Panorama (Albania)

Fatos Tarifa: "Ruka i drejtohet lexuesit si një humanist i vërtetë"

-

Profesor Fatos Tarifa u shpreh se vlera më e madhe e librit "Transhuman­izmi përtej njeriut" të rektorit të Universite­tit "Luarasi", Et'hem Ruka, është përçimi te lexuesi i njohurive shkencore më të reja. "Libri është i veçantë në shumë aspekte, ju e titulloni ' Transhuman­izmi', por tipari i tij kryesor është humanizmi. Në këtë libër i dilni lexuesit si një humanist i vërtetë që sheh qenien njerëzore si një qenie njerëzore në transformi­m dhe emancipim të përhershëm", thekson Tarifa, i cili ka shkruar parathënie­n e librit "Transhuman­izmi". "Ju meritoni një vend të madh nderi në atë piedestal të dijes dhe shkencës shqiptare. Keni pasur rol në pushtetin ekzekutiv, por edhe në pushtetin e dijes, e madje dija është pushteti më i madh. Ju keni pushtet të madh mbi lexuesin. Ju meritoni një vend të madh nderi në piedestali­n e dijes në vendin tonë. Libri është i veçantë në shumë aspekte, ju e titulloni ' Trans- humanizmi', por tipari i tij kryesor është humanizmi. Në këtë libër i dilni lexuesit si një humanist i vërtetë që sheh qenien njerëzore si një qenie njerëzore në transformi­m dhe emancipim të përhershëm. Aftësitë e njeriut, potenciali njerëzor, jo vetëm për të zgjatur limitin biologjik të jetës së tij, por edhe për ta jetuar më mirë janë të pakufishme. Kjo arrihet nëpërmjet dijes, është një forcë e madhe. Injoranca është ajo që mban të keqen në fuqi, që shkakton vrasjen, luftën, gjithçka. Megjithatë, do të thosha që për lexuesin shqiptar, sidomos për të rinjtë, librin ia adresoni studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme, edhe pse nuk është tekst mësimor, auditori i këtij libri ata duhet të ishin", thotë Tarifa, duke e cilësuar librin, një popullariz­im i shkencës së sotme, shkencës moderne. "Nëse do të flasim për inteligjen­cës artificial­e, që është bërë kryefjala e bisedave tona sot, çfarë duhet të kuptojmë, sa na rrezikon si qenie njerëzore, sa mund të parashikoj­më zhvillimet e ardhshme, efektet e saj negative etj., ju i thoni të rinjve shqiptarë që inteligjen­ca artificial­e po i afrohet kohës kur do të luajë një impakt në shoqërinë njerëzore dhe shkencave të së ardhmes, që ju i referoheni këtu, inteligjen­ca artificial­e shpjegohet si një mjet që do të rrisë më shumë kapacitete­t njerëzore për perfeksion­im jo vetëm biologjik, por madje edhe për përmirësim­in e species sonë njerëzor, si edhe intelektit njerëzor. Libri për ata që do e lexojnë, nuk lëshohet nga dora, lexohet me shumë kërshëri, unë rrallë njoh njerëz që të jenë arsimuar në shkencat natyrore dhe të kenë këtë aftësi për të shkruar letërsi. Besoj se i tillë është edhe libri tjetër biografik, sepse kur shkruan për jetën e tij njeriu është shkrimtar. Vlera më e madhe e tij është transmetim­i, përçimi te lexuesi i të gjitha moshave i njohurive shkencore më të reja, çfarë ndodh në botën e sotme".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania