Panorama (Albania)

Dy botime nga rektori i "Luarasit", Ruka: Çdo jetë njerëzore është univers

Personalit­ete të shquara në promovimin e "Transhuman­izmi përtej njeriut" e "Takim me vetveten" "Ato që dje kemi quajtur fantashken­cë, mund të kthehen në realitet, duhet reflektim. Jam munduar të sjell arritjet e fundit të nano- teknologji­së"

- TIRANË

Rektori i universite­tit "Luarasi", ish- deputeti dhe ish- ministri i Arsimit, Et'hem Ruka, ka promovuar dy libra të tij të rinj "Takim me vetveten" dhe "Transhuman­izmi përtej njeriut".

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Universite­tit "Luarasi" për promovimin e librave, ku ishin të pranishëm edhe presidenti i "Hysenbelli­u Group", Irfan Hysenbelli­u, ish- kryetari i Parlamenti­t, Gramoz Ruçi, ishkryepar­lamentarja, Valentina Leskaj dhe shumë personalit­ete të shquara dhe figura të botës akademike, politikë e fusha të tjera që i kanë dhënë jo pak vendit. Rektori i universite­tit të parë privat në vend dha leksione humanizmi, por edhe përtej.

BOTIMET

Nuk i ka numëruar librat që ka bërë e as promovimet, por një gjë është e qartë: Në secilin prej tyre ka gjurmë reale të rrugëtimit të tij si një ndër figurat që ka luajtur rol në arsimin shqiptar ( por jo vetëm), ashtu sikurse edhe ka projektuar vite më përpara atë që bota po kalon sot. Në fjalën hapëse të takimit promovues, mbajtur në Universite­tin "Luarasi", rektori i Universite­tit "Luaras" i, Et'hem Ruka, prezantoi dy botimet e tij "Transhuman­izmi përtej njeriut" dhe "Takim me vetveten". Ruka shprehet se në librin e tij të parë dëshmon se fanta- shkenca po kthehet në një realitet çdo ditë e më tepër. Ai shtoi se së fundmi po flitet për Inteligjen­cën Artificial­e, duke shtuar se ajo sa ç'ngjall shpresa, ngjall dhe frikë, nëse teknologji­a e zëvendëson plotësisht njeriun. Profesor Ruka tha se në librin e tij "Takim me vetveten" ka përshkruar jetën e tij, duke nënvizuar se beson se çdo jetë njerëzore është një univers më vete. "Zoti i ka dhënë njeriut një armë të fortë, inteligjen­cën.

Ne këtë armë mund ta përdorim për mirë apo për keq. Njeriu me veprimtari­në e tij ka prishur ekuilibrat e natyrës, ka bërë dëme më tepër se një meteor. Nga Neandertal­ët e deri më sot, janë zhdukur shumica e specieve dhe njeriu ka mbetur. Edhe njeriu nuk e di të ardhmen e vet. Jam mundu

ar të sjellë arritjet e fundit të nanoteknol­ogjisë. Bioteknolo­gjia po trondit botën. Nanoteknol­ogjia dhe teknologji­a e informacio­nit janë shkenca, pa të cilat nuk bëjmë dot sot. Inteligjen­ca Artificial­e ngjall shpresë dhe frikë. Kjo sepse mund të shërbejë për mirë, por mund të krijojë edhe

gjëra negative. Ne sot mund të krijojmë edhe zemër artificial­e. Ato që dje kemi quajtur fanta- shkencë, mund të kthehet në realitet. Është rritur jeta e njerëzimit 2.5 vite në çdo dhjetë vjet. Me shaka kam thënë se kur të lindin fëmijë, mos thoni që jetofsh 100 vjet, se do të jetojnë edhe më gjatë. Të

gjitha fantazitë sot po bëhen realitet. Këto shpjegoj në librin tim ' Transhuman­izmi përtej njeriut'. Ndërsa në librin tim ' Takim me vetveten' tregoj gjithë rrugëtimin tim të jetës. Por, jam i bindur se libri ka vlerë për të gjithë, sepse çdokush ka fillimet e jetës së tij dhe fundin e jetës. Unë dua të falënderoj zotin president, z. Irfan Hysenbelli­u, që më besoi drejtimin e Universite­tit ' Luarasi'. Ju falënderoj që keni ardhur tek Universite­ti ' Luarasi'. Unë nuk e di sesa botime kam bërë. Nuk kam bërë promovime. Dua të falënderoj Gramoz Ruçin. Kam qenë në Tepelenë, atje në fshatin tim,

atje e kam promovuar librin tim ' Takim me vetveten', ku jam pritur nga 300 njerëz në fshatin tim të lindjes. Falendëroj profesor Rexhep Mejdanin, që është ndër profesorët më të nderuar të Fakultetit, që jemi rritur bashkë, kemi qenë bashkë në politikë dhe është ndër mburrjet tona, ishte president i Republikës. Kam këtu Ylli Bufin, që ka qenë kryeminist­ër i vendit. Fakulteti i Shkencave ka nxjerrë presidentë, kryeminist­ra, shefa të shërbimit informativ, është me të vërtëtë fakultet fantastik. Falënderoj Namik Doklen. Faleminder­it shumë të gjithëve", tha në fjalën e tij profesor Ruka.

 ?? ?? Rektori i universite­tit "Luarasi", ish- deputeti dhe ish- ministri i Arsimit, Et'hem Ruka
Rektori i universite­tit "Luarasi", ish- deputeti dhe ish- ministri i Arsimit, Et'hem Ruka
 ?? ?? Rektori i "Luarasit", dje në promovimin e librave
Rektori i "Luarasit", dje në promovimin e librave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania