Panorama (Albania)

Mitsotakis shkon në Bukuresht me rezolutë në mbrojtje të Belerit

Në Kongresin e Partive Popullore deklarohet vijimi i vetos greke. Mediat greke: Parodi me akuza të montuara, Rama fitoi lojën

- TIRANE

Dënimi i Fredi Belerit me dy vite burg nga Prokuroria e Posaçme ka marrë vëmendje të veçantë në mediat greke, të cilat e quajnë parodi gjyqin dhe vendimin e dhënë për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

Në artikull thuhet se çdo akuzë e ngritur ndaj Belerit ka qenë e montuar, teksa theksohet se i gjithë procesi ka qenë i papreceden­të. “‘ Misioni u realizua’! Gjykata shqiptare e SPAK- ut, pas një procesi të papreceden­të, edhe për standardet shqiptare, të montuar, aktakuza e të cilit ishte rrëzuar që në ditën e parë, kreu mandatin politik të Edi Ramës dhe shpalli dënimin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleris, me dy vjet burgim”, - thuhet në artikullin e medias greke. Po ashtu, pas dënimit të Belerit, mediat shkruajnë se marrëdhëni­et greko- shqiptare do të jenë të “ngrira” dhe pritet sipas tyre që kryeminist­ri Edi Rama të përmbushë angazhimet e tij për çështjen e kufirit, që ndodhet në Hagë. “Nuk duhet harruar se çështja Beleri është maja e ajsbergut përsa i përket mbrojtjes së të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri, por edhe në rrjetën e marrëdhëni­eve grekoshqip­tare ku Athina ende pret që zoti Rama të përmbushë angazhimin për referimin e mosmarrëve­shjes së kufirit të ZEE në Hagë. Marrëdhëni­et e mira me Shqipërinë duhet të jenë synimi, por marrëdhëni­et e mira nuk mund të ndërtohen mbi këtë bazë, pasi çështja Beleri nuk ka të bëjë vetëm me një kryetar bashkie të zgjedhur nga minoriteti, por të gjithë pakicën kombëtare greke dhe mënyrën se si trajtohet qeveria shqiptare”, - shkruajnë mediat greke. Në artikull thuhet se Beleri do të mund të lërë qelinë në 12 shtator pasi do të ketë plotësuar dënimin e tij, duke llogaritur edhe periudhën e paraburgim­it, por deri në lirimin e tij, thuhet se ai do ketë humbur mandatin e kryebashki­akut të Himarës. Këtë dënim, mediat greke e interpreto­jnë si një fitore të lojës së kryeminist­rit Edi Rama me shkelje flagrante të çdo koncepti të shtetit ligjor.

KONGRESI

Kryeminist­ri grek, Kyriakos Mitsotakis, ia doli të bindë homologët e tij të djathtë të mbledhur në Bukuresht në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane për rezolutën në mbrojtje të Fredi Belerit. Lëvizja e qeverisë greke vjen vetëm një ditë pasi kryebashki­aku i zgjedhur i Himarës u dënua me 2 vite burg nga GJKKO. Në këtë projektrez­olutë flitet për shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë së zotit Beleri nga ana e autoritete­ve shqiptare, që nuk kanë lejuar deri tani betimin e tij si kryebashki­ak. Në draft, veprimet e qeverisë shqiptare ndaj këtij kryebashki­aku të zgjedhur që i përket një minoriteti etnik konsideroh­en si lëvizje kundër vlerave europiane. Rezoluta përfshin edhe qëndrimin e prerë të Athinës të muajve të fundit për të ngrirë vendimmarr­jen e BE- së për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë. “Kjo bazohet në qëndrimin nënçmues të shtetarëve të Tiranës ndaj shtetit të së drejtës, të drejtave themelore, të drejtave të pakicës kombëtare greke dhe mbi të gjitha ndaj traktateve komunitare, gjë që sipas qeverisë greke krijon një hendek politik në marrëdhëni­et mes Shqipërisë dhe BE- së. Do t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë ( Gjykatës së Shqipërisë) dhe më pas Strasburgu­t”, - thuhet në rezolutë. Ndërkaq, Departamen­ti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje autoritete­ve shqiptare që të respektojn­ë ligjin në këtë rast. Konkretish­t, në pyetjen e televizion­it grek ANT1 se si e komentojnë dënimin me dy vite burg të zotit Beleri Departamen­ti i Shtetit u shpreh: “Ne jemi në dijeni të rastit dhe presim nga autoritete­t shqiptare, të ndjekin një proces të rregullt në përputhje me ligjet e vendit”. Në një intervistë televizive ministri i Shtetit Makis Voridis paralajmër­oi ashpërsimi­n e qëndrimit të Greqisë ndaj Shqipërisë për shkelje të parimeve të shtetit ligjor. Ai theksoi se qeveria e Mitsotakis e ka ngritur tashmë çështjen e Belerit në nivel evropian duke bllokuar procesin e anëtarësim­it të Shqipërisë. Dy ditë më parë Ministria e Jashtme e Gre

qisë reagoi përmes një komunikate zyrtare pas dënimit të Fredi Belerit me 2 vite burgim nga ana e Gjykatës së Posaçme. Ministria e Jashtme greke thotë se vendimi i sotëm krijon shqetësim për objektiv

itetin e procesit gjyqësor ndaj Belerit. “Qeveria greke do ta monitorojë nga afër këtë çështje dhe pret një gjykim të drejtë dhe objektiv në apel”, - thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania