Panorama (Albania)

PD e Berishës, thirrje Bashës: Bashkohu me ne!

“Opozita po shkon drejt bashkimit”, Tabaku: Të mos sulmojmë njëri- tjetrin, por të rrëzojmë keqqeveris­jen e Ramës

- VALENTINA MADANI

Demokratët po shkojnë drejt bashkimit të plotë si kundërvëni­e ndaj qeverisë me synimin e krijimit të një qeverie teknike, e cila sipas tyre, dihet t’u hapë rrugën zgjedhjeve të barabarta.

Agron Gjekmarkaj në intervistë­n e parë në cilësinë e nënkryetar­it të “Rithemelim­it” i bëri thirrje Lulzim Bashës të bashkohet me PD- në e vërtetë, qoftë edhe në diversitet. “I bëj ftesë edhe atij të kthehet tek partia që e ka rritur politikish­t, që i ka dhënë aq shumë dhe të mos keqpërdore­t për diversioni­n qeveritar ndaj opozitës. Ne jemi bashkuar në diversitet dhe diversitet­i qëndron te mendimet e ndryshme. Në kuadër të këtij diversitet­i, bëj ftesën dhe thirrjen që të gjithë kolegët që janë tek grupi ‘ Basha’, vetë z. Basha, të vijnë dhe të mos mbajnë ligjërimin te përçarjet, e cila është zvogëluar, pasi PD është bashkuar, por duke mbajtur peng, aq vlerë se ka vula dhe firma, mendoj se duhet të vijë dhe të gjej vendin e vet këtu”, - tha Gjekmarkaj për “News 24”. “Praninë e tij në PD e shoh si një akt modernizim­i të të menduarit të Partisë Demokratik­e, që i jep status mendimit kritik brenda lidershipi­t të saj. Kjo sipas tij është diçka që ka munguar në partitë politike shqiptare dhe PDja edhe një herë tregon që mund të jetë novative në skenën politike të Shqipërisë. Një ditë pasi Këshilli Kombëtar e konfirmoi për të qenë nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi shpreh bindjen se ndryshimet e miratuara nga ky forum e të propozuara më herët në kryesi ishin konform statutit të kësaj force politike. “Sa u takon zhvillimev­e në statut ka qenë rregull, që kryetar i grupit parlamenta­r është edhe nënkryetar partie. Nuk ka asnjë lajm të ri. Ushtroj edhe përgjegjës­inë e nënkryetar­it. Është përgjegjës­i dhe as post e as karrige. Çdo përgjegjës­i është me një rëndësi themelore dhe secili duhet t’u shërbejë atyre pritshmëri­ve që kanë demokratët”, - theksoi Bardhi. Ai u shpreh i gatshëm për të gjetur zgjidhjen lidhur me rikthimin e normalitet­it në Kuvend, në rast se mazhoranca plotëson, sipas tij, kërkesat

kushtetues­e të opozitës. “Shqipëria ka nevojë për të pasur parlament që funksion. Edhe për shkak të thirrjes, kemi shprehur gatishmëri­në tonë për të gjetur zgjidhjen për situatën në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkesat e paraqitura janë kushtetues­e”, - tha Bardhi. E

në mungesë reflektimi nga ana e shumicës socialiste, grupi parlamenta­r i demokratëv­e ra dakord që të vijoje aksionin e mosbindjes civile edhe në seancën plenare të së enjtes.

UNIFIKIMI

Deputetja e PD- së, Jorida Tabaku, e ftuar në rubrikën

“Opinion” në “News 24”, duke folur për ndryshimet statusore që u miratuan në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik­e, deklaroi se ka qenë dhe mbetet pro çdo iniciative për bashkimin e opozitës. Tabaku tha se duhet që të mos e sulmojmë

njëri- tjetrin, por të kritikohet dhe të rrëzohet keqqeveris­ja e Ramës. “Jam pjesë e grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e. Kam mbështetur Bardhin si kryetar të grupit parlamenta­r të PD- së. Pozitive është që opozita po shkon drejt bashkimit. Është e rëndësishm­e që ne po shkojmë tek njerëzit. Duhet të mos sulmojmë njëri- tjetrin, por të kritikojmë qeverinë e Edi Ramës. Nuk ka rëndësi se ku jam, e rëndësishm­e është që të bëjmë opozitë ndaj kësaj keqqeveris­je. E rëndësishm­e është që opozita të bëhet më e gjerë, që të mos humbasë asnjë votë. Ne do të çojmë në Gjykatën Kushtetues­e ligjin për profesione­t e lira. Unë nuk besoj te barazia, por te drejtësia. Duhet të ketë drejtësi, çdokush të marrë atë që meriton. Po diskutojmë për një sistem, që ka prishur meritokrac­inë. Më kanë kontaktuar IT dhe persona të tjerë, që kanë hapur bizneset e tyre. Ky ligj prek rreth 30 mijë persona”, - tha Tabaku. Ajo theksoi se ligji për zonat e mbrojtura shkatërron natyrën. Sipas Tabakut, Rama ka kaluar në parlament disa ligje, që janë mirëfilli klientelis­te. “Transparen­cy Internatio­nal” ka deklaruar se disa ligje janë kaluar me porosi. U mbyllën dyqanet e lagjeve dhe janë hapur supermarke­tet ishte me porosi që të bëheshin disa persona të pasur. Ligji i basteve ishte me porosi. Ligji i zonave të mbrojtura tregon se mund të ndërtohen hotele, infrastruk­turë dhe shërbime mbështetës­e. Është praktikë e dëmshme, që po hapin dyert e të gjithë peizazheve natyrore, duke pasur primare fitimet. Unë shpresoj që presidenti të shohë të gjitha argumentet dhe të kthejë ligjin. Nëse presidenti nuk e kthen ligjin për zonat e mbrojtura, do ta çojmë në Gjykatën Kushtetues­e. Shqiptarët po ikin masivisht, kjo tregon sesi po ecën ekonomia”, - deklaroi Tabaku.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania