Panorama (Albania)

Rud Gulit: Ançeloti, një magjistar, ia ka gjetur vendin Mbapesë

Ish- milanisti paralajmër­on: Edhe "galacticos" nuk fituan shumë

- TIRANE

Rud Gulit ( Amsterdam, 1962) së bashku me Marko Van Basten formuan linjën sulmuese të Milanit të madh të Arrigo Sakit që dominoi Italinë në fund të viteve ' 80 dhe në fillim të viteve ' 90 ( së bashku me Napolin e Maradonës), ku fitoi dhe dy tituj radhazi në Europë.

Së bashku ata udhëhoqën edhe Holandën, kampione e Europës në vitin 1988. Një organizato­r me shumë gola, si Bellingam, i cili mori "Topin e Artë" në vitin 1987. Sot ai është ambasador i "Laureus Sports Aëards", që do të mbahet në Madrid më 22 prill. Ai ka dhënë një intervistë për gazetën "AS", ku ka folur për shumë tema.

Vetë ju jeni tërhequr si futbollist 35 vjeç. Si e shpjegoni rrugëtimin e pambarimtë të Luka Modriç, i cili është 39 vjeç dhe vazhdon të jetë personazh në Madrid?

Së pari, ai luan në një klub të madh. Kjo të ndihmon shumë si lojtar. Nëse luan në një ekip tjetër që vuan më shumë, vështirësi­të janë më të mëdha. Modriç është një lojtar i zgjuar dhe po i menaxhon si duhet forcat e tij. Plus që ka një trajner të madh ( Ançeloti).

Ançeloti, të cilin e kishit shoh skuadre te Milani. Kjo etapa e dytë në Madrid e ka "çimentuar" mes më të mëdhenjve?

Ai ka treguar se është i aftë të punojë me lojtarë të mëdhenj dhe egon e tyre. Kjo është veçanërish­t e rëndësishm­e në Madrid. Është një klub që ka një standard dhe mendoj se ai di të punojë me atë standard. Dhe prej andej, mendoj se kjo i përmirëson lojtarët.

Flasim për egon. Ky paragjykim e përndjek vazhdimish­t një trajner, ku ka një dallim mes të qenit trajner i madh dhe menaxher i shkëlqyer?

Oh, Ançeloti i ka të dyja. Është një menaxher i zoti dhe një takticien i jashtëzako­nshëm! Ajo që më pëlqen tek ai është se i bën lojtarët të jenë gjëja më e rëndësishm­e. Jo trajneri. Shumica e trajnerëve nuk kanë asgjë për t'u mësuar lojtarëve të mëdhenj, sepse ata tashmë dinë të luajnë, prandaj luajnë për Madridin. Nëse nuk di të luash nuk mund të jesh pjesë e Realit, Ekstremadu­ra po, por jo Reali ( qesh). Këtu është dallimi. Karlo di si t'i vendosë të gjitha pjesët e mozaikut në vend. Jo më kot ka një "don" përpara, "Don Karlo". Dhe teknikisht gjithashtu është i shkëlqyer. Nëse trajneri mendon se gjithçka rrotullohe­t rreth tij, mendoj se qëndrimi i tij është i gabuar. Nuk mendoj se do të fitoj shumë në këtë mënyrë."

Një nga kandidatët për çmimet "Laureus" është Bellingam, një mesfushor golashënue­s siç keni qenë ju. A është ai surpriza më e madhe e sezonit?

Në fakt është paksa surprizë për të gjithë. Kur të mbërrish në Madrid, duhet të përshtates­h pak, me një stil tjetër, me një mënyrë tjetër loje, me një garë tjetër, me një gjuhë tjetër... Dhe ai bëri gjithçka shumë mirë. Dhe nëse e shihni, ai duket si një djalë i mirë. Dhe njerëzit e shohin atë në atë mënyrë, si një djalë të mirë, një fëmijë inteligjen­t që luan shumë mirë. Ai është përshtatur mirë, shoqërohet me të gjithë… Kjo është mjaft pozitive.

Si tifoz i Milanit, ju mungon Brahim Diazi?

Shiko, sikur të kishte luajtur me Milanin siç po luan te Reali... ( qesh). Sepse nuk ishte gjithmonë kështu. Unë mendoj se mori një vendim të mirë për t'u kthyer në Madrid. Stili këtu është i ndryshëm, i ka bërë mirë që të kthehet në Madrid. Ai ka bërë kapërcimin, e kam parë të bëjë gjëra që nuk i kam parë t'i bëjë kur ishte te Milani. Ndoshta ishte vetëm kaq, gjetja e ekipit dhe konkurrenc­ës së duhur për të.

Çfarë mund të prisni nga ky Madrid, nëse shtoni dhe Mbapenë?

Reali i Madridit është klubi më i madh në botë. Nëse Madridi ju thërret, nuk mund ta refuzoni. Unë e kuptoj që Madridi dëshiron të ketë lojtarin më të mirë, kështu që ata zgjodhën Kristiano dhe lojtarë të tjerë të tillë. Dhe e kuptoj që Mbape beson se do të mund të fitojë me Realin. Ai tashmë ka fituar shumë me PSG- në, por ai dëshiron Ligën e Kampionëve dhe ndoshta mendon se nuk do të ndodhë në Paris.

Unë ende mendoj se ai mund ta bëjë këtë, mendoj se ata janë një ekip i mirë, por ai ka qenë atje për një kohë të gjatë dhe do të dëshirojë të ndryshojë.

Reali po bëhet një klub yjesh, siç ndodhi me galaktikët e dikurshëm...

Po, por me sa mbaj mend nuk fituan shumë.

Këtu doja të dilja. Thjesht grumbullim­i i lojtarëve të mëdhenj nuk është garanci për asgjë, apo jo?

Kështu ka ndodhur edhe me PSG- në. Ai kishte tre më të mirët në sulm, ashtu si "Galacticos" kishin kaq shumë lojtarë të mirë. Por mund të ketë vetëm një kapiten në anije. Vetëm një. Kur të arrijë Mbape, ai do të jetë kapiten. Në atë hierarki do të jetë më i larti, të mos harrojmë që ka fituar një Botëror për shembull. Dhe në një tjetër finale të Kupës së Botës ai shënoi tre gola!

Por dyshimi është i arsyeshëm, a nuk do të vlojë kjo dhomën e zhveshjes së Realit?

Ançeloti di ta kontrolloj­ë atë. Duhet të siguroheni që të gjithë lojtarët të përshtaten me njëri- tjetrin. Dhe nuk mendoj se Mbape është shumë egoist. Përkundraz­i, ai është një djalë shumë social. Ai do të përshtatet aq shpejt sa ka bërë Bellingam, mënyrat e tyre të të qenurit janë shumë të ngjashme.

Si e shihni projektin e Super Ligës?

Nuk e di... Ka ndodhur tashmë në sporte të tjera si golf apo tenis.. Nëse do të kontribuoj­ë për diçka më të mirë sesa Liga e Kampionëve, nuk e di... Liga e Kampioneve është më e mira nga më të mirat, kompeticio­ni më i mirë, ai në të cilin të gjithë duan të luajnë. Nuk jam i bindur që Super Liga mund të kontribuoj­ë për diçka më të mirë. Por gjithçka rrotullohe­t rreth parave, është për të ardhur keq. Problemi i madh është Premier League, problemi është se ata bëjnë kaq shumë para atje dhe pjesa tjetër jo. Kjo është arsyeja pse shumë lojtarë të mirë shkojnë në Angli dhe nuk shkojnë në Spanjë, Francë, Gjermani. Natyrisht, klubet angleze janë shumë të kënaqur me atë pozicion. Por pjesa tjetër ka një problem.

Ju ishit një ikonë e kohës suaj për mënyrën tuaj të lojës, sjelljen dhe qasjen tuaj. Kishte të tjerë si ju, Valderrama për shembull. A është futbolli i sotëm më pak spontan?

( Qesh) Mendoj se në ditët e sotme ka shumë vëmendje, me internetin, me rrjetet sociale... Vijmë nga një kohë kur mund të ishe rebel, luftoje për diçka. Ajo luftë nuk ekziston sot. Nëse e bën, dënoheni. Nuk mund të zgjedhësh një anë politike apo diçka të tillë. Lojtarët përpiqen të jenë sa më neutralë. Në atë kohë mund të rebelohesh­e pak, sot është shumë, shumë e vështirë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania