Panorama (Albania)

Centrali më I madh bërthamor në rrezik nga lufta, Grossi në Rusi për dialog

-

Centrali më i madh bërthamor në Evropë është në rrezik nga luftimet. Pikërisht për çështjen e sigurisë bërthamore në Ukrainë, drejtori i Agjencisë Mbikëqyrës­e Bërthamore të Kombeve të Bashkuara arriti në Rusi. Shefi i Agjencisë Ndërkombët­are Bërthamore, Rafael Grossi, ka shkuar në Soçi të Detit të Zi, raportuan mediat ruse. Në fillim të javës, Grossi kishte njoftuar se do të vizitonte Rusinë. Kremlini ka konfirmuar se presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet me Grossin në Soçi. Grossi vizitoi Ukrainën në shkurt dhe kaloi vijën e frontit për të vizituar centralin bërthamor të Zaporizhjë­s, që është nën kontrollin rus. Ai për herë të fundit ishte takuar me Putinin në tetor të vitit 2022. Gjatë një prononcimi në Vjenë, ai tha se për të është e rëndësishm­e që të ketë dialog me të dyja palët, por shtoi se situata në centralin më të madh bërthamor, Zaporizhja, "vazhdon të jetë shumë e brishtë".

Grossi tha se në Rusi pret që të diskutohet për "çështjet teknike" që lidhen "me statusin e ardhshëm operaciona­l të uzinës". Agjencia e OKB- së për Energji Bërthamore vazhdimish­t ka ngritur alarmin për situatën në centralin e Zaporizhjë­s nga frika se mund të shkaktohet një katastrofë bërthamore. Centrali vazhdimish­t ka qenë nën zjarr që kur Rusia dërgoi trupat në Ukrainë më 24 shkurt 2022 dhe pak kohë pas kësaj mori nën kontroll uzinën bërthamore. Gjashtë reaktorët e uzinës ka muaj që janë larguar nga funksioni, por uzinës i duhet energji dhe staf i kualifikua­r për të operuar me sistemet e ftohjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania