Panorama (Albania)

“Luftë” mes vëllezëris­h për tokën, vëllai vret vëllanë me plumb në kokë

Hazis Musaj ndërron jetë te Trauma, Nasifi arrestohet i mbuluar në gjak, e sulmoi i vëllai me sëpatë, policia në dijeni të konfliktit

- NIKOLETA KOVAÇI

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin mëngjesin e djeshëm nga një fshat i Lushnjës. Dy vëllezër janë konfliktua­r në rrugë teksa janë takuar me njëri- tjetrin.

Sherri që dyshohet se është i vjetër dhe që policia jo pak herë është vënë në dijeni prej tyre për të, ka nisur vite më parë. Dje, pas përplasjes, vëllai më i ri në moshë, e ka sulmuar të vëllanë, 7 vjet më të madh me një sëpatë. Nga pamjet që erdhën nga vendi i ngjarjes së rëndë, i moshuari shihej i gjakosur, ndërkohë që ky i fundit ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar të vëllanë me plumb në kokë. Është tentuar t‘ i jepet ndihma e parë të plagosurit, por ka qenë e pamundur të ndërhyhet në spitalin e Lushnjës e për pasojë është parë e domosdoshm­e nisja për te Spitali i Traumës, por fatkeqësis­ht ai nuk mundi dot t‘ i mbijetonte plagës fatale të plumbit që i kishte mbetur në kokë. Policia e arrestoi në vendin e ngjarjes të vëllanë, 77 vjeç, i cili edhe dëshmoi në lidhje me hershmërin­ë e konfliktit, dijeninë e policisë për konfliktin si dhe gjithçka kishte ngjarë në atë moment të trishtë për ta.

NGJARJA

Në fshatin Çukës të Lushnjës, dy vëllezër u përfshinë në konflikt për çështje pronësie, ku njëri mbeti i vdekur e tjetri i plagosur. Shkak për sherrin që nisi me sëpata e përfundoi te përdorimi i pistoletës është bërë një sipërfaqe e vogël toke, e cila ndodhet mes dy shtëpive të vëllezërve Musai. Burimet bëjnë të ditur se vëllezërit nuk kishin gjetur dakordësin­ë për ta përdorur këtë tokë si rrugë për të futur makinat në oborret e shtëpive. Fillimisht Haziz Musai 70- vjeç ka goditur me sëpatë të vëllanë, Nazifin 77- vjeç, duke i shkaktuar plagë në trup. Më pas 77- vjecari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në kokë vëllanë. 70- vjecari Haziz Musai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Shefi i komisariat­it të Lushnjës, Edmond Pjetraj dha detaje nga vendngjarj­a. ‘ Dy vëllezër pas një konflikti për motive pronësie, fillimisht me sende të forta, konflikti ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia ka marrë masat, është sekuestrua­r arma, është kapur autori dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore’tha për mediat lokale, Edmond Pjetraj, drejtuesi i komisariat­it të Lushnjës. I plagosur mbeti 77- vjeçari, i cili ka marrë mjekimin në spitalin e Lushnjës. Në dëshminë e parë për hetuesit, Nazif Musai deklaroi se vëllai i vogël e ka goditur disa herë, duke e vënë poshtë, kështu u detyrua të nxirrte armën. I moshuari tha se debatet për tokën kanë qenë të vazhdueshm­e mes tyre.

HETIMET

Nazif Musai ka dëshmuar para policisë teksa është dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë mjekimin për plagët që kishte në trup nga sulmi që i kishte bërë Hazisi, 70 vjeç, me një sëpatë që e ka pasur me vete në momentin që ka takuar të vëllanë. Ai i ka thënë grupit hetimor se në fakt ishte lajmëruar disa herë policia për atë sherr mes tyre, por sa herë është shkuar në komisariat, policia i ka kthyer mbrapsht duke iu thënë ta zgjidhnin vetë me qetësi konfliktin. Ai ka treguar se është zënë me të ditën e djeshme, në mëngjes, sërish për të njëjtin problem që lidhet me kalimin në atë copë tokë, që e pretendoni­n të dyja palët. Askush nuk di të thotë nëse ndokush ka ndërhyrë ndonjëherë mes vëllezërve për ta shuar konfliktin, por policia doli dje dhe dha vetëm detajet e krimit të rëndë ndodhur në familje.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania