Panorama (Albania)

100 ndeshjet e para, Ten Hag lë pas Fergin dhe Murinjon

-

Erik ten Hag arriti 100 ndeshje në stolin e Mançester Junajtid të dielën. Trajneri holandez u rendit në tri vendet e para në sezonin e tij të parë në Premier Ligë dhe fitoi Kupën Karabao. Sidoqoftë, këtë sezon gjërat nuk kanë shkuar siç duhej për skuadrën e tij. Ndeshja jubilare në stolin e "djajve" u njollos nga humbja 3- 1 në derbin me Mançester Sitin në "Etihad" të dielën. Por si krahasohet ish- trajneri i Ajaksit në klasifikim­in e trajnerëve të Mançester Junajtid, pas luftës pas 100 ndeshjeve të para? Në fakt, ai lë pas trajnerë legjendarë si Sër Aleks Ferguson, por edhe Zhoze Murinjo, megjithatë Ten Hag nuk e ka arritur ende shifrën e ndeshjeve të tyre në krye të skuadrës. Trajneri më i madh i të gjitha kohërave, Sër Aleks Ferguson e vendosi Mançester Junajtid në majën e futbollit botëror dhe dy herë ata fituan Ligën e Kampioneve, duke përfshirë edhe tripletën e parë historike në futbollin anglez në vitin 1999. Trajneri skocez e drejtoi skuadrën për 1500 ndeshje, në të cilat fitoi 895 herë, duke triumfuar në Premier Ligë 13 herë, fituar pesë Kupa FA, katër Kupa të Ligës, 10 Superkupa Anglie dhe një Botëror për Klube. Ai u largua në fund të vitit 2013 me 59.7% fitore në stolin e "djajve". Stoli i Erik ten Hagut është në rrezik, tani që në klub kanë ardhur pronarët e rinj. Por njeriu i ngarkuar aktualisht për të udhëhequr klubin ka 60% fitore në 100 ndeshjet e tij të para në stol, gjatë të cilave ai ka arritur 60 fitore, 12 barazime dhe 28 humbje. Ten Hag ka shumë punë për të bërë për të rikthyer në lartësitë e mëparshme 20 herë kampionët e Anglisë. Pronësia dhe drejtimi i ri që ka ardhur në klub me kompaninë e petrokimik­eve "Ineos" dhe njeriun më të pasur të Britanisë, Sër Xhim Retklif, i ka të qarta planet sportive për të ardhmen e klubit dhe nëse Ten Hag është njeriu që do t'i udhëheqë ata për një periudhë afatgjatë, mbetet për t'u parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania