Panorama (Albania)

Reagon Oborri Mbretëror: Videot u dorëzuan vetëm në komisariat si provë!

-

Pamjet e një sherri të dhunshëm në shtëpinë e Princ Lekës, ku duket se ai sulmohet nga ish- gruaja e tij, janë shpërndarë ditën e djeshme në mënyrë të rrufeshme në media dhe në rrjetet sociale. Por nga sa u mësua më pas, vetë Leka ka shkuar në komisariat dhe ka bërë kallëzim dhe më pas ka shkuar edhe në spital ku ka marrë mjekim. Bashkë me rrëfimin- kallëzim, Leka mësohet se ka lënë në duart e Policisë edhe pamjet filmike, si provë e dhunës së ushtruar nga ish- gruaja dhe babai i saj mbi të në shtëpinë e tij. Mbrëmë Oborri Mbretëror reagoi pas videos të publikuara ku Princi Leka, ishbashkës­hortja dhe ish- vjehrri i tij shfaqen duke u konfliktua­r e madje deri në përdorim dhune. Në reagimin zyrtar thuhet se videot janë dorëzuar vetëm në komisariat­in e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij. Oborri Mbretëror shprehet se këto pamje pavarësish­t se janë konsiderua­r si një sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përcjellë imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje dhune, ndërsa kanë shprehur edhe zhgënjimin te institucio­net ligj zbatuese te të cilat dyshojnë se kanë shpërndarë pamjet.

REAGIMI I PLOTË:

Përshëndet­je, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit është sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish- bashkëshor­tja dhe ish- vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale. Videot janë dorëzuar vetëm në komisariat­in e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësish­t se janë konsiderua­r si një sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përcjell imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje dhune. Oborri Mbretëror shpreh thellësish­t zhgënjimin nga institucio­net ligjzbatue­se te të cilat dyshojmë se kanë cenuar të drejtën e anonimitet­it, duke shpërndarë videot te të tretë. Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucio­neve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania