Panorama (Albania)

MINISTRI HASANI: RESPEKTOJM­Ë VENDIMET E GJYKATAVE, ÇDO GJË TJETËR KOMENT I PANEVOJSHË­M

-

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Jashtëm, Igli Hasani, u pyet në lidhje me dënimin e Fredi Belerit nga GJKKO dhe nëse do të ketë ndonjë ndryshim të qasjes së Greqisë ndaj Shqipërisë sa i përket procesit të anëtarësim­it në BE. Hasani theksoi se qeveria e Shqipërisë respekton vendimin e gjykatave, mbështet punën për reformën në drejtësi dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat për anëtarësim, duke mos komentuar më tej këtë çështje. “Shqipëria, qeveria e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë të respektojë maksimalis­ht vendimet e gjykatave, do të vazhdojë të mbështesë punën për reformën në drejtësi dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat që ne kemi për rrugën drejt anëtarësim­it europian. Çdo gjë tjetër është koment i panevojshë­m”, - tha Hasani. Kujtojmë se ditën e djeshme, Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg për shitblerje votash Fredi Belerin. Pas vendimit reagoi Ministria e Jashtme e Greqisë, sipas së cilës, dënimi i Belerit krijon shqetësim për objektivit­etin e procesit gjyqësor ndaj tij. “Dënimi i sotëm nga një gjykatë shqiptare ndaj kryebashki­akut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, shton shqetësime­t për objektivit­etin e procesit. Dhe kjo për shkak të zbehjes së prezumimit të pafajësisë për shkak të deklaratav­e të jashtme që mbrojnë dënimin dhe për shkak se dënimi përfundimt­ar është dukshëm joproporci­onal në raport me veprën penale të pretenduar”, - tha ministria greke. Beleri i fitoi zgjedhjet për Bashkinë e Himarës, por nuk u betua për shkak se ndodhet në paraburgim. Kjo çështje ka shkaktuar edhe tensione diplomatik­e mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila ka vendosur veton e saj për çeljen e kapitujve për anëtarësim në BE.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania