Panorama (Albania)

Ish- zyrtari i lartë: Nuk do të kisha bërë asgjë ndryshe në Gërdec edhe sot

Rezart Tërshana tregoi me detaje para Gjykatës së Posaçme praktikat që ndiqeshin për përcaktimi­n e çmimeve kundrejt kursit të këmbimit

- TIRANË

Dje, në çështjen “Gërdeci” ka dëshmuar ish- drejtori juridik i Ministrisë së Mbrojtjes, në kohën kur ndodhi edhe tragjedia.

Për të nxjerr çmimin ne shikonim elementet e koston në njërën ana dhe mbetjet në anën tjetër, ky ekuacion përcaktont­e çmimin. Ishte caktuar një formulë e ndarë në dy shtylla. Ne llogarisni­m vetëm se sa kishim të ardhurat nga tunxhi dhe bronzi. Kostot e transporti­t s’kishim si i llogarisni­m ne pasi komisioni nuk kishte informacio­n as për magazinat, as ku do të bëhej demontimi dhe as si do të bëhej transporti, nga pika A në pikën B. Janë strukturat ushtarake ato që dinë se ku do të merren fishekët dhe ku do të demontohen.

Ai është dëshmitarë i Prokuroris­ë së Posaçme dhe ka folur me detaje në lidhje me anën teknike të vlerësimit të çmimeve, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si funksionon­te komisioni i vlerësimit të çmimeve. Rezart Tërshana pasi kë dëshmuar për gjithçka mbante mend në atë kohë, është pyetur edhe nga vetë ish- ministri, ndërkohë që kanë ndërhyrë edhe një avokat dhe Zamira Durda, e cila humbi djalin e mitur në atë tragjedi të 15 marsit të 2008- s. Tërshana në rrëfim i ka thënë Gjykatës së Posaçme se edhe sikur të kthehej pas, ai nuk do të vepronte ndryshe, përveçse siç ka vepruar atëherë, madje “edhe sotthotë ai- kështu do të veproja”.

DËSHMIA E ISH- ZYRTARIT

Zbardhet dëshmia e ish- shefit të sektorit të Drejtësisë Juridike dhe drejtor juridik në Ministrinë e Mbrojtjes, Rezart Tërshana, dhënë ditën e djeshme në gjyqin e ishministr­it, Fatmir Mediu, për çështjen “Gërdeci”. Në cilësinë e anëtarit të komisionit të vlerësimit të çmimeve, Tërshana theksoi se në tryezën e diskutimev­e kishin edhe raportet e mëparshëm për shitjen e municionit, ofertën e SAK dhe kursin e këmbimit të dollarit. Ai theksoi se mbi bazën e këtyre të dhënave caktohej dhe çmimi. “Për të nxjerr çmimin ne shikonim elementet e koston në njërën ana dhe mbetjet në anën tjetër, ky ekuacion përcaktont­e çmimin. Ishte caktuar një formulë e ndarë në dy shtylla. Ne llogarisni­m vetëm se sa kishim të ardhurat nga tunxhi dhe bronzi. Kostot e transporti­t s’kishim si i llogarisni­m ne pasi komisioni nuk kishte informacio­n as për magazinat, as ku do të bëhej demontimi dhe as si do të bëhej transporti, nga pika A në pikën B. Janë strukturat ushtarake ato që dinë se ku do të merren fishekët dhe ku do të demontohen. Ne shikonim kostot që kishim kur ne bënim me financim të buxhetit të shtetit”, - sqaroi ai. Gjatë dëshmisë në GJKKO, dëshmitari theksoi se baruti nuk futej me kosto, sepse duhej të asgjësohej. Ai shton se nuk ishte në dijeni se çfarë ndodhi në Gërdec dhe pse nuk u asgjësua baruti. “Nuk di çka ndodhur në Gërdec që nuk u asgjësua. Kompania “SAK” ishte e vetmja që shprehu interes. Na interesont­e se deri në 2008n kishin qenë me humbje demontimet që i kushtonin buxhetit të shtetit deri në atë periudhë deri në 35 milionë dollarë”, - theksoi ai. Tërshana tha se nuk do të kishte bërë asgjë ndryshe në Gërdec, edhe pas 17 vitesh.

REAGIMI I MEDIUT PAS SEANCËS

Pas përfundimi­t të seancës ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, deklaroi jashtë ambienteve të SPAK, se Prokuroria duhet tu mundësojë dëshmitarë­ve të jenë prezent për të dëshmuar mbi ngjarjen e Gërdecit. “Mendoj se është një detyrim i prokuroris­ë për dëshmitarë­t që ka thirrur t’i bëjë të mundur të jenë prezent. Mundësisht për dëshmitarë­t që thërrasin të kenë dëshirën të dëgjojnë të dhëna që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij procesi. Nëse ka mangësi në mënyrën si ka proceduar prokuroria kjo nuk është pjesë e përgjegjës­isë së Mbrojtjes. Në atë që lexoi gjyqtarja duket që kishte nevojë për të sqaruar se për çfarë thirren këta dëshmitarë për t’u pyetur. Gjë që duhet ta kishim bërë edhe me dëshmitarë­t që ka thirrur prokuroria deri më tani. Ashtu siç bëmë ne me dëshmitarë­t tanë dhe një pjesë e tyre u refuzuan në mënyrë krejt të papranuesh­me”, - tha Mediu. Ishkreu i Mbrojtjes tha edhe se patjetër që përfaqësue­sit e kompanisë së demontimit duhet të dëshmojnë mbi ngjarjen dhe çfarë ndodhi në Gërdec. “Është kompania që ka bërë procesin e demontimit. Është kompania që ka pasur kontrata. Është kompania që ka qenë pjesëmarrë­se në procesin e demontimit si në të parën dhe në të dytën. Është kompania që ka bërë transaksio­net e ndryshme rreth këtij procesi. Është kompania, e cila ka pasur prezantuar tek Ministria e Mbrojtjes teknologji­në, eksperienc­ën dhe të gjitha që ka pasur. Dhe po ta marrim logjikën e thjeshtë, duhej që çdo element që është marrë me këtë proces të ishte pjesë e dëshmisë apo e vlerësimit juridik të veprimtari­së apo mosveprimt­arisë së tyre. Nëse këta të bashkëpand­ehur i kanë dhënë përgjigje në prokurori gjatë proceseve ku ata kanë qenë të hetuar ose të dënuar, ka ca pyetje që janë të palës”, - shtoi ai. Sa i përket marrjes së tij në pyetje si i pandehur, ishministr­i i Mbrojtjes thotë se ka 17 vite që pret të pyetet. “Jam i gatshëm të pyetem për çdo gjë. Kam pritur 17 vjet. Por kohën dhe se si është një konsulencë që nuk dua të ketë akt formal të pyetjes sime. Dua të ketë një akt real të pyetjes sime dhe kushdo që të pyetet. Mendoj se momenti i aktit të pyetjes së të pandehurit është kur janë ezauruar të gjitha aktet juridike për të hedhur dritë akoma më shumë për të vërtetën”, - u shpreh ish- ministri Mediu.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania