Panorama (Albania)

Veliaj: PS diti të fitojë falë punës që ka treguar ndër vite

-

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, vijoi turin e anëtarësim­eve të reja në zonën e Kombinatit, nga ku komentoi sjelljet e opozitës në Kuvend. “Kur shikoj pamjet në Parlament, si mund të ndezësh flakadanë në sallë?! Edhe në një ndeshje futbolli, ti distancohe­sh nga ata që shajnë. Duaje ekipin tënd, por s’ke nevojë ta shash tjetrin. Edhe në një ndeshje futbolli të vjen zor, se do gjobitesh në momentin që kryen një akt dhune, e jo më kur kjo dhunë shkon në Parlamenti­n e Republikës së Shqipërisë. Nuk e mendoja se do vinte dita që do t’u thoshim fëmijëve: Fike televizori­n se ka Parlament”, - tha Veliaj. Duke u ndalur të anëtarësim­et e reja, ai u shpreh se PS diti të fitojë, falë punës së treguar ndër vite. “Ka një gjë që e bashkon këtë turin tonë: Më të mirët gjithmonë bëhen me PS. E keni vënë re këtë? Kush është president shkolle, kush ka dalë me të gjitha dhjeta, kush është skuadër kampion, pra kush ka bërë betejë di të shkojë me fitimtarin dhe me skuadrën që di të fitojë. Më bëhet zemra mal që më të mirët bashkohen me Partinë Socialiste, por jo se jemi fitimtarë, por se të mirët zakonisht kërkojnë të mirë të tjerë, të aftët kërkojnë të rinë me të aftë të tjerë, njeriu social dhe dashamirës kërkon të rijë me njerëz të tjerë që e kanë zemrën e hapur, mendjen e hapur”, - tha Veliaj. Teksa u bëri thirrje të gjithëve pa dallim moshe për t’iu bashkuar PS, Erion Veliaj nënvizoi se fokusi do të jetë tek punët e së ardhmes dhe Kombinati e zona e Astirit do të njohin një sërë investimes­h të reja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania