Panorama (Albania)

Zef Serembe, poeti me shpirt të trazuar

Në vjershat atdhetare grishi për luftë të hapur kundër pushtuesit osman (" Vrull", "Dora D'istrias")

-

Poeti arbëresh Zef Serembe lindi më 6 mars 1844. Zef Serembe ( Giuseppe, 06.03.1843 - 1901) është poet lirik arbëresh. Ai lindi më 6 mars të vitit 1843 në Strigar të Kozencës.

Ndoqi studimet në kolegjin e "Shën Adrianit", ku pati mësues Jeronim de Radën, me të cilin më vonë u bë mik. Që herët u lidh me Lëvizjen Garibaldi dhe më vonë me lëvizjen çlirimtare në Shqipëri. Ngjarjet politike shoqërore në Itali, pas bashkimit të saj, e zhgënjyen rëndë dhe bashkë me fatkeqësit­ë vetjake ( vrasja e të ungjit, vdekja e së dashurës), i shkaktuan krizë të thellë shpirtëror­e. Në këtë gjendje, më 1875 mori udhën për Brazil, në kërkim të varrit të vajzës së dashur, por pa kaluar moti kthehet në vendlindje, ku vazhdon të mos gjejë prehje. I tronditur shpirtëris­ht, merr rrugën e mërgimit dhe e mbyll jetën, në San Paolo të Brazilit, më 1901. Shumë dorëshkrim­e të Serembes kanë humbur ( midis tyre një poemë e gjatë dhe ndoshta disa drama). Zef Serembe është poet i frymëzuar spontan. Ai lëvroi gjerësisht lirikën me një tematikë të larmishme, krijoi lirika atdhetare, filozofike, shoqërore e të dashurisë. Në vjershat atdhetare grishi për luftë të hapur kundër pushtuesit osman (" Vrull", "Dora D'istrias"). Lirika e tij filozofike- shoqërore dhe e dashurisë pasqyroi konfliktin midis individit dhe shoqërisë së kohës, duke sjellë një hero të ri, kryengritë­sin individual të vetmuar dhe të zhgënjyer nga jeta. Një vjershë e tij u publikua në gazetën "Arbri i Ri", të drejtuar prej publicisti­t të shquar arbëresh, Zef Skiroi. 39 prej vjershave të shkruara në shqip, u botuan pas vdekjes së tij në përmbledhj­en "Vjersha", në Milano, në vitin 1926. Gama e veprës së tij përfshin lirika melodioze për dashurinë, himne për vendlindje­n, vjersha për miqësinë, për natyrën, për religjonin. Në mesin e lirikave që i kushtohen atdheut, veçohen ato të thurura për Ali Pashë Tepelenën dhe Dora D'istrias. Arkivi Qendror i Shtetit në këtë përvjetor sjell bashkëlidh­ur, dekretin për dhënien e Urdhrit të Flamurit poetit Serembe dhe shënime për jetën dhe veprimtari­në e tij nga N. Resuli, të kopjuara nga Musine Kokolari.

Tituj të veprave: o Poesie italiane e canti originali tradotti dall'albanese ( Poezi italisht e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja), Kozencë 1883, në italisht dhe shqip. o Sonetti vari ( Sonete të ndryshme), Napoli, 1890. o Il reduce soldato, ballata lirica, New York, 1895, vetëm në italisht.

o Vjershë - 1926, botuar në Milano nga nipi i tij Cosmo Serembe.

Falë kërkimeve për tekstet e humbura të poezive të Zef Serembes, vitet e fundit janë bërë disa botime të veprës së tij që plotësojnë njohjen për krijimtari­në e poetit:

o Omaggio a Giuseppe Serembe, Kozencë, 1988;

 ?? ??
 ?? ?? o Alla ricerca del Serembe autentico, Kozencë, 1991; o Poezi, Tiranë, 1999; o Më të bukurës në Strigar, Tiranë, 2000.
o Alla ricerca del Serembe autentico, Kozencë, 1991; o Poezi, Tiranë, 1999; o Më të bukurës në Strigar, Tiranë, 2000.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania