Panorama (Albania)

“Fitojmë në çdo qendër votimi”, Rama: Nuk e kemi mbyllur ciklin e qeverisjes

Kryeminist­ri: Të garantojmë një shumicë qeverisëse të qëndrueshm­e, të aftë për vendime, një mbështetje për vazhdimin e reformave

- VALENTINA MADANI

Kryeminist­ri Edi Rama ishte dje në Lushnje për procesin e rienergjiz­imit të PS- së me organizata­t socialiste 2860 dhe 2860/ 1.

Në fjalën e tij, Rama është ndalur tek arritjet ne qeveri, por thekson se cikli qeverisës është ende i pambyllur, ndaj për këtë duhet bërë ç’mos që siç u shpreh ai “të arrijmë objektivat strategjik të vizionit të Shqipërisë 2030”. Kreu i PS- së beson se nuk ka qendër votimi në Shqipëri që socialistë­t nuk mund të fitojnë, por thekson se “kemi një potencial shumë më të madh se sa rezultatet, qoftë në aspektin e fushave të zhvillimit të vendit”, si në ekonomi apo edhe në drejtësi. “Besoj se jeni në dijeni të faktit që ky është një proces i shtrirë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në të gjithë organizmin e Partisë Socialiste dhe është një proces që lidhet me domosdoshm­ërinë që Partia Socialiste të hapet, të ripërtërih­et dhe të shtrihet përtej kufijve të vjetër partiakë në territor”, - deklaroi Rama. Ai vuri në dukje se: “Është shumë e rëndësishm­e që ne të gjithë të jemi të vetëdijshë­m se progresi që kemi bërë me ekonominë, progresi që kemi bërë me drejtësinë, progresi që kemi bërë me pozicionim­in ndërkombët­ar të Shqipërisë e ka hapur një portë të re për Shqipërinë pa diskutim, por kjo portë e re nuk duhet të mbyllet”. Rama tha se: “Cikli ynë i qeverisjes është një cikël i pambyllur, që do të thotë që të gjithë kantieret e reformave janë kantiere të pambyllura, që do të thotë që për të garantuar mbylljen e tyre me sukses, ne duhet të bëjmë ç’mos që të arrijmë objektivat strategjik të vizionit të Shqipërisë 2030. Unë kam besuar qysh kur kam fillu

“Cikli ynë i qeverisjes është një cikël i pambyllur, që do të thotë që të gjithë kantieret e reformave janë kantiere të pambyllura; që do të thotë që për të garantuar mbylljen e tyre me sukses, ne duhet të bëjmë ç’mos që të arrijmë objektivat strategjik të vizionit të Shqipërisë 2030. Unë kam besuar qysh kur kam filluar ta njoh nga brenda Partinë Socialiste dhe ta shkel të gjithë territorin dhe të shoh hap pas hapi dhe rezultatet, që nuk ka asnjë qendër votimi në Republikën e Shqipërisë që Partia Socialiste nuk fiton dot, nuk ekziston”.

ar ta njoh nga brenda Partinë Socialiste dhe ta shkel të gjithë territorin dhe të shoh hap pas hapi dhe rezultatet, që nuk ka asnjë qendër votimi në Republikën e Shqipërisë që Partia Socialist nuk fiton dot, nuk ekziston. Ama është pak por e sigurt që ne kemi një potencial shumë më të madh se sa rezultatet, qoftë në aspektin e fushave të zhvillimit të vendit, kemi një potencial shumë më të madh se rezultatet në ekonomi, pavarësish­t se sot pa diskutim ekonomia është më mirë se sa ka qenë ndonjëherë, por ama nuk është aq mirë sa, ne duhet ta bëjmë që të jetë. Pa folur për drejtësinë që nuk diskutohet, ka hyrë në një fazë të re, por është një fazë e re embrionale që duhet garantuar”. “Ne kemi hyrë në procesin e negocimit me BE, për tu anëtarësua­r në Bashkimin Europian. Por ato që quhen negociata me BE, në fakt nuk janë negociata në të vërtetë. Në të vërtetë ato janë çfarë Bashkimi Europian kërkon, e çfarë ne duhet të bëjmë. Na duhet të garantojmë një shumicë qeverisëse të qëndrueshm­e, të aftë për të marrë vendime në vazhdim dhe një mbështetje për vazhdimin e reformave”, - tha Rama. Fushata e anëtarësim­eve të reja në Partinë Socialiste, për liderin e socialistë­ve, Edi Rama duhet të reflektojë edhe vlerësimin e njerëzve të duhur në këtë parti. Në takimin e zhvilluar në dy organizata­t socialiste të kryeqyteti­t të Njësisë 17 dhe 11, Rama tha se PSja ka përgjegjës­inë të garantojë progresin e vendit. “PS duhet të jetë në gjendje që ta garantojë progresin në ekonomi, progresin në drejtësi dhe progresin në pozicionim­in ndërkombët­ar të Shqipërisë duke e bërë të pakthyeshë­m”, - tha Rama. Për kryesocial­istin, Shqipërisë i është hapur një portë e re sot dhe ajo lidhet me zhvillimin e vrullshëm të turizmit. Socialistë­t kanë nisur fushatën e anëtarësim­eve në parti, sipas vendimit të marrë nga Asambleja e PS- së. Gjithashtu, nga 15 marsi deri më 15 prill do të mbahen dhe zgjedhjet për kryetarët e degëve në të gjithë Shqipërinë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania