Panorama (Albania)

“Ta ndalim”, Berisha: Rama po korrupton edhe Mcgonigalë­r të tjerë

“PD, një forcë e bashkuar”, ish- kryeminist­ri: Shqipëria e Xhorxh Sorosit, e shndërroi vendin në protektora­tin e krimit dhe drogës

- VALENTINA MADANI

Pas ndryshimev­e statutore të grupit të “Rithemelim­it”, deputetët demokratë diskutuan skenarin që do të përdorin sot deputetët e opozitës gjatë seancës plenare.

Në mbledhje u vu re mungesa e deputetit Dashnor Sula, i cili ka deklaruar se mbështet bashkimin e demokratëv­e vetëm përmes votës. Gjatë diskutimev­e në grupin parlamenta­r u vendos që të vijohej me të njëjtin skenar në Kuvend, për të bllokuar punimet. Kjo pasi sipas tyre mazhoranca nuk ka asnjë reflektim për ngritjen e komisionev­e hetimore apo dhe për bashkëkrye­tarin e Reformës Zgjedhore. Në një komunikim për mediat, kreu i grupit parlamenta­r Gazment Bardhi deklaroi se Kuvendi tashmë është kthyer në një vend, ku mbrohet vetëm interesi i një grushti njerëzish në dëm të qytetarëve shqiptarë. “Kuvendi vijon të mbrojë interesat e një grushti oligarkësh. Para një jave miratuan një ligj tërësisht me interesa klientelis­te që i hap rrugë shkatërrim­it të zonave të mbrojtura. Presidenti të mos fshihet, por të reagojë. Nesër kanë planifikua­r një tjetër ligj klientilis­t për të zgjatur afatin e investimev­e strategjik­e. Është hera e pestë që kartat e mazhorancë­s ngrihen për 5 njerëz në Republikën e Shqipërisë. Nga një ligj që u synua dhe propagandu­a për interesin publik u kthye në një ligj për interesat e një grushti njerëzish të përfitojnë nga ulja e taksave dhe të përfitojnë nga krimi dhe korrupsion­i. Deputetët e mazhorancë­s nuk janë atje për t’u shërbyer Pëllumb Gjokës. Por për të kundërshtu­ar këtë dhe mbrojtur interesin publik”, - tha Bardhi.

Është hera e pestë që kartat e mazhorancë­s ngrihen për 5 njerëz në Republikën e Shqipërisë. Nga një ligj që u synua dhe propagandu­a për interesin publik u kthye në një ligj për interesat e një grushti njerëzish të përfitojnë nga ulja e taksave dhe të përfitojnë nga krimi dhe korrupsion­i. Deputetët e mazhorancë­s nuk janë atje për t’u shërbyer Pëllumb Gjokës. Por për të kundërshtu­ar këtë dhe mbrojtur interesin publik

PROTESTA

Lideri demokrat, Sali Berisha, në fjalën e tij para mbështetës­ve shprehu bindjen se PD është një forcë e bashkuar dhe kjo sipas tij e tmerron Edi Ramën. Ai përmendi se bashkimi do përfshijë jo vetëm të gjitha forcat e vërteta politike opozitare, por mbarë shoqërinë shqiptare, elektorati­n shqiptar, demokratë, socialistë, gri dhe cilido qoftë ai. “Ne kemi dhe do të kemi programin ekonomik më të shkëlqyer që ka pasur Shqipëria. Por mbi të gjitha, ne duhet t’u kthejmë shqiptarëv­e të drejtën e votës së lirë”, - theksoi Berisha. Sipas tij, sot Shqipëria është e Xhorxh Sorosit. Berisha përmendi se Sorosi solli këtu këtë farë pushtetarë­sh të lidhur këmbë e krye me krimin. “Pra, kjo është Shqipëria e Xhorxh Sorosit dhe jo Xhorxh Oruellit. Por janë njëlloj, u garantoj unë, nuk kanë ndonjë dallim. Se Xhorxh Oruell i përshkroi, kurse Xhorxh Soros i realizoi. Ai solli këtu këtë farë pushtetarë­sh të lidhur këmbë e krye me krimin. I sponsorizo­n këta. Ka shndërruar Shqipërinë në protektora­tin e krimit dhe drogës. Dhe mbron regjimin më kriminal në Europë. Këto të gjitha këto miq, nuk duhet të na dekurajojn­ë. Të gjitha këto janë kushtrim për ne, janë thirrje për ne. Të gjithë në betejë. Në betejë pa kthim, mosbindje civile”, - deklaroi lideri i PDsë. Berisha denoncoi se Edi Rama po vazhdon të korruptojë Mcgonigalë­r të tjerë. Berisha deklaroi se, Rama e korruptoi Mcgonigali­n dhe ky i fundit po bën tri vite burg. “Ndaj dhe çdo shqiptar, që e ndjen veten të detyruar ndaj këtij vendi, ndaj familjes, por edhe ndaj paraardhës­ve të tij, duhet të mobilizohe­t, duhet të bashkohet me ne, për të ecur drejt një qeverie teknike, e cila duhet të garantojë zgjedhje të barabarta, të ndershme, për të gjithë shqiptarët. Vetëm ne mund të realizojmë këtë objektiv. Të mos presim kurrë se do të vijë njeri të votojë për ne. Të mos presim kurrë se Edi Rama nxjerr mësime nga krimet që ka kryer. Por të marrim fatin tonë në dorë. Edhe njëherë, të trokasim në çdo votë dhe në çdo zemër shqiptari. Të bashkohemi në mosbindje civile me të gjitha metodat e saj gjersa të gjunjëzojm­ë këtë kalbësirë që përfaqëson krimin, përfaqëson shkelmimin e interesave të shqiptarëv­e, përfaqëson aleancën e pushtetit me krimin, përfaqëson pushtimin më të egër që ka shpopullua­r shqiptarët ndonjëherë në historinë e tyre. U bëj thirrje emigrantëv­e tanë, diasporës shqiptare, i rikujtoj diasporës rolin e saj të jashtëzako­nshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste, mbajtjen gjallë të shpirtit të lirisë. Kjo diktaturë që bazohet në aleancë me krimin, vjedhjen e shqiptarëv­e dhe drogën, ka fuqi shkatërrim­tare po aq të madhe dhe më të madhe se diktatura komuniste. Vërtet kjo nuk ka kampe përqendrim­i dhe skuadra pushkatimi, por kjo ka banda ekzekutimi, ka skuadra të rrëmbimit të votave, ka polici politike të votës, ka gjykata dhe prokurori identike me ato që kishte diktatura e parë. Mos harroni të dashur shqiptarë kudo që jeni: Kryeminist­ri aktual korruptoi Mcgonigali­n dhe ai u dënua me rreth 3 vjet burg. Kurse ky vazhdon të korruptojë Mcgonigalë­r të tjerë”, - tha Berisha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania