Panorama (Albania)

Sulm me armë ndaj 54- vjeçarit, i zunë pritë sapo la dy fëmijët në shkollë

-

Agron Puka ka çuar fëmijët si çdo ditë në shkollë, por sapo i ka lënë ata në oborrin e saj, tre persona të armatosur që udhëtonin me një mjet të bardhë, tip ‘ Audi’, kanë qëlluar me breshëri mbi të. për fat ai ka mundur të shpëtojë ndërkohë që policia nuk ka asnjë të dhënë për atentatorë­t, motivet dhe as rrugëtimin e mjetit. Edhe pse në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore në mbështetje të tyre ka ardhur edhe FNSH- ja e Shkodrës, sërish nuk është bërë e mundur të hidhet dritë mbi asnjë fakt që mund të # ojë drejt zbardhjes së ngjarjes. Kështu nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9- vjeçare në Rrilë të Lezhës lanë mësimin dhe u larguan, pas tronditjes që pësuan nga atentati me automatik ndaj Agron Pukës, banorë i zonës. Ai u qëllua me breshëri pak metra larg shkollës, dhe paniku përfshiu të rinj e të rritur. Sapo u dëgjuan krismat, shumë familjarë shkuan të merrnin fëmijët e tyre. Për fat nuk pati asnjë të lënduar! Një nga dëshmitarë­t, tregoi se të shtënat e automatiku­t u dëgjuan si në trazirat e ’ 97. ‘ Kërciti automatiku si me qenë në ’ 97 këtu. Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar. Fëmijët të tmerruar, i morëm nga shkolla.’tha dëshmitari. Të parët dëshmitarë të ngjarjes, ishin fëmijët e shkollës 9- vjeçare ‘ Marash Gjoni’. Ky nxënës thotë se e autorët ishin me një ‘ Audi’ të bardhë, kanë zbritur nga makina, dhe qëlluan. ‘ Audi ka shkuar deri te karburanti, dhe më pas është kthyer me dyer të hapura dhe janë futur në makinë dhe kanë ikur. Ne ishim në klasë. Kanë gjuajtur një karikator.’- tha fëmija. Dyshohet se në atentat morën pjesë 4 persona të maskuar, 3 dolën jashtë nga makina, dhe njeri qëlloi. Puka sapo kishte lenë dy fëmijët në shkollë, dhe po largohej për në punë, në një fermë në Balldre. Ata i zunë pritë dhe hapën zjarr. Shënjestra mori një plumb në shpatull, dhe policia thotë se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka dyshime për identiteti­t e njeri prej autorëve, i cili po kërkohet. Kurse pista kryesore e hetimeve lidhet me një konflikt me sende të forta të pak ditëve më parë, mes Agron Pukës dhe disa personave të tjerë në qytetin e Lezhës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania