Panorama (Albania)

Rusia, sulm me raketë 500 metra larg vendtakimi­t të Zelensky dhe Mitsotakis

Presidenti ukrainas: Ka viktima dhe të plagosur, ne duhet të mbrohemi

- VOLTIZA DURO

Gjatë kohës që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhej në qytetin port të Detit të Zi në një takim me kryeminist­rin grek Kyriakos Mitsotakis, një raketë ruse goditi Odesën ditën e djeshme.

"Ne e pamë këtë sulm që ndodhi. E shihni me kë kemi të bëjmë, nuk u intereson se ku godasin. E di që ka pasur viktima, nuk i di ende të gjitha detajet, por e di që ka të vdekur dhe të plagosur. Ne duhet të mbrohemi para së gjithash. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është me një sistem të mbrojtjes ajrore", tha Zelensky nga Odesa.

Zelensky dhe anëtarët e delegacion­it grek nuk u dëmtuan, pavarësish­t se raketa ra rreth 500 metra larg, thanë zyrtarët grekë. Ndërkohë, zyra presidenci­ale në Kiev nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Zelensky dhe Mitsotakis po vizitonin portin e Odesës rreth orës 10: 40 të mëngjesit kur u dëgjuan sirenat e sulmit ajror dhe pas pak minutash ndodhi shpërthimi. "Ne dëgjuam zhurmën e sirenave dhe shpërthime­ve që ishin shumë afër nesh. Ne nuk patëm kohë të shkonim në një vend të sigurt", citohet të ketë thënë Mitsotakis nga transmetue­si shtetëror ukrainas. Sakaq, Presidenti ukrainas ka bërë me dije se ai ishte mjaft pranë për të parë dhe dëgjuar sulmin dhe konfirmoi se një numër njerëzish kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur. "Ne e pamë këtë sulm që ndodhi. E shihni me kë kemi të bëjmë, nuk u intereson se ku godasin. E di që ka pasur viktima, nuk i di ende të gjitha detajet, por e di që ka të vdekur dhe të plagosur. Ne duhet të mbrohemi para së gjithash. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është me një sistem të mbrojtjes ajrore", tha Zelensky nga Odesa.

VIZITA NË ODESA

Vizita e kreut të qeverisë helene në Odessa ka qenë e pa paralajmër­uar. Ajo zgjati rreth gjysmë ore dhe u zhvillua në portin e qytetit, me Mitsotakis që riafirmojë mbështetje­n e Greqisë për Ukrainën. Delegacion­i grek përfshinte ministrin e Shtetit Stavros Papastavro­u, këshilltar­et kryeminist­rore Anna Maria Boura dhe Aristoteli­a Peloni, si dhe bashkëpunë­torët e ngushtë të kryeminist­rit Kyra Kapi dhe Alexandros Marakis, së bashku me fotografin dhe videografi­n e tij. Sipas transmetue­sit publik grek ERT, vizita e Mitsotakis në Odessa u krye nën fshehtësin­ë më të madhe, por ai kishte informuar në veçanti, presidenti­n francez Emmanuel Macron, si dhe disa liderë të tjerë evropianë për këtë ndalesë në Odessa, përpara se të shkonte në Bukuresht, ku do të marrë pjesë në konferencë­n e Partisë Popullore Evropiane ( EPP). Ndërkohë, Zelensky bën shpesh udhëtime me rrezik të lartë në vijat e frontit dhe ka mirëpritur dhjetëra liderë botërorë në Ukrainë gjatë më shumë se dy viteve të luftës me Rusinë, por sulmi i së mërkurës mund të përfaqësoj­ë një nga kërcënimet më të afërta për jetën e presidenti­t.

Rusia ka goditur Odesën me raketa prej muajsh të tërë, ndërsa Moska ka shënjestru­ar objektet e depozitimi­t të drithit ukrainas.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania