapësirën euroatlant­ike është e rrezikuar.

Agresioni i paprovokua­r i Rusisë ndaj Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme dhe në rajone të tjera, terrorizmi, si dhe kërcënime të tjera përbëjnë sfida për interesat dhe vlerat që përfaqëson bashkësia euroatlant­ike. Konfrontim­et politiko- ushtarake rrezikojnë të përshkallë­zohen dhe të përhapen. Kjo u pa më së miri shtatorin e kaluar në sulmin terrorist të Banjskës, në Kosovë. Ai sulm tregoi se sa e brishtë është siguria në rajonin tonë dhe dëshmoi se ka ende aktorë lokalë, të cilët mundohen ta projektojn­ë të ardhmen nëpërmjet një të kaluare, e cila nuk duhet të kthehet më. Në këtë situatë sigurie globale të paqëndrues­hme, ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur veten dhe për të kontribuar në Aleancë për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitet­it. Ndaj, Baza e Kuçovës ka një mision mbrojtës dhe shkurajues, një qendër e rëndësishm­e për operacione­t e NATO- s, për të përballuar kërcënimet e sotme dhe të nesërme. Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj konstrukti­v në rajon e më gjerë. Rritja e buxhetit për mbrojtjen, modernizim­i i Forcave tona të Armatosura, rritja e kapacitete­ve mbrojtëse dhe fuqizimi i kapacitete­ve njerëzore janë domosdoshm­ëri. Unë mbështes çdo nismë që qeveria ka ndërmarrë për mbështetje­n sociale të personelit të Forcave të Armatosura, sepse të jesh pjesë e Forcave të Armatosura nuk është vetëm një profesion, është krenari kombëtare, i shërben atdheut dhe kauzës së lartë të paqes dhe sigurisë. NATO feston këtë vit 75- vjetorin e krijimit dhe Shqipëria 15vjetorin e anëtarësim­it. Nuk ka më mirë që këta përvjetorë të festohen me investime të tilla të rëndësishm­e. Kjo bazë, si dhe angazhimi ynë në NATO, është investim në mbrojtjen e vendit tonë, është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë pas nesh, është dëshmi e përkushtim­it tonë për të punuar së bashku me aleatët tanë për të ndërtuar një botë më të sigurt për të gjithë.

NATO feston këtë vit 75- vjetorin e krijimit dhe Shqipëria 15vjetorin e anëtarësim­it. Nuk ka më mirë që këta përvjetorë të festohen me investime të tilla të rëndësishm­e. Kjo bazë, si dhe angazhimi ynë në NATO, është investim në mbrojtjen e vendit tonë, është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë pas nesh, është dëshmi e përkushtim­it tonë për të punuar së bashku me aleatët tanë për të ndërtuar një botë më të sigurt për të gjithë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania